Me studimin e egoizmit merret etika. Ka nga ata që thonë qe njeriu në çdo hap që bën, ai gjithnjë propulsohet dhe vepron bazuar në interesat e veta, pavarësisht se ai mund edhe të tentojë e t’i fsheh ato mbas motivesh më të pranueshme, si p.sh. dëshira për të ndihmuar të tjerët apo ndjenja e detyrës. Kundërshtari më i madh i këtij interpretimi të egoizmit është David Hume, i cili përdor nja gjashtë shembuj për të vërtetuar se nuk është e vërtet që egoizmi është forca lëvizëse në aktet e njerëzve, dhe se altruizmi është po ashtu i pranishëm në natyrën e njeriut, siç është edhe në botën e kafshëve.
Në fakt, qenia njerëzore e ka të lindur egoizmin pasi lind me instinktin e mbijetesës e të reagimit instiktiv ndaj çdo rreziku të mundshëm të perceptueshëm në moshë të vogël, si dhe reagon nga çdo mos plotësimi nevojë, sa më shumë që rritesh, niveli i egoizmit është në raport me gjendjen kulturore e emocionale në të cilën ndodhesh. Por, në personat që posedojnë një nivel inteligjence pak më të lart se mesatarja, egoizmi shërben si një motor shtytës për arritjen e objektivave që i kanë vënë vetes të arrin, e në këtë rast është egoizëm pozitiv.
Përgjithësisht, njeriu fillon tek unë jam, ekzistoj, arrin tek ne jemi, ekzistojmë e përfundon tek unë nuk jam, nuk ekzistoj.
Ka nga ata që thonë se njeriu duhet të jetë egoist. Madje sa ç’është racionale të jesh egoist e të ndjekësh realizimin e interesave të tua, po aq irracionale do të ishte mos ndjekja e tyre. Por, kundër një pozicioni të tillë mund të sillen plot argumente. Më klasiku është ai i "Prisoner’s Dilemma", me anë të të cilit mund të argumentohet se bashkëpunimi midis dy të akuzuarve është shumë më i favorshëm për të dy ata, se sa rasti i kundërt kur secili prej tyre ndjek interesin e ngushtë personal. Por, në jetën e përditshme zgjidhja e fundit predominon. Ata që zgjedhin rastin e parë ne zakonisht i quajmë "shenjtë".
Ka nga ata që në ekuacion, e zëvendësojnë logjikën me moralin dhe thonë se është e moralshme të realizosh interesat e tua. Dhe, këtu sillet shembulli i një planeti Tokë që banohet nga një qenie e vetme. Kjo qenie s’mund të jetë asnjëherë gabim, sepse ajo nuk do të ketë vështirësinë e zgjedhjes midis moralesh konkurruese. I vetmi siklet për të do të jetë përcaktimi i prioritetit të interesave. Por, idilizimin e kësaj bote e merr përsipër ta prishë Kanti me idenë e tij mbi detyrën, kur thotë se ka veprime të cilat duhen bërë pa marrë parasysh nëse ne fitojmë apo humbasim.
Ka të tjerë që thonë se egoizmi është i pranueshem në qoftë se ai përpiqet të realizojë objektiva (qëllime) moralisht të pranueshme. Sipas atyre që mbështesin këtë pikëvështrim mbi egoizmin (dhe A. Smith ishte një nga ata), egoizmi që do ta dëmtonte shoqërinë duhet ndaluar dhe në përgjithësi ai duhet t’i nënshtrohet një kategorie superiore të moralit, siç është interesi i përbashkët i një shoqërie, e mira publike.
Tashti për tashti paraja është mediumi me të cilin ne e materializojmë egoizmin tonë. Dikur ky medium kishte formën e një thesi me kripë apo atë të një grushti guacash të mëdha të marra nga ndonjë gji deti sekret. Nesër ai mund të jetë në formën e një cope plastike që do të jetë në gjendje të ndryshojë ngjyrë sipas vlerës që ka. Me guacat njerëzit rregulluan shpellat, me kripën ndërtuan muret e qyteteve, me paratë ngritën rrokaqiejt e sotëm, kurse me copat e plastikës është një enigmë e tërë ajo që do të mund të bëhet.
Por, çfarëdo që të jetë, rrugën për atje ka më shumë mundësi të na e tregojë egoizmi se sa altruizmi. Egoizmi i ka të gjitha gjasat të jetë burimi i nevojshëm i adrenalinës që duhet për të shkuar atje ku nuk është shkuar asnjëherë më parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze