Liverpool
Liverpool Football Club është një klub anglez i bazuar në Liverpul dhe aktualisht merr pjesë në Ligën Premier. Klubi ka fituar një numër të madh të trofeve vendore, ndërsa në aspektin evropian më shumë se çdo klub tjetër anglez. Ky klub është krijuar në vitin 1892 dhe njihet për tifozët e zjarrtë.
Reds kanë fituar 19 tituj të kamponit të Anglisë (Divizioni i Parë/Liga Premier), 7 herë Kupën FA, 8 herë Kupën e Ligës dhe një numër të madh të kupave tjera më pak të rëndësishme në Angli.
Skuadra nga Merseyside gjithashtu ka fituar edhe 6 herë trofeun e Ligës së Kampionëve, 3 herë Kupën UEFA (tash Liga e Evropës) dhe 4 herë Superkupën e Evropës.
No posts found
Liverpooli u formua më 15 mars 1892, nga John Houlding, i cili vendosi të krijojë këtë klub pas mosmarrëveshjeve me klubin e Evertonit. Klubi luan në Anfield që nga themelimi, ndërsa ndeshja e parë ishte më 3 shtator 1892, ndaj Higher Walton, ku Reds e fituan me rezultat 8-0.
Liverpooli ka fituar tetëmbëdhjetë tituj të Ligës Premier, shtatë FA Kupa, tetë Kupa të Ligës, pesë Liga të Kampionëve, tri Kupa Uefa dhe tri Super Kupa Uefa.
Në sezonin e parë klubi fitoi Ligën Lancashire dhe kështu kaloi në Divizionin e Dytë (Championship) ku fituan titullin dhe mundësin për t’u ngritur në Divizionin e Parë (Ligën Premier). Por, sezoni i parë ishte një dështim total, pasi ata përfunduan në venin e 16-të dhe kështu ranë nga kategoria elitare e futbollit anglez, ku u rikthyen pas një viti.
Titulli i parë erdhi në sezonin 1900/01, ndërsa i dyti në 1905/06. Ata arritën në finalen e parë të FA Kupës më 1914, por humbën 1-0 nga Burnley.
Historia e ndritur e këtij klubi filloi me ardhjen e Bill Shankly në krye të klubit dhe pastaj kjo u vazhdua nga Bob Paisley.
Ndërsa në shekullin XXI, Liverpooli ishte i suksesshëm më shumë kur klubi drejtohej nga Rafa Benitez, më të cilin fituan finalen e çmendur të Stambollit ndaj Milanit.
TROFETË kryesore
Vendore:
Liga Premier (19): 1900–01, 1905–06, 1921–22, 1922–23, 1946–47, 1963–64, 1965–66, 1972–73, 1975–76, 1976–77, 1978–79, 1979–80, 1981–82, 1982–83, 1983–84, 1985–86, 1987–88, 1989–90, 2019-20.
FA Cup (7): 1964–65, 1973–74, 1985–86, 1988–89, 1991–92, 2000–01, 2005–06
Capital One Cup (8): 1980–81, 1981–82, 1982–83, 1983–84, 1994–95, 2000–01, 2002–03, 2011–12.
Superkupa e Anglisë (1): 1985–86.
Evropiane
Liga e Kampionëve (6): 1976–77, 1977–78, 1980–81, 1983–84, 2004–05, 2018-19.
Kupa UEFA (3): 1972–73, 1975–76, 2000–01.
Superkupa e UEFA-së: 1977, 2001, 2005, 2019.
Rivaliteti:
Liverpooli ka rivalitet pothuajse me skuadrat kryesore angleze. Por, rivaliteti i shtuar është me Manchester Unitedin dhe Evertonit. Me këta të fundit rivaliteti filloi që nga ditët e para të krijimit, për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta dhe ky kjo ndeshje u quajt ‘Merseyside Derby’. Gjithsesi ky derbi është shumë më miqësor për dallim nga ai kundër Djajve të Kuq, ku gjithçka filloi nga lufta për trofe si në arenën vendore dhe atë evropiane. Aq i madh është rivaliteti në mes klubeve sa edhe transferimet ndërmjet këtyre klubeve janë shumë të pakta, mos të thuhet fare.
Nofkat:
The Reds (Të Kuqët)
Stadiumi:
Që nga krijimi Liverpooli luan në Anfield, ky stadium e ka marrë emrin për shkak të zonës të quajtur po me të njëjtin emër. Fillimisht ky ishte stadiumi i Evertoni, por për shkak të mosmarrëveshjes në lidhje me qiranë, Evertoni e ndërtoi u transferua në Goodison Park ku luan sot e kësaj dite.
Anfield ka vetëm 44,742 vende, por është një nga stadiumet më të zhurmshme dhe me atmosferë elektrizuese, posaçërisht kur këndohet kënga ‘You’ll Never Walk Alone’.
Punimet në stadium janë duke vazhduar dhe kapaciteti i klubit pritet të zgjerohet deri në 59,000 vende.
Faqja zyrtare e Liverpoolit.
Trend Sport
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit
Real Madridi merr një lajm të madh – top ylli arrin në minutën e fundit për finalen ndaj Dortmundit
Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve
Promo
Reklamo këtuShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United