Anne O. Krueger
Në fund të muajit të kaluar, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të vendoste tarifa për importet nga Meksika në dhjetë ditë, nëse nuk do të ndalej fluksi i emigrantëve nga Amerika Qendrore. Tarifat do të fillonin me pesë për qind dhe pastaj do të rriteshin me pesë për qind çdo muaj derisa të arrinin 25 për qind në tetor. Njoftimi ishte i papritur, sidomos duke pasur parasysh se Shtetet e Bashkuara dhe Meksika (plus Kanadaja) kishin arritur një marrëveshje mbi një marrëveshje të rishikuar të Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut vetëm disa muaj më parë, me këmbënguljen e Trump. Ratifikimi i marrëveshjes së re tregtare, Marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA), tani është në rrezik.
Përpjekjet e dështuara të administratës Trump për të ulur fluksin e emigrantëve që vijnë në kufirin SHBA-Meksikë kanë qenë prej kohësh një burim spektakli publik. Në këtë rast, pas disa ditësh pasigurie të thellë, Meksika dhe SHBA-ja njoftuan se kishin arritur një marrëveshje ku Meksika do të ndërmerrte hapa për të frenuar fluksin e emigrantëve dhe SHBA-ja nuk do të impononte tarifa. Masat që do të ndërmerrte Meksika kaluan kohë pa u specifikuar saktësisht ose ishin premtuar tashme muaj më parë.
Megjithatë, Trump, ngjashëm me kryeministrin britanik Neville Chamberlain, pas kthimit të tij nga Munihu në vitin 1938, tregoi një copë letre para gazetarëve, duke pretenduar se kishte prova të angazhim të Meksikës për t’iu pajtuar dëshirave të SHBA-së. Trump bëri të qartë se nëse emigracioni i paligjshëm nuk ulet në normën që ai dëshiron, ai do të vërë në zbatim kërcënimet e tij.
Megjithëse tarifat u shmangën, politika e lojës me zjarrin e Trumpit ka pasur një kosto të lartë. Më e rëndësishmja, kërcënimi (i cili dukej i besueshëm) përbën një shkelje të madhe të rregullave globale të tregtisë. Përgjigja e mundshme nga vendet e tjera është pothuajse e sigurt që do të dobësojë sistemin, do të ulë tregtinë dhe do të ngadalësojë rritjen e mëtejshme globale.
Sa i përket vetë tarifave të kërcënuara, ato do të kishin ndërprerë ndjeshëm zinxhirët e vlerave të industrisë automobilave të Amerikës së Veriut dhe të shumë sektorëve të tjerë. Ato do të kishin qenë gjithashtu vetëshkatërruese. Duke pasur parasysh se 80 për qind e eksporteve totale të Meksikës shkojnë në SHBA, efektet në Meksikë do të ishin ekonomikisht dëmtuese dhe politikisht destabilizuese, duke e lënë vendin akoma më pak të pajisur për të ndërmarrë ndonjë masë në lidhje me imigracionin e paligjshëm.
Ndryshe nga USMCA, e cila të paktën bazohej në trajtimin e çështjeve tregtare, vendimi i Trumpit për vendosjen e tarifave ishte një përpjekje e pafytyrë për të detyruar qeverinë meksikane të zgjidhë problemin e emigracionit të vetë Amerikës. Me fjalë të tjera, një armë tregtare po përdorej as për të trajtuar një çështje tregtare e as si pjesë të një regjimi të ligjshëm sanksionesh, si ai i vendosur ndaj Rusisë pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë në vitin 2014. Në raste të rralla kur janë sanksionet tregtare janë përdorur për arsye jo-tregtare, ato ishin masa e fundit për t’u ndërmarrë, si në rastin aparteidit të Afrikës së Jugut, ku rezultuan të suksesshme sepse mbështetje shumëpalëshe.
Në momentin që masat tregtare përdoren pa dallim për të avancuar objektivat jo-tregtare, dëmi ndaj të gjithë sistemit tregtar është bërë – dhe mund të jetë shumë i madh. Gatishmëria e administratës Trump për të vendosur tarifa për çdo qëllim fton të gjitha vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë dhe hedh një re paqartësie mbi tregtinë ndërkombëtare. Forcat proteksioniste në vendet e tjera nuk kanë asnjë arsye për të mos përdorur kërcënimet e Trumpit për të mbështetur kërkesat e tyre në mosmarrëveshje jo-tregtare.
Për më tepër, shkelja e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë nga Shtetet e Bashkuara i lë vendet e tjera me pak arsye për të negociuar marrëveshje tregtare preferenciale ose reduktime të mëtejshme të tarifave, duke pasur parasysh se përpjekjet e tyre më vonë mund të shpërdoroheshin në një rinegocim të detyruar. Në këtë pikë, të gjitha qeveritë duhet të supozojnë se tarifat amerikane mund të përdoren kundër tyre. Për shkak se SHBA-ja është mjaft e madhe për të shkatërruar shumë ekonomi të vogla, çdo qeveri përgjegjëse duhet të zvogëlojë ekspozimin e saj.
Në të njëjtën kohë, vendet e tjera të mëdha që janë në gjendje të vendosin masa tregtare ndëshkuese kundër atyre që nuk i kanë qejf tani do të ndihen të lirë për ta bërë këtë. Kërcënimi i tarifave të reja në mënyrë të pashmangshme do të bëjë që vendet e vogla të renditen përkrah një vendi të madh apo një tjetri, nga frika se mund të ngelin në mes të ndonjë mosmarrëveshjeje. Rreziku që e gjithë ekonomia botërore do të shpërbëhet në blloqe tregtare diskrete nuk mund të lihet mënjanë. Nëse do të ndodhte kjo, kostot ndaj të gjitha vendeve do të ishin shumë të mëdha.
Sikur të mos mjaftonte kjo, kërcënimet e gabuara të Trumpit kanë armiqësuar një numër të madh meksikanësh. Pas vitesh të tëra armiqësi, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara kishin filluar më në fund të afroheshin pak më shumë gjatë tre dekadave të fundit, duke sjellë shumë dobi për të dy vendet. Meksika ka një rëndësi të madhe strategjike për SHBA-në, si një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë dhe një nga dy vendet me të cilat ndan një kufi. Tani, sipas disa raporteve, 84 për qind e meksikanëve besojnë se ata duhet t’i bashkohen presidentit meksikan Andrés Manuel López Obrador kundër SHBA-së.
Duke parë përpara, ka shumë pak gjasa që fluksi i emigrantëve që shkojnë drejt SHBA-së të ulet mjaftueshëm sa të kënaqë të vetëshpallurin “njeriu i tarifave”. Shtetet e Bashkuara ka që në vitet 1950 që ndërmerr masa të pasuksesshme për të reduktuar emigracionin e paligjshëm. Dhe Bashkimi Europian është përpjekur shumë për të ndalur fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika.
Nëse Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja nuk arrijnë ta bëjnë dot këtë, ka ndonjë arsye për të besuar se mund ta bëjë Meksika? Edhe nëse Meksika arrin të bëjë ndonjë mrekulli, dëmi në ekonominë globale, në sistemin tregtar dhe në pozitën e SHBA-në në botë tashmë është bërë dhe është i konsiderueshëm. Trump ka hapur kutinë e Pandorës dhe do të duhet të jetojmë të gjithë me forcat që ai ka lëshuar në botë. /Project Syndicate/BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri