LAJMI I FUNDIT:

Juventus

‘Luftë’ për sulmuesin Zaza

‘Luftë’ për sulmuesin Zaza

Serie A
Një belg për sulmin e Juventusit

Një belg për sulmin e Juventusit

Serie A
Grosso refuzon skuadrën e Serie A

Grosso refuzon skuadrën e Serie A

Serie A
Juventusi në gjah për pasuesin e Moratas

Juventusi në gjah për pasuesin e Moratas

Serie A
Real Madridi dëshiron mbajtjen e Moratas

Real Madridi dëshiron mbajtjen e Moratas

Serie A
Gjiganti italian kërkon Mustafin

Gjiganti italian kërkon Mustafin

La Liga
Juve kërkon 160 milionë për Pogban

Juve kërkon 160 milionë për Pogban

Serie A
Lichtsteiner kërkohet nga dy klube të mëdha angleze

Lichtsteiner kërkohet nga dy klube të mëdha angleze

Premier League
Juve rivalizohet nga dy klube të mëdha për Mustafin

Juve rivalizohet nga dy klube të mëdha për Mustafin

Përfaqësueset
Morata në bisedime me Chelsean

Morata në bisedime me Chelsean

Serie A
Moratas nuk i intereson Reali

Moratas nuk i intereson Reali

Serie A
Marchisio: Pjanic, një lojtar i madh

Marchisio: Pjanic, një lojtar i madh

Serie A
Juve refuzon ofertën marramendëse të Chelseat për Bonuccin

Juve refuzon ofertën marramendëse të Chelseat për Bonuccin

Serie A
Mourinho rikthen Pogban në radar

Mourinho rikthen Pogban në radar

Premier League
City pas Lichtsteinerit

City pas Lichtsteinerit

Premier League
Roma nuk do të humbë një tjetër mesfushor, përgatit kontratë të re për Nainggolan

Roma nuk do të humbë një tjetër mesfushor, përgatit kontratë të re për Nainggolan

Serie A
Pjanic: Lamtumirë Romë

Pjanic: Lamtumirë Romë

Serie A
De Rossi: Keq që e përforcoi një rival, por Pjanic është lojtar shembullor

De Rossi: Keq që e përforcoi një rival, por Pjanic është lojtar shembullor

Serie A
Zyrtare: Juventus prezanton Pjanicin

Zyrtare: Juventus prezanton Pjanicin

Serie A
Mourinho rikthen Pogban në radar

Mourinho rikthen Pogban në radar

Premier League
Behrami është penduar që nuk shkoi te Juve

Behrami është penduar që nuk shkoi te Juve

Serie A
“Pjanici do ta forcojë Juven”

“Pjanici do ta forcojë Juven”

Serie A
Momenti i arritjes së Pjanic për testet mjekësore te Juve (Foto/Video)

Momenti i arritjes së Pjanic për testet mjekësore te Juve (Foto/Video)

Serie A
Pjanic, nesër vizitat mjekësore te Juve

Pjanic, nesër vizitat mjekësore te Juve

Serie A

juve1

I themeluar në vitin 1897 nga një grup studentësh torinezë (mes të cilëve ishte edhe presidenti i parë, Eugenio Canfari), Juventusi është klubi i tretë më i vjetër në Itali që gjatë gjithë historisë ka luajtur në Ligën e parë italiane (të njohur si Serie A nga viti 1929), pos në sezonin 2006/2007, kur u dërgua në Serie B si pasojë e skandalit të montimit të ndeshjeve, Calciopoli.

Gjatë viteve, Juventusi është bërë simbol i italianëve falë traditës së suksesit, gjë që ka pasur ndikim të madh edhe në shoqërinë italiane. Njëherësh, është klubi me kontributin më të madh në ekipin e përfaqësueses së Italisë, ku lojtarët bianconerë kanë luajtur rol të madh në triumfet e tyre në Kampionatet Botërore të viteve 1934, 1938, 1982 dhe 2006. Baza e tifozëve të Juves është më e madhe se e cilido klub tjetër italian dhe një ndër më të mëdhatë në botë.

Historikisht, Juventusi është klubi më i suksesshëm në futbollin italian dhe njëri prej laureatëve dhe më të rëndësishmëve globalisht. Në total ka fituar 59 tituj zyrtarë në nivel vendor dhe ndërkombëtar – më shumë se cilido klub tjetër italian. Rekord prej 31 titujsh zyrtarë kampionalë, rekord prej 10 Kupash të Italisë, rekord prej shtatët Superkupash italiane. Njëherësh ka fituar 11 tituj në nivel ndërkombëtar: Dy Kupa Interkontinentale, dy tituj të Ligës së Kampionëve, një ‘European Cup Winners’ Cup’, tri Kupa UEFA, një Kupë Intertoto dhe dy Superkupa të UEFA-s.

Në vitin 1985, nën drejtimin e Giovanni Trapattonit, Juventusi u bë klubi i parë në histori të futbollit evropian që i kishte fituar të tria garat e mëdha të organizuar nga UEFA: ‘European Champions’ Cup’ (tash Liga e Kampionëve), ‘Cup Winners’ Cup’ (që tash nuk ekziston) dhe Kupën UEFA. Pas triumfit në Kupën Interkontinentale (tash Kupa e Botës për Klube) në të njëjtin vit, Juve u bë klubi i parë në histori dhe akoma mbetet i vetmi që i ka fituar të gjitha garat e mundshme kontinentale dhe titullin botëror. Në vitin 2009, Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave  (IFFHS) e shpalli Juventusin klubin më të mirë në Itali dhe të dytin në Evropë për shekullin XX.

juve

TROFETË kryesore

Vendore

Serie A (zyrtarisht 31): 1905, 1925–26, 1930–31, 1931–32, 1932–33, 1933–34, 1934–35, 1949–50, 1951–52, 1957–58, 1959–60, 1960–61, 1966–67, 1971–72, 1972–73, 1974–75, 1976–77, 1977–78, 1980–81, 1981–82, 1983–84, 1985–86, 1994–95, 1996–97, 1997–98, 2001–02, 2002–03, (2004–05 dhe  2005–06 këta tituj i janë hequr si pasojë Calciopolit), 2011–12, 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2015-16, 2016-17, 2017-18, 2018-19.

Serie B (1): 2006–07

Kupa e Italisë (10): 1937–38, 1941–42, 1958–59, 1959–60, 1964–65, 1978–79, 1982–83, 1989–90, 1994–95, 2014–15, 2015-16, 2016-17, 2017-18.

Superkupa e Italisë (7): 1995, 1997, 2002, 2003, 2012, 2013, 2015, 2018.

 

Evropiane

Liga e Kampionëve (2): 1984–85, 1995–96.

UEFA Cup Winners’ Cup (1): 1983–84.

Kupa UEFA (3): 1976–77, 1989–90, 1992–93.

UEFA Intertoto Cup (1): 1999.

Superkupa UEFA (2): 1984, 1996.

 

Botërore

Kupa Interkontinentale (Kupa e Botës për Klube) (2): 1985, 1996.

juveinter

Rivaliteti

Juventusi ka rivalitet të dukshëm me dy klube. Rivaliteti lokal me Torinon, ndërsa ndeshjet ndërmjet tyre njihen si ‘Derby della Mole’. Rivaliteti daton nga viti 1906, kur Torino u themelua nga lojtarët dhe stafi i larguar nga Juventusi. Rivaliteti i nivelit të lartë është me Interin, derisa ndeshjet ndërmjet tyre njihen si Derby d’Italia. Deri në skandalin Calciopoli, Bianconerët dhe Nerazzurrët ishin të vetmit që nuk kishin rënë nga liga. Janë dy klubet me më së shumti tifozë në Itali, ndërsa rivaliteti i tyre u intensifikua nga vitet e nëntëdhjeta, për të arritur kulmin në periudhën pas-Calciopoli kur Juve u kthye në Serie A. Milani, Roma, Fiorentina dhe Napoli, janë klubet tjera rivale të Zonjës së Vjetër.

 

Nofkat

la Vecchia Signora (Zonja e Vjetër)

la Fidanzata d’Italia (E dashura e Italisë)

Madama (Zonja)

I Bianconeri (bardhezinjtë)

Le Zebre (zebrat)

I gobbi (gungaçët)

 

Stadiumet

Pas dy viteve të para (1897 dhe 1898), kur Juve luajti në Parco del Valentino dhe Parco Cittadella, ndeshjet e bardhezinjve janë zhvilluar në Piazza d’Armi Stadium deri në vitin 1908. Nga viti  1909 deri në vitin 1922, Juventusi i zhvilloi ndeshjet në Corso Sebastopoli Camp, ndërsa pastaj deri në vitin 1933 ka luajtur në Corso Marsiglia Camp. Nga fundi i vitit 1933, juve ka luajtur në Stadio Mussolini (që pas luftës u emërtua Stadio Comunale Vittorio Pozzo). Nga viti 1990 deri në vitin 2006, Bianconerët luajtën në Stadio delle Alpi. Në gusht të vitit 2006, Juventusi u kthye në Stadio Comunale (tash të njohur si Stadiumi Olimpik i Torinos) për shkak të rindërtimit të stadiumit. Në vitin 2008, u bë e ditur se klubi do të investonte 120 milionë euro për ndërtimin e ‘Juventus Stadium’ aty ky ishte delle Alpi. Punimet filluan në pranverën e vitit 2009, ndërsa stadiumi u hap më 8 shtator 2011, në fillim të sezonit 2011/2012. Në stadiumin e ri fusha është vetëm 7.5 metra larg tribunave, ndërsa ka kapacitet prej 41.475 ulësesh.

stadio

 

Skandali “Calciopoli”

Në maj të vitit 2006, Juventusi u përmend si njëri prej pesë klubeve italiane të lidhura me skandalin e montimit të ndeshjeve dhe si rezultat i kësaj, u dërgua në Serie B për herë të parë në histori të klubit. Njëherësh iu morën titujt për sezonet 2004/2005 dhe 2005/2006. Shumë nga lojtarët kryesore u larguan duke përfshirë yjet, si Lilian Thuram, Zlatan Ibrahimovic e Fabio Cannavaro. Megjithatë, emra të tjerë të mëdhenj, si Gianluigi Buffon, Alessandro del Piero, David Trezeguet e Pavel Nedved, i qëndruan besnikë klubit dhe pas një sezoni e kthyen në elitën e futbollit italian.

Juventusi ka vazhduar luftën gjyqësore duke kundërshtuar përfshirjen në skandalin Calciopoli dhe në vitin 2011, hetimet treguan se rënia në Serie B nuk ishte e merituar. Kur dënimi i ish-drejtorit gjeneral, Luciano Moggi, u hodh poshtë nga gjykata në vitin 2015, klubi e paditi Federatën Italiane (FIGC) duke kërkuar 443 milionë euro dëmshpërblim. Presidenti i FIGC, Carlo Tavecchio, ka kërkuar nga Juventusi që të heqë dorë nga padia, si kusht që të bisedojnë për kthimin e dy Scudettove. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen për këtë njollë të zezë në historinë e Juves.

Faqja zyrtare e Juventusit.