E përbashkëta e partive
Partitë politike në Kosovë nuk udhëhiqen nga vullneti i qytetarëve, por nga interesat vetjake dhe nga direktivat ndërkombëtare. Të gjitha partitë politike, pavarësisht a janë në pozitë apo opozitë, bëhen bashkë në proceset politike regresive. Ky bashkim i partive që nuk është për interesa nacionale, por për përfitime grupore, ka bërë që shteti jonë të ketë sovranitet të përgjysmuar, integritet territorial të cenuar dhe ekonomi të rrënuar.
Spektri politik në Kosovë është i ndarë në parti opozitare dhe qeveritare. Kur flasim vetëm për partitë politike, kjo ndarje është vetëm formalitet, ngase partitë që janë në opozitë veçse e ndihmojnë pozitën në proceset e ndryshme qeverisëse. Madje ka raste kur qëndrueshmëria e koalicioneve qeverisëse kanë qenë në pikëpyetje, partitë opozitare i kanë nxjerrë nga kriza.
Sigurisht që ky veprim i partive opozitare është tërësisht jashtë kornizës dhe logjikës opozitare. Kritikat që i bëjnë partitë opozitare nuk janë as serioze e as parimore. Retorika demagogjike e partive të opozitës kundër Qeverisë vjen në shprehje vetëm kur këto parti nuk mund të përfitojnë në ndonjë situatë të caktuar.
Të gjitha partitë politike kanë marrë pjesë në negociatat politike me Serbinë që janë mbajtur në Vjenë dhe kanë pranuar pakon e dëmshme të Ahtisaarit, që ka dal nga këto negociata. Edhe negociatat politike Prishtinë-Beograd që po zhvillohen në Bruksel janë përkrahur nga të gjitha partitë. Deri më tani në këto negociata janë zhvilluar nënë raunde, në të cilat janë arritur shtatë marrëveshje. Secila marrëveshje e zbehë dhe e konteston pavarësinë e shtetit tonë. Asnjëra nga marrëveshjet nuk ka të bëjmë me të pagjeturit, fondin pensional dhe artefaktet arkeologjike dhe etnologjike. Këto dhe çështje tjera do të duhej të ishin tema dhe kushte për Serbinë në çdo takim.
Zgjedhjet elektorale e kanë shpërfaq natyrën keqbërëse të partive politike, para se ato të vinin në pushtet. Në çdo palë zgjedhje partitë politike pjesën dërrmuese të votave i kanë marrë duke vjedhur dhe blerë ato. Për këto qëllime partitë nuk kanë kursyer asnjë mjet dhe metodë të dhunës. Qytetarët dhe punëtorët e ndershëm zgjedhor janë fyer, kërcënuar dhe rrahur vetëm e vetëm pse kanë penguar dhe denoncuar vjedhjen e votave, që me të drejtë quhen vjedhje industriale. Institucionet që merren me organizimin, mbikëqyrjen dhe sigurimin e një procesi të qetë dhe demokratik zgjedhor, duke qenë të ndikuara nga partitë politike nuk e kanë bërë punën e tyre kushtetuese.
Keqqeverisja e partive politike e ka katandisur Kosovën deri në atë shkallë sa që qytetarët pothuajse e kanë humbur shpresën për ditë më të mira. Vendi jonë, përkundër resurseve të shumta natyrore dhe njerëzore, ka nivelin e papunësisë dhe varfërisë më të lartin në Evropë. Fushat e rëndësishme shoqërore, duke mos pasur kujdesin e veçantë institucional, janë në një gjendje tepër të palakmueshme. Pjesa dërrmuese e fuqisë punëtore është jashtë tregut të punës, ndërsa pensionistët nuk mund t’i mbulojnë as shpenzimet e barërave mjekësore.
Partitë politike në vendin tonë me keqqeverisjen sistematike të tyre në nivelin qendror dhe lokal na kanë treguar që janë të zhveshura nga parimet demokratike. Këto parti i kanë politizuar dhe degjeneruar pothuajse të gjitha institucionet publike. Zyrtarët e partive politike janë bartësit kryesorë të korrupsionit dhe dukurive tjera negative. Më rritjen e këtyre dukurive, paralelisht po rritet edhe pasuria ilegale e zyrtarëve partiakë.
Ajo që nuk po rritet fare është efikasiteti i organeve të drejtësisë. Deri më tani edhe pse ka mjaft fakte për keqpërdorime të ndryshme nga zyrtarë të lartë politikë është bërë fare pak në arrestimin dhe vënien e tyre para drejtësisë. Nuk mund të ketë progres në këtë drejtim, përderisa Prokuroria dhe Gjyqësia ndikohen pikërisht nga ata që duhet të ishin objektiv i punës së këtyre institucioneve.
Qeveria dhe Komunat e Kosovës janë akoma kontraktuesit më të mëdhenj në afarizëm. Institucionet qendrore dhe lokale bëjnë shkelje të shumta ligjore në procedurat e ndryshme të prokurimit publik. Secili në shoqërinë tonë e dinë që tenderët e këtyre institucioneve i marrin njerëzit e fuqishëm që janë pjesë e partive politike apo ata që kanë lidhje të ngushta biznesore me to. Ata që i marrin tenderët nga institucionet për të përfituar në masë të madhe i përfundojnë projektet e ndryshme kapitale me cilësinë më të ulët të mundshme. Kjo është arsyeja që investimet kapitale që bëhet në shtetin tonë, të cilat janë kryesisht në infrastrukturë kanë defekte tepër serioze në cilësi.
Diskursi politik i partive politike po ia pamundëson Kosovës shtetndërtimin, zhvillimin ekonomik dhe integrimet euro-atlantike. Pa e flakur këtë diskurs të mbrapshtë politik, situata e përgjithshme në vend vetëm do të përkeqësohet. Qytetarët duhet që përmes pjesëmarrjes aktive në politikë t’ia pamundësojnë pushtetit keqqeverisjes qendrore dhe lokale.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin