LAJMI I FUNDIT:

Ecni shpejt për formë të mirë

Ecni shpejt për formë të mirë

Ekspertët rekomandojnë ecjen e shpejtë për ata që dëshirojnë ta kthejnë formën trupore gjatë verës, dhe kjo për arsye se ka shumë efekt dhe nuk shkakton lëndime, të cilat mund të paraqiten gjatë stërvitjeve të rënda.

Pranvera është koha kur shumëkush mendon për vënien e ushtrimeve trupore në rend të ditës, sepse po afrohet vera dhe duan të duken mirë. Mirëpo gjithçka duhet të fillohet me kujdes, sidomos nëse nuk keni kondicion sepse mund të lëndoheni.

Në vend të vrapimit, zgjidhni ecjen e shpejtuar. Ekspertët thonë se bëhet fjalë për një stërvitje shumë të dobishme, të cilën mund ta praktikojnë të gjithë, pavarësisht gjendjes së tyre fizike, ndërsa që dëshirojnë rezultate duhet të ecin shpejtë së paku 20 minuta në ditë. /Telegrafi/