LAJMI I FUNDIT:

Edhe pas katër vitesh, çka?

Kaluan katër vite që jemi shtet i pavarur, kaluan gati trembëdhjetë vite që regjimi serb nuk është i pranishëm në Kosovë, arritëm atë që kërkuam vite me radhë, lirinë e Kosovës. Sakrifikuam shumë, u derdh shumë gjak, mbetën shumë gra pa burra, mbetën shumë fëmijë jetimë, që sot të gëzojmë lirinë, të bëjmë një jetë më të mirë, të ndjejmë se kemi shtet, të kemi se ku të drejtohemi që të kërkojmë zgjidhjen e problemeve.

Megjithatë, edhe pas katër vitesh të pavarësisë së vendit, pas gati trembëdhjetë vitesh të largimit të regjimit që tronditi Ballkanin, këtë pjesë të vjetër të Evropës, ende nuk mund të bëjmë jetën që ëndërronim dikur si qytetar të këtij vendi. Ëndërruam një jetë ku të rinjtë nuk do të mendonin që të largoheshin nga vendlindja e tyre për të kërkuar një jetë më të mirë, ëndërruam një jetë ku të gjithë do të kishim mundësi të barabarta, ëndërruam një jetë ku problemet do t’i zgjidhim në mënyrë institucionale e jo me veprime vetanake. Këto ishin, vetëm ideal dhe ëndërr e atyre që dhanë jetën për këtë shtet.

Sot Kosova po gëzon lirinë, është shtet i pavarur i njohur nga shtetet më të fuqishme të botës, por qytetarët e saj vazhdojnë të jenë të pakënaqur, vazhdojnë të ‘ruajnë’ dyert e ambasadave të huaja për viza. Kosova sot radhitet ndër vendet ku më së shumti kërkojnë njerëzit të migrojnë. Nuk ka mbetur institucion ku rekrutimi i personelit do të bëhej në mënyrë transparente, ku mundësitë do të ishin të barabarta për të gjithë. Një privatizim me shumë probleme, ku punëtori ndjehet keq para bosit të tij, ku nuk respektohen as të drejtat elementare të tyre.


Si të definojmë këtë? Çdo ditë potencohet se jemi një vend demokratik, por demokracia para së gjitha nënkupton zbatimin e ligjit, ndërsa tek ne është vështir të thuhet se zbatohet ndonjë ligj. Demokracia nënkupton zgjedhje të lira, si një kusht parësor i demokracisë, por në zgjedhjet e fundit e dëshmuan të kundërtën.

Vallë, kur do të bëhet Kosova vend i dashur për të gjithë? Kur do të kemi një demokraci normale ku secili qytetar do të ketë mundësinë të realizojë të drejtat e veta qytetare në rrugë institucionale? Kur do të largohet korrupsioni e nepotizmi institucional tejet i theksuar?

Shpresojmë që këto të mos mbeten ideal dhe ëndërr e jona…

Në trend

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori