Ndryshimet klimatike po bëhen më të ndjeshme në Shqipëri vitet e fundit, sidomos gjatë stinës së dimrit. Disa rreziqe natyrore që lidhen kryesisht me përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, po sjellin gjithnjë e më shumë pasoja. Në Qarkun e Gjirokastrës krahas dëmtimeve në akset rrugore, dukuritë natyrore rrezikojnë hera-herës edhe zona të banuara.
Pamjet me dron tregojnë se shtrati i këtij përroi malor në zonën e Grehotit në Gjirokastër, po e rrit rrezikun, jo vetëm për segmentin rrugor që lidh qytetin me këtë zonë të banuar, por edhe për vetë shtëpitë e banorëve të ndërtuara vite më parë, pa një plan studimor, në një zonë informale.
Dukuri të tilla dëshmojnë se ndryshimet klimaterike janë bërë më të ndjeshme, sidomos gjatë stinës së dimrit, thotë inxhinieri hidroteknik, Vangjel Muço.
“Pasojat e rreziqeve natyrore në zonën e Luginës së Drinos varen nga dukuritë natyrore që dhjetëvjeçarin e fundit janë bërë më agresive. Reshjet e shiut janë më intensive këto vitet e fundit dhe bien në një periudhë më të shkurtër në krahasim me periudhat shumëvjeçare të viteve të tjera ku ky fenomen i reshjeve shpërndahej në kohë.
Zoti Muço sjell në vëmendje pasojat që po shfaqen nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave.
“Jo vetëm në këtë qark por edhe më gjerë kemi rrëshqitje malore, kemi rrëshqitje në territore ku kalojnë rrugët nacionale, urbane dhe rurale, kemi dhe erozion të dukshëm të tokave ku kalojnë shtretet e lumenjve. Edhe në territore të ndërtuara urbane janë shfaqur kohëve të fundit rrëshqitje të terreneve që cënojnë objekte banimi”.
Krahas dukurive natyrore që janë bërë më ekstreme një tjetër faktor që po rrit pasojat është mungesa e vëmendjes për programet e mirëmbajtjes, thotë inxhineri që ka një përvojë të gjatë me veprat hidrike.
“Mirëmbajtja dhe shtimi i veprave për të eleminuar fenomene të tilla ka qenë jashtë qendrës së vëmendjes nga organzimat përkatës, nga instancat që janë përgjegjëse për trajtimin e territorit në drejtim të konsolidimit të tij për të mos u prekur nga këto dukuri.”
Qeveritë vendore thotë më tej zoti Muço duhen mbështetur. Reforma territoriale vërtet u bë, thotë ai, por nuk ka siguruar mbështetje të mjaftueshme me mjete dhe financime për të përballuar situata të tilla.
Zoti Muço vlerëson faktin se qeveritë vendore luajnë një rol në ndërhyrjet e emergjencës, por sipas tij duhet të kenë fuqi dhe kapacitete për t`i përballuar këto dukuri në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Unë vë re që pushteti lokal sa herë shfaqen emergjenca natyrore i merr masat, organizohet me aq fuqi sa ka për të mos pasur një përkeqësim të situatës dhe një zgjatje të asfiksië qoftë të trafikut apo të cilësisë së jetës së qytetarëve.
Një nga pjesët e territorit që po i ndjen më shumë pasojat e rrëshqitjeve është infrastruktura rrugore. Shpesh dëmet nga rrëshqitjet nuk rikuperohen, siç është zona në aksin Levan -Tepelenë ku një segment i shkurtër i pushtuar nga gurët ka gati 5 vite në atë situatë.
Dimri i këtij viti ka sjellë pasoja nga rrëshqitjet për dy segmente rrugore atë Gjirokastër -Këlcyrë dhe aksin e ri rrugor Kardhiq -Delvinë, thotë Aristotel Noni, inxhinier në Autoritetin Rajonal të Rrugëve në Gjirokastër.
Po punojmë në dy fronte, në aksin rrugor Kardhiq- Delvinë dhe në një segment në Këlcyrë i prekur nga shkarjet. Në aksin e ri Kardhiq Delvinë si rezultat i paqëndrueshmërisë gjeologjike të skarpateve ku kalon rruga kemi pasur rënie dherash, depozitimesh të ngurta”, etj.
Zoti Noni thotë më tej se duhet mëshuar fort në investimet dhe programet e parandalimit dhe mbrojtjes nga dukuritë ekstreme natyrore, pasi pasojat e shtohen dhe më pas kërkohen financime shumë më të mëdha. Ai përmend në këto investime sistemin e pritave malore, pyllëzimin dhe masat mbrojtëse me mure mbajtëse, ndaj erozionit.
Sipas një Raporti të Bankës Botërore që i referohet Bazës së të Dhënave Ndërkombëtare të Fatkeqësive në Shqipëri gjatë viteve 1979-2019, përmbytjet përbënin pjesën më të madhe të fatkeqësive natyrore rreth 38%, të ndjekura nga tërmetet me rreth 15%.
Sipas raportit vjetor të Rrezikut Botëror 2021 bazuar në ekspozimin dhe cënueshmërinë për 181 vende në botë Shqipëria ka një indeks me rrezikshmëri të lartë dhe renditet e para në Evropë dhe e 61-ta në botë.
Përmbytjet sipas raportit shkaktojnë çdo vit një dëm që mesatarisht arrin deri në 50 milionë dollarë, si dhe ndikim në Prodhimin e Brendshëm Bruto prej 200 milionë dollarësh, duke prekur mesatarisht rreth 50,000 njerëz çdo vit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme