Mbi 5 mijë studentë të Kolegjit “Iliria”, që nga dita e sotme, janë pjesë e operatorit publik Vala, pasi drejtuesit e saj, vendosën t’i bashkohen nismës së Vala-s, që ka për qëllim integrimin e të gjithë studentëve të universiteteve publike dhe private brenda një pakoje.
Marrëveshja e nënshkruar mes Drejtorit Menaxhues të Vala-s, Agron Mustafa dhe drejtorit të Kolegjit “Iliria” Mixhait Reçi, parasheh që 5 mijë studentë të bëhen anëtarë të pakos N’trip, duke iu mundësuar atyre të komunikojnë pa limit në mes vete dhe me 30 mijë anëtarë tjerë të pakos, ku përfshihen edhe mijëra studentë të universiteteve tjera.
Marrëveshjes mes Vala-s dhe Kolegjit “Iliria”, i parapriu marrëveshja e nënshkruar paraprakisht me kolegjin “Universum” dhe kolegjin “Dukagjini”.
Kolegji “Universum” anëtarësoi 3 mijë studentë e saj në Vala, ndërsa Kolegji “Dukagjini” mbi 700 studentë. “Anëtarësimi i 5 mijë studentëve të Kolegjit ‘Iliria’ në Vala është një lajm i mirë si për Vala-n ashtu për Kolegjin ‘Iliria” dhe studentët e saj. Jemi në rrugë të mbarë për integrimin e të gjithë studentëve nga universitet publike dhe private në Kosovë brenda një pakoje, ku ata do të flisnin pakufizime mes vete më një çmim shumë të përshtatshëm për xhepat e studentëve”, deklaroi Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.
Sipas tij, brenda një kohe të shkurtër do të nënshkruhen marrëveshjet edhe me kolegjet dhe universitet e tjera, të cilat tashmë kanë shprehur interesin e tyre.
“Vala bëri të mundur që studentët pavarësisht se ku janë, Pejë, Prishtinë, Gjakovë apo Mitrovicë, të flasin njëri me tjetrin pa limit për një çmim prej 2.99 euro, ndërsa në këtë cmim do të kenë edhe 2 gigabajt internet 3G dhe 4G, e gjithashtu kanë edhe 500 sms”, tha më tutje Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.
Drejtori i Kolegjit “Iliria” pohoi se është një shumë e rëndësishme marrëveshja e sotme me Vala-n, për arsye se u mundëson studentëve dhe stafit akademik të komunikojnë më mirë dhe më lirë me rrjetin dhe shërbimet e Vala-s.
“Vala po u ofron një mundësi të re dhe të jashtëzakonshme për komunikim studentëve tanë, të cilët tash e tutje do të kenë hapësirë dhe mundësi komunikimi më atraktive, i cili do t’i ofrojë edhe më shumë ata me njëri-tjetrin”, theksoi drejtori i Kolegjit “Iliria”, Mixhait Reçi.
Pakoja N’trip, është lansuar para tre mujash dhe brenda kësaj periudhe të shkurtër ka arritur numrin rekord prej 30 mijë anëtarësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë