Edi…
E majta në Shqipëri ka fituar jo si rezultat i një opozitarizmi pragmatik, duke treguar vlera të një demokracie të mirëfilltë, por pikërisht për shkak të dështimit të së djathtës.
Jam i sigurt se po të kishte qenë e majta opozitë pragmatike, nuk do të kishte dështuar kaq thellë e djathta. Por, realisht nuk do të kishte stagnuar Shqipëria në proceset politike, ekonomike dhe sociale.
Prandaj, e majta është votuar nga qytetarët në mungesë të një fryme reale demokratike në Shqipëri. Nuk është votuar sa i përket programit të saj. Ajo është votuar sepse qytetarët e Shqipërisë tashmë kanë qenë të lodhur nga Sali Berisha dhe qeverisja e tij, e cila tashmë pati uzurpuar dhe kufizuar lirinë e tyre politike dhe socio-ekonomike.
Edi Rama e ka kuptuar se fitorja e së majtës kundër të djathtës ka qenë shumë e lehtë, më e lehtë se që ka parashikuar edha ai vet. Prandaj, tendenca e disa “analistëve” për ta bërë faktor kryesor Ilir Metën, nuk qëndron. Tendenca e tillë ka për qëllim të prodhojë një opozitë brenda pozitës, gjë që për mendimin tim nuk është analitik, as i moralshëm dhe as profesional.
Rama ka kuptuar se më lehtë e ka mundur Saliun, sesa të qeveriste me shtetin. Qeverisja do të jetë shumë më e vështirë, do të ketë shumë punë, sidomos në pavarësimin e plotë të sistemit të drejtësisë, i cili do të jetë baza e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Edi Rama në fillim do të tregojë se a do të jetë politika harmoni e interesave në favor të interesave individuale dhe grupore, apo harmoni e interesave në favor të interesave të qytetarëve. Dhe, kjo do të dihet me zgjedhjen e njerëzve nga ai në përbërjen e qeverisë.
Me një qeverisje racionale funksionale dhe demokratike brenda shtetit, do të ndikojë që proceset politike të qarkullojnë pozitivisht në rrjedhat e mëtutjeshme të Shqipërisë në politikën e jashtme dhe në integrimet evropiane.
Edi duhet ta dijë se demokracia do të lulëzojë vetëm nëse menaxhon pasurinë e shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë në interes të tyre. Edi duhet ta dijë se demokraci funksionale do të thotë sistem i pavarur i drejtësisë, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale për qytetarët, që nënkupton liri politike dhe socio-ekonomike për qytetarët dhe integrim më i shpejtë në BE.
Ai duhet urgjentisht ta pavarësojë sistemin e drejtësisë nga ekzekutivi dhe legjislativi. Drejtësia do të ketë për detyrë të zbulojë dhe ndëshkojë përgjegjësit dhe vrasësit viktimave të protestave të vitit 2011 dhe rasteve të tjera kriminale – ku dyshohen se janë inkriminuar qarqe të politikës – më qëllim që të triumfojë demokracia.
Në rast se nuk zbulohen ata, atëherë secili që do të vije në pushtet për ta mbajtur atë, do të marrë jetë njerëzish, e kjo do të thotë se rotacionet politike do të dyshohen se bëjnë marrëveshje në prapaskenë për ta mbrojtur njëri-tjetrin në emër të “stabilitetit të vendit dhe demokracisë”.
Shpresoj që në qeverisjen e Edit do të triumfojë demokracia funksionale, edhe pse me shpresë dhe me optimizëm deri sot nuk është rregulluar asgjë. Çdo gjë rregullohet me punë konkrete.
Në të kundërtën, do të ndodhë kthimi në pikën zero, vrasje e dyfishtë e demokracisë dhe stagnim i mëtutjeshëm në integrimet evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri