LAJMI I FUNDIT:

A e ringjalli Putini, Perëndimin?

A e ringjalli Putini, Perëndimin?

Sam Leith / The Spectator
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Them se u befasua Putini. Dua të them: unë u befasova. A nuk u befasove edhe ti? Jo domosdo për faktin se Ukraina po reziston, si tashti, me aq guxim; as se makineria luftarake – e supozuar e pandalshme e Rusisë – mbeti pa benzinë në një autostradë të ftohtë nga ku ishin hequr tabelat rrugore. Por, mbeta i befasuar nga forca e madhe, nga moria dhe njëzëshmëria e reagimit ndërkombëtar: jo, kjo nuk do të tolerohet.

Kjo është kryesorja: përkundër kostove të papërshkrueshme njerëzore të luftës në Ukrainë, po ndihemi të inkurajuar. Nëse ky pushtim, siç e kanë thënë shumica, e shënon fillimin e një rendi të ri në sigurinë evropiane dhe në politikën e fuqive të mëdha, a nuk është kjo shenjë se mund të jetë një tjetër rend më i fortë, më i mirë, e më pak i vetëkënaqur?


Putini, siç po shihet, e priste një pushtim të shkurtë dhe vendimtar. Priste se Ukraina do të shembet, se udhëheqësve të saj t’ju prehen kokat dhe se do të vendoset një regjim klientelist. Dhe, priste se – sikur që e gllabëroi Donbasin me Krimenë, sikurse e zhvilloi luftën e tij të përgjakshme në Çeçeni, sikur që kishte madje paturpësi për t’i helmuar armiqtë e vet në tokën e Mbretërisë së Bashkuar – fuqitë perëndimore do të tërhiqeshin, do të shprehnin mospajtim, do të ankoheshin dhe do të vajtonin, por, përfundimisht do t’i çonin duart lartë dhe do të ktheheshin, si zakonisht, në tregti.

Ai e ka parë Perëndimin ashtu siç e kanë parë shumë të tjerë: të butë, dekadent, komod me lukset e veta të konsumit dhe i copëtuar nga narcisizmi i dallimeve të vogla (teza e Freudit për shtetet fqinje me marrëdhënie të mira, por që grinden e tallen për shkak të mbindjeshmërisë ndaj detajeve të diferencimit – v.j.). Na ka parë duke u grindur për zbatimin e sistemit të rregulloreve dhe për kuotat e peshkimit, duke i zbythë forcat tona të armatosura dhe duke i zëvendësuar hakmarrjet ekuivalente të luftërave liliputiane kulturore me argumente substanciale politike. Ai mbase ka menduar, them unë, se parimet bazë të demokracisë liberale nuk janë më ato gjërat për të cilat dikush ka ndjenja.

Epo, deri në një pikë – dhe me eksperimentin e menduar keq, zbuloi se ku është ajo pikë. Një diktaturë kleptokratike, me kalitje të nacionalizmit pseudo-mistik sllav të gjakut dhe dheut (slogan nazist – v.j.) e nisi një sulm të paprovokuar ndaj një shteti sovran demokratik – dhe Perëndimi demokratik e gjeti boshtin e vet kurrizore. Po del se aty është vija e kuqe.

Është ky një rast të mirë për të thënë se nuk duhej të kishte shkuar deri këtu; se Perëndimi ka ngatërruar dhe ka shmangur përgjegjësinë për një kohë të gjatë, se ka qenë shumë i prirë me mendimin se paratë kanë fuqi të vendosin dhe se kështu po e bëjnë të duhurën. Është ky një rast për të thënë se vija e kuqe ka mundur të mos tërhiqet këtu. Por, a nuk jeni të kënaqur që, të paktën, vija e kuqe ekziston? Se, kur flasim për këtë, nuk jemi të përgatitur ta pranojmë rendin ndërkombëtar të bazuar në ligj me ngritjen cinike të supeve tona? Se ne ende mendojmë se janë disa gjëra më të rëndësishme sesa nafta e lirë?

Përkundër mos angazhimit të trupave të NATO-s në mbrojtje të Ukrainës – me arsyetimin se nuk del asgjë e mirë nëse NATO-ja i shpall zyrtarisht luftë një fuqie bërthamore – uniteti i reagimit perëndimor ka treguar se sovraniteti kombëtar, vetëvendosja dhe sundimi i ligjit nuk janë vetëm slogane.

U deshën një ose dy ditë që ky seriozitet të shprehej; një ose dy ditë, ndoshta, për të vërtetuar se kjo është diçka mëse e vërtetë. Kafshimi ynë i parë për sanksionet ishte hezitues, me ngurrimin për ndalimin e Swift-it dhe ngurrimin fillestar të Gjermanisë për të thyer moratoriumin e saj të pasluftës për ndihmën me armë; ndërsa, luftëtarët e hashtagut në Mbretërinë e Bashkuar harxhonin energji duke e përdorur tragjedinë e tmerrshme të Ukrainës për të fituar pikë nga njëri-tjetri në lidhje me Jeremy Corbynin (nxitësi i BREXIT-it – v.j.). Por, në fakt, fillimisht ngadalë e më pas më shpejt, ne u zgjuam. Rusia po e sheh se në çfarë rreziku e pa mbështetje është: izolimi nga sistemi financiar global, nga pjesa më e madhe e hapësirës ajrore të Evropës që është e mbyllur për aeroplanët rusë, heqja e investimeve masive nga kompanitë ruse, veprimet shumëpalëshe kundër organeve të saj të propagandës shtetërore, lëvizjet për të forcuar krahun lindor të NATO-s dhe për të afirmuar sigurinë e aleatëve në Evropën Lindore – dhe armët e shumta të dhuruara që shkojnë në Ukrainë nga ShBA-ja, nga Suedia, nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Gjermania.

Edhe ata nga të cilët Putini priste bashkëpunim, ia kanë kthyer shpinën. Kina abstenon në OKB. Kazakët refuzojnë të dërgojnë mbështetje. Turqia dhe Hungaria qëndrojnë pranë Ukrainës, ndërsa shteti i parë po e mbyllë Detin e Zi për anijet e tij luftarake. Regjimi i Putinit e ka vënë veten jashtë kufirit të qytetërimit. Edhe nëse ai e arrin aty një fitore ushtarake – e ai ka ende shumë arsye për t’u frikësuar se do t’ia dalë me këtë – është e pamundur të shohësh diçka tjetër pos një Fitore të Pirros.

Kjo nuk është thjeshtë çështje e politikës ndërkombëtare. Pikërisht në luftën e informacionit Rusia po humbë në mënyrë të tmerrshme, përmes gjesteve të panumërta të solidaritetit me Ukrainën nga gjithë bota e lirë dhe me ofertat konkrete të ndihmës – nga donacionet private për ndihma, dhe furnizimet ushtarake për njerëzit që kalojnë nëpër Evropë e deri te kufiri polak për të dhënë ndihmë për refugjatët.

Dhe, mbi të gjitha, atje janë ukrainasit e zakonshëm që po rrokin armët në mbrojtje të vendit të vet. Atje është përshëndetja energjike me dy gishta që po i drejtohet tiranit të vrazhdë në Kremlin, edhe pse ata janë duke humbur gjithçka: “shkoni q…” nga garnizoni në Ishullin e Gjarpërinjve; imazhet tallëse propagandistike; gruaja e moshuar që i kërkon një ushtari rus të fuste farat e lulediellit në xhepin e vet, në mënyrë që ato të rriten në tokën e Ukrainës kur ai të vritet; hakerët që futen në radiolidhjet e forcave ruse me këngët popullore ukrainase; shoferët që tallen me ekuipazhet e tankeve të prishur; fermerët që tërheqin autoblindat rusë me traktorët e tyre.

Është trimëri e atij lloji që ne mund ta shohim vetëm me respekt. Por, duket edhe rrezatimi i pastërtisë morale që vjen nga thënia: kjo është ajo për të cilën absolutisht ia vlen të luftosh. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori