LAJMI I FUNDIT:

Ekspedita në sitin e Antigonesë, shqiptaro-italianët bëjnë zbulime arkeologjike

Ekspedita në sitin e Antigonesë, shqiptaro-italianët bëjnë zbulime arkeologjike

Në Parkun Arkeologjik të Antigonesë është duke u zhvilluar ekspedita arkeologjike shqiptaro-italiane.

Nëntoka e këtij siti arkeologjik mbart një pasuri dëshmish dhe relikesh, ç’ka bën që Antigonea antike të jetë gjithmonë e më tërheqëse për kërkimet arkeologjike.

Së bashku arkeologët shqiptarë dhe italianë kanë nxjerrë në dritë zbulime të reja si rrënojat e disa godinave si dhe shtresa banimi të Antigonesë së lashtë.


“Rezultatet janë të kënaqshne, jemi fokusuar kryesisht në topografinë e qytetit, urbanistikën dhe kemi kryer gërmime të cilat kanë nxjerrë në dritë dy banesa të reja, të cilat nuk ishin të njohura me përpara ku janë identifikuar 3-4 faza banimi”, ka thënë arkeologia Sabina Veseli.

“Është një mision arkeologjik i veçantë  sepse kemi nisur të realizojmë synimet që kemi vendosur në nisje të punës sonë. Nuk është vetëm zbulimi i rrënojave të disa banesave por më e rëndësishmja është se po zbulojmë dëshmi të Antigonesë antike, të asaj se çfarë ka qenë këtu përpara se Pirroja të ndërtonte një qytet të bukur dhe të sistemuar siç e kemi tani, pra kemi gjetur shtresa banimi që tashmë duhet të identifikohen dhe studiohen”, ka thënë arkeologu Roberto Perna.

Gjithashtu kjo ekspedite shërben edhe si një trajnim për studentët shqiptarë dhe italianë duke qenë një bazë për përgatitjen e brezave të ardhshëm, të cilët do të merren me arkeologji.

“Kjo është ekspedita ime e dytë rresht në Antigone sepse kam qenë dhe vjet dhe duke qenë se më pëlqen puna në terren në këtë sit vendosa që të vij përsëri këtë vit”, ka thënë një studente shqiptare.

-Është emocionuese të gërmosh dhe të kërkosh në një qytet antik?

“Po është shumë emocionuese sidomos kur gjen edhe gjëra të reja, të hapin një impresion shumë të mire”, ka thënë ajo më tej.

“Është hera e parë që marr pjesë në gërmimet arkeologjike këtu në Antigone, është diçka shumë e bukur jemi duke zbuluar shumë objekte, dhe është emocionuese të shikosh kur hap pas hapi dalin në dritë gjetje të reja, por me histori të lashtë”, ka thënë një studente italiane.

Tashmë siti arkeologjik i Antigonesë është kthyer në një destinacion të preferuar për turistëtë ndërsa synohet që gjetjet e kësaj ekspedite arkeologjike ti shtohen guidës turistike në qytetin antik.

“Puna jonë në terren ka ndikuar në shtimin e monumenteve  dhe shtimi i monumenteve  do të ngjalli interesin  qoftë të banorëve lokalë  por edhe turistëve të cilët  vijnë në Antigone,  përveç pasurisë së madhe arkeologjike Antigoneja për turistët  ofron edhe turizmin natyror  pasi pamjet që ofron qyteti  janë mahnitëse , ka një bukuri shumë të madhe qoftë nga ana natyrore  qoftë nga arkeologjia”, ka thënë arkeologia Sabina Veseli.

Antigonea ëshë themeluar në shekullin e IV para Krishtit. Është qyteti antik me sipërfaqe me të madhe në vendin tonë, rreth 45 ha. Gërmimet arkeologjike më të plota që kanë identifikuar emrin dhe historinë e qytetit janë kryer dhe drejtuar nga arkeologu i njohur Prof.dr. Dhimosten Budina./Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Maqedonci takon Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë: Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën

Maqedonci takon Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë: Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën

Lajme
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare

Lajme
Kalo në kategori