Katalogu i lirive dhe të drejtave të njeriut nuk do të mund të ishte kompletuar sikur të mos ishte pjesë e tij edhe e drejta e secilit qytetar për arsimim. Ashtu sikurse kushtetutat bashkëkohore të shteteve me demokraci të zhvilluara, edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës në Nenin 47 parasheh të drejtën e secilit që të shkollohet. Natyrisht se obligimi i ofrimit të shkollimit bie nën përgjegjësinë e shtetit, pasi kjo është detyra e tij.
Liritë dhe të drejtat themelore zakonisht janë shfaqur si mburojë e trajtimit diskriminues të shtetasve nga shteti. Por, në kuadër të shkencave kushtetuese ka evoluar kuptimi i këtyre të drejtave duke i klasifikuar në liritë themelore të qytetarit ndaj shtetit) dhe në të drejtat e barabarësisë së shtetasve në raport me njëri-tjetrin, duke bërë përpjekje që të ndalohet trajtimi i ndryshëm i tyre nga shteti apo shoqëria duke u bazuar në kritere antikueshtetuese.
E drejta për arsimim është e drejtë e garantuar jo vetëm me akte të brendshme kushtetuese, por edhe me konventa ndërkombëtare në bazë të të cilave shteti obligohet që secilit që jeton brenda territorit të shtetit të tij t’i mundësojë arsimim cilësor, pa e anashkaluar atë për shkak të prejardhjes, gjuhës, racës apo besimit. Është e kuptueshme se ky obligim bie mbi organet shtetërore, kur bëhet fjalë për nivelet e arsimimit obligativ (që tek ne janë shkollimi fillor dhe i mesëm).
Se të gjithë njerëzit nuk mund të trajtohen në mënyrë të barabartë është e qartë, por në shoqëritë bashkëkohore duhet dalluar konceptin e trajtimit të barabartë dhe trajtimin e të gjithëve njëjtë, pasi liritë dhe të drejtat themelore obligojnë shtetin që të sigurojë në të njëjtën kohë privilegjin që qytetari e meriton për shkak të aftësive dhe performancës së tij dhe asnjë kriteri tjetër.
Është obligim i shtetit që të garantojë cilësinë në arsim, e mbi të gjitha kjo cilësi nuk mund të sigurohet nëse tempujt e dijes na shndërrohen në tregje përfitimi në emër të kontributit për çlirimin e Atdheut. Secili prej nesh luftën dhe sakrificën për atdhe e ka obligim dhe për kryerjen e obligimeve nuk mund të kërkohet shpërblim, sepse kryerja e një obligimi është fshirje e një borxhi. Prindërit e secilit prej nesh në formën e tyre kanë sakrifikuar për lirinë që sot e gëzojmë, prandaj mbi këtë rregull të çrregullt mund të kërkojmë të gjithë privilegje.
Ne duhet të pajtohemi me faktin kur kapaciteti intelektual i cili është dhuratë nga Krijuesi nuk është i mjaftueshëm për t’u krahasuar më të tjerët. Duhet ta kuptojmë se Universiteti i Prishtinës nuk mund të vazhdojë të jetë në shërbim të mbulimit të politikave të dështuara qeveritare në trajtimin dhe përkrahjen e familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës së fundit. Pasi, secila shoqëri ka trajtuar në mënyrë të veçantë ata që më për së afërmi u prekën nga luftërat për Atdhe. Si shembull e sjelli rastin e Gjermanisë e cila ua mundësoi veteranëve të Luftës së Dytë Botërore të përfundonin shkollimin e mesëm nëse një gjë e tillë ishte pamundësuar për shkak të gjendjes së luftës, por asnjëherë nuk u privilegjuan në raport me studimet universitare sepse nuk mund të jemi të gjithë studiues.
Kosova ka nevojë për ndryshime rrënjësore në trajtimin e çështjeve me interes nacional dhe prioritet duhet të mbetet ngritja e cilësisë së tempujve të dijës të cilat për fat të keq deri sot kanë shërbyer si uzina të fshehjes së numrit real të papunësisë në Kosovë dhe si rrjedhojë kanë sjellë një gjendje çfarë e kemi sot në sistemin e drejtësisë, shëndetësisë, sigurisë apo edhe atë ekonomik. Duhet të krijojmë vetëdije se në Universitet shkojnë vetëm ata që dëshirojnë të studiojnë dhe se diploma universitare nuk është kriter formal për punësim, por ajo shërben si pasqyrë e bagazhit intelektual. Të paktën kështu kuptohet në shoqëritë normale.
Duke ndërtuar një shoqëri ku secili merr atë që meriton, nderojmë të rënët dhe të gjallët që sakrifikuan për liri, për shtetin e të drejtës; ringjallim kuptimin e vërtetë të lirisë, koncept që është rrënuar pa u ngritur ende nga korrupsioni dhe krimi i organizuar i cili na kaploi menjëherë pas çlirimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit