LAJMI I FUNDIT:

Liverpool refuzoi ta transferonte Eric Cantonan!

Liverpool refuzoi ta transferonte Eric Cantonan!

Ish-menaxheri i Liverpoolit, Graeme Souness ka zbuluar se kishte refuzuar mundësinë të nënshkruajë me Eric Cantonan.

Francezi iu bashkua Manchester Unitedit në nëntor të vitit 1992 dhe i ndihmoi ‘Djajtë e Kuq’ t’i japin fund një pritje 26-vjeçar pa titull të kampionit në Ligën Premier.


Eric Cantona gjatë viteve '90 të shekullit të kaluar
Eric Cantona gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar

United ka shtuar 11 tituj më shumë që prej sezonit 1992/93, ndërsa Liverpool – i cili fitoi titullin e tyre të fundit në vitin 1990 – kanë nj titull më pak se United që ka 20 sosh, transmeton Telegrafi.

“Ne kishim një ndeshje me Auxerren dhe Michel Platini erdhi të më takonte. Ai tha se ka në dorë një lojtar – një futbollist problematik, por shumë i talentuar dhe quhej Eric Cantona”.

“I thash se gjëja e fundit që kam nevojë është një tjetër lojtar problem. Ai këmbënguli se bëhet fjalë për një futbollist fenomenal, unë sërish e falënderova”, zbuloi trajneri.

Cantona ka veshur fanellën e skuadrës së Old Traffordit deri në vitin 1997, duke fituar edhe tre tituj të Ligës Premier, si dhe dy Kupa të FA-s. /Telegrafi/