LAJMI I FUNDIT:

Efektet e portokallit

Efektet e portokallit

Përdoren frutat, lulet, gjethet si dhe lëvozhgat e frutit, të cilat kanë shije të hidhur dhe erë të fortë. Portokalliet ruhen nëpër frigoriferë në temperaturë 2-3◦C duke bërë ripërtëritjen e shpeshtë të ajrit. Në kushte shtëpiake, portokalliet mund të ruhen për disa muaj, duke i mbështjellë me letër alumini, me letër të parafinizuar ose me celofan.

Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike
Fruta i portokallieve është e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfori etj. Me portokallie bëhet reçel dhe marmelatë shumë e mirë. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, në formë aranxhate është freskues. Lëvozhga e thatë ose e ruajtur, përdoret në ëmbëltore dhe në kuzhinën shtëpiake. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Vaj eterik prodhohet edhe nga lulet, si edhe nga gjethet, të cilat përdoren në përgatitjen e aromave dhe të ëmbëlsirave.

Vaji esencial i portokallit mund të përdoret me pika nga goja duke e marrë tre ose katër herë në ditë nga një pikë për të larguar erërat e këqija nga goja, mund të largojë aromat e këqija të djersës duke u përdorur në vendet intime. Ky vaj, duke pasur vitaminën C, jep ndjenjën e nxehtësisë duke u ndier mirë dhe i qetë.


Portokalliet janë një ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese dhe treten lehtë në stomak. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike, e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to.

Në këto raste zbatohet kura me portokall: Konsumohen çdo ditë 5-10 kokrra portokallie, duke e vazhduar kurën për 20-30 ditë. Kjo kurë bën mirë në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e tretë pas lindjes.

Portokalliet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja.

Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Në 100 g lëng portokalli përmbahen 56 mg vitaminë C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm.

Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive. Lëngu i fituar nga zierja e lëvozhgave përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve. 10-15 g lëvozhga frutash vihen të ziejnë për 15-20 minuta në 250 g ujë. Nga lëngu i përftuar pihen 1-2 gota në ditë.

Kur ky lëng pihet i ngrohtë, bën mirë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kur ka acarime në grykë apo zënie zëri.

Gjethet dhe filizat e njomë të portokallit kanë veti qetësuese në rastet e nevrastenisë: Merren 50 g gjethe dhe copëtohen, pastaj vihen të ziejnë në katër pjesë ujë. Nga lëngu i fituar merret një lugë gjelle në darkë, gjysmë ore para fjetjes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori