Nëse je e bindur që të gjithë kanë ikur nga qyteti, bëni disa përpjekje, pa pritshmëri, që mos të zhgënjehesh.
Në vend që të mërzitesh, kupto që ke plot një ditë për vete, për të bërë gjithë gjërat që nuk i ke bërë sepse nuk ke pasur kohë, ose për t’u çlodhur pa të dashur të shohësh orën që mos të shkojë shumë vonë për detyrën tjetër të ditës.
Paraditja e një të diele të nxehtë mund të shfrytëzohet për të përgatitur një lëng të freskët e të shëndetshëm frutash. Çdo ditë duhet pirë, por nëse mëngjeset e tjera nuk ke kohë, të paktën pije këtë të diel.
Kur afron dreka dhe ti mendon si do e kalosh pikun e vapës brenda katër mureve, bëj një plan të shpejtë. Nuk të duhet të grimohesh me kujdes. Vishu sa më thjesht, merr një triko në çantë dhe nisu drejt kinemasë. Do i kalosh orët më të nxehta në freskinë dhe gjysmerrësirën e sallës së filmave dhe nëse temperaturat ulen shumë…kot nuk të thamë të marrësh triko me vete. Kur të dalësh, temperatura jashtë, mund të ketë rënë ndonjë gradë.
Nëse nuk të pëlqen të qëndrosh në pozicion të detyruar për aq gjatë, shko në një videotekë. Zgjidh dy tri filma për të cilët ke lexuar vlerësime shumë të mira, ose disa filma që nuk i ke parë në zhanrin e preferuar dhe ja ku e eliminove rrezikun e mërzisë.
Ka edhe një sugjerim tjetër. Të dalësh në mëngjes, të pish një kafe në barin e preferuar, ku ka më pak njerëz se zakonisht dhe ti mund të përfitosh për të dëgjuar pak veten dhe pastaj të blesh librin për të cilin flasin të gjithë si një nga më të mirët. Ose atë që ke dashur gjithmonë ta lexosh. Të paktën sot mund ta nisësh.
Dhe nëse je një tip që e përballon vetminë edhe në vendet me shumë njerëz dhe të nevojitet një pajisje, apo një aksesor, nisu drejt një qendre tregtare. Ke mundësinë të blesh pjatalarësen, tharësen e flokëve që të është prishur ose një përzierës elektrik dore që ia ndjen mungesën në kuzhinë.
Ditët e tjera të javës do të falënderojnë për këtë investim të së dielës. Dhe ta dish kur të kthehesh do kesh një ndjesi shumë të këndshme.
Nëse je e bindur që të gjithë kanë ikur nga qyteti, bëj edhe një përpjekje të fundit, pa pritshmëri, që mos të zhgënjehesh. Telefono parukieren apo estetisten, ose manikyristen, atë që ke nevojë. Ndoshta ia del të mbyllësh një punë që gjatë javës do të marrë shumë më tepër kohë për ta fiksuar në orare. Dhe të hënën, ndryshe nga ç’e kishe parashikuar do jesh me flokë të lyer.
Por nëse nuk e gjen parukieren ose estetisten, mund të gjesh hapur marketin tënd besnik dhe të blesh gjithë kremrat e produktet e tjerë kozmetikë që të janë mbaruar, ndoshta edhe një bojë flokësh e një smalt të bukur e ta kthesh pasditen në një trajtim bukurie.
Kushtoji pak kohë nga koha e lirë marrëdhënies me njerëzit. Merr telefonin dhe telefonoje shoqen që jeton në qytet tjetër, që është mama e re me bebe dhe ti nuk e ke dëgjuar prej muajsh, ose tezen e madhe që ka probleme me shëndetin dhe nëse nuk përgjigjen, thuaja fjalët që të rrinë në mendje me një mesazh.
Nëse ke një shishe me pijen tënde të preferuar alkoolike nuk ka ditë më të mirë për ta hapur ose dil e blije, shkruan revista class. Alkooliket dhe koktejet janë ekstravagante dhe një mbrëmje e vetmuar, në qytet, e një vajze fantastike si ty është atmosfera ideale për to. Vendos muzikën tënde të preferuar në sfond dhe shijoje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBeqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje
Këto tri shenja do e mbajnë mend muajin shkurt për shumë gjatë
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet