LAJMI I FUNDIT:

Efekti i lojërave elektronike, që kërkojnë aktivitet fizik

Efekti i lojërave elektronike, që kërkojnë aktivitet fizik

Sipas një studimi të ri, këto lojëra rrisin metabolizmin e fëmijëve të moshës shkollore, në një nivel të ngjashëm me atë të aktivitetit të moderuar apo intensiv fizik.

Ritmet e obezitetit tek fëmijët përbëjnë një shqetësim real. Por një ekip studiuesish kanë zbuluar se disa lojëra elektronike mund të ofrojnë një mundësi të dobishme për aktivitet fizik.

Profesor Bailey dhe kolegët e tij kanë studiuar efektet e disa llojeve të ndryshme lojërash elektronike, ku veprimet fizike të fëmijës transformohen në veprime kompjuterike. Studimi përfshinte 39 fëmijë me moshë mesatare 11 vjeç. Fëmijëve iu kërkua të luajnë të ashtu-quajturat “lojëra me ushtrime” përfshirë boks, kërcim dhe futboll. Për hir të krahasimit, fëmijët bënë edhe 5 kilometra ecje në pistë vrapimi për të njëjtën kohëzgjatje. Rezultatet treguan se fëmijët harxhonin më shumë energji me 5 nga 6 lojërat e zgjedhura se sa gjatë ecjes.

Ekspertët pohojnë se koha e shpenzuar në internet, duke parë televizor apo me veprime të tjera pasive janë ndër faktorët që sjellin obezitetin tek fëmijët amerikanë. Ata shpresojnë se disa nga lojërat elektronike do t’i kundërvihen kësaj prirjeje dhe ndoshta do t’i nxisin fëmijët të merren edhe me aktivitete të tjera fizike e sportive.


Studiuesit nënvizojnë se jo të gjitha lojërat me aktivitet fizik japin të njëjtin rezultat. Për shembull, loja e boksit në Wii kërkon më shumë energji se loja e golfit, si dhe ushtron muskuj të ndryshëm. Po ashtu, studiuesit theksojnë se studimi nuk u hap dritën e gjelbër të gjitha lojërave elektronike. Ata shtojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të matur ndikimet fiziologjike të këtyre lojërave dhe për të parë nëse vërtet i nxisin fëmijët të bëjnë një jetë më aktive./VoA/telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Lifestyle
Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Çfarë të vizitosh
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Kalo në kategori