Edhe 20-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë po përshkohet me lojëra cinike në skenën e madhe politike, të të ashtuquajturës bashkësi ndërkombëtare. Rusia e ka bllokuar me veton e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë. Përpjekjet hipokrite të ambasadorit rus në OKB, që të shpjegojë refuzimin, përputhen shumë mirë me përçmimet e viktimave. E tillë ka qenë edhe kumtesa e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, i cili thotë se dita e refuzimit të rezolutës është një "ditë e madhe për Serbinë" dhe se Rusia është dëshmuar edhe një herë si mik i madh i Serbisë.
Një cinizëm të këtillë nuk mund ta tejkalosh. Rezoluta është dobësuar disa herë me kërkesën e Rusisë dhe me qëllim të marrjes parasysh të qëndrimeve të Serbisë. Megjithatë në fund u refuzua. Vetoja e Rusisë ishte vota e vetme kundër. Në këtë mënyrë ajo refuzon një krim i cili kaherë është dëshmuar juridikisht. Në vitin 2007, Tribunali i Hagës i ka quajtur veprimet dhe planet e udhëheqësisë politike dhe ushtarake serbe në Srebrenicë si një gjenocid.
Srebrenica megjithatë është vetëm maja e një lufte të përgjakshme dhe shkatërruese në Bosnjë-Hercegovinë, të cilën udhëheqësit e atëhershëm serbë e kanë drejtuar me një bindje të thellë. Po kaq të bindur në këtë luftë kanë qenë edhe udhëheqësit e atëhershëm në Beograd, të cilët e kanë mbështetur këtë luftë ushtarakisht, politikisht dhe me logjistikë. Ditët e kaluara kanë dëshmuar se këto ndërlidhje ende ekzistojnë. Vetëm qëllimi kryesor është shtyrë. Tani detyra e tyre kryesore është mohimi kolektiv i këtij krimi të përgjakshëm, të përgatitur dhe dokumentuar mirë. Në këtë mënyrë pengohet pajtimi mes boshnjakëve dhe serbëve.
Myslimanët e Bosnjës kanë pasur numrin më të madh të viktimave në Bosnjë-Hercegovinë. Ata ndjehen si fitues moral, jo vetëm për shkak të Srebrenicës. Me mohimin dhe relativizimin e gjenocidit, atyre u bëhet me apo pa vetëdije, edhe më e qartë kjo fitore. Shumë serbë në Bosnjë-Herdegovinë dhe në Serbi – edhe ata të cilët nuk e mohojnë këtë krim barbarë – kanë probleme të mëdha me përdorimin e fjalës "gjenocid", sepse kjo nënkupton fajin kolektiv. Ata mendojnë se Srebrenica është një topuz i fuqishëm moral, të cilin myslimanët e Bosnjes e instrumentalizojnë shpesh. Madje edhe qarqet më të moderuara në opinionin serb pohojnë se duhet vënë vizë njëherë e përgjithmonë thirrjeve për kërkim falje.
Ndërkohë që heshtet se në Bosnjën Lindore edhe më tej po zbulohen varreza masive. Ende ka nëna të cilat nuk e dinë se ku i kanë bijtë e tyre, sepse trupat e tyre nuk janë gjetur kurrë. Është një tallje e thjeshtë nëse nga këto nëna kërkohet që tua falin fajin vrasësve. Kujt duhet t’ia falin, nëse vrasësit nuk kanë kërkuar falje? Kur fëmijët serbë nëpër shkolla në Srebrenicë edhe më tej e festojnë dhe i këndojnë Ratko Mlladiqit. Kur në dasmat serbe në disa vende ende barten fotografitë e Ratko Mlladiqit dhe Radovan Karaxhiqit. Njerëzit e këtillë nuk duan falje dhe pajtim. Ndërsa të vërtetën nga Srebrenica nuk mund ta durojnë.
Edhe për këtë shkak ky vend i vogël i Ballkanit do të ketë për një kohë të gjatë kujtime të freskëta nga dështimi i tmerrshëm i bashkësisë ndërkombëtare. Ky masakër mbetet pika më e ulët e civilizimit në historinë e re evropiane. Edhe për një kohë të gjatë kjo do të na kujtojë se sa e brishtë është paqja në Evropë. Ndërsa refuzimi i Rusisë në KS të OKB dështon se disa nuk kanë mësuar asgjë nga e kaluara.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi