LAJMI I FUNDIT:

Edhe meshkujt vuajnë nga depresioni kur bëhen prindër

Edhe meshkujt vuajnë nga depresioni kur bëhen prindër

Nuk janë vetëm nënat të prira që të vuajnë nga depresioni pas lindjes. Një studimi i ri amerikan pohon se i njëjti problem i përfshin edhe 10% të baballarëve.

Shkencëtarët pranë Fakultetit të Mjekësisë në Eastern Virginia në Norfolk, kanë grumbulluar të dhënat nga 43 studime ku ishin dokumentuar 28.000 raste të depresionit të baballarëve, nga tre mujori i shtatzënisë së gruas deri në ditëlindjen e parë të fëmijës.

Në përgjithësi, sipas rezultateve, 10% e baballarëve vuajnë nga depresioni, disa muaj para dhe pas lindjes së fëmijës.

Derisa dihet se 30% e femrave mund të sëmuren nga depresioni pas lindjes, shumë pak ka njohuri mbi gjendjen emocionale të meshkujve pasi bëhen prindër. /Telegrafi/