George Will
Fushatat zgjedhore presidenciale shkaktojnë eufori, të tashmen e pikturojnë më të zymtë seç është dhe të ardhmen më të madhërishme seç mund të jetë. Si antidot të kësaj, lexova diçka të rrallë, një libër të trashë studiuesi (762 faqe), që mbahet gjerësisht i lidhur me pakënaqësitë e tanishme të Amerikës.
Libri “The Rise and Fall of American Growth” (Ngritja dhe rënia e rritjes ekonomike të Amerikës) i Robert J. Gordon, mbron idenë se një “shekull i veçantë” i shpikjes së pashoqe, të papërsëritshme, që të ndryshojnë jetën, ka prodhuar pritshmëri jorealiste, kështu që e ardhmja do të na zhgënjejë: “Revolucioni ekonomik i periudhës 1870-1970 ishte unik… Asnjë periudhë tjetër në historinë e njerëzimit, para ose pas, nuk kombinoi kaq shumë elementë në të cilën standardi i jetës u rrit me kaq shpejtësi dhe në të cilën gjendja njerëzore u transformua krejtësisht.”
Në shumë drejtime, bota e 1870-ës ishte më shumë mesjetare se moderne. Tri nevoja – ushqimi, veshja, streha – absorbonin thuajse gjithë shpenzimin e konsumatorit. Asnjë shtëpi nuk kishte tela elektriku. Drita e lëkundshme buronte nga kandili dhe vaji i balenave, fuqia prodhohej nga motorët me avull, rrotat me ujë dhe kuajt. Kuajt e zonave urbane, të gjallë e të ngordhur, e ndërlikonin gjendjen sanitare urbane. Mbulojat e dritareve ishin të rralla, kështu që insektet lëviznin nga plehu i kafshëve dhe njerëzve te tavolinat e ngrënies. Një shtëpiake tipike në Karolinën e Veriut në vitin 1880 shkonte për ujë tetë deri në dhjetë herë në ditë, duke përshkuar 148 milje në vit dhe transportonte 36 tonë ujë. Pak fëmijë ishin në shkollë pas moshës 12-vjeçare.
Por, më 10 tetor 1879, Thomas Edison-i gjeti një fije pambuku për llambën me ndriçim inkandeshent. Më pak se 12 javë më vonë në Gjermani, Karl Benz demonstroi për të parë një motor me djegie të brendshme. Statuja e të rriturve u zmadhua, ndërsa ftohja mekanike e ushqimeve përmirësoi të ushqyerit. Deri më 1940, shtëpitë u bënë pjesë e disa rrjeteve – u elektrifikuan, u pajisën me ujë dhe u kanalizuan ujërat e zeza, valët e radios hynin në çdo shtëpi dhe komunikimet telefonike hynin e dilnin. Banesat e sotme, thotë Gordon, janë më të ngjashme me ato të viteve 1940 sesa ato të viteve 1940 me ato të viteve 1900. Njerëzit që laheshin tani kishin privatësi, jo si më parë kur laheshin në kuzhinë, e cila ishte e vetmja dhomë e ngrohtë gjithë vitin. Megjithatë, që nga vitet 1940, vetëm ajri i kondicionuar, televizioni dhe interneti e kanë ndryshuar jetën e përditshme dhe këto së bashku nuk e kanë arritur ndikimin e ndryshimeve para 1940-ës.
Ilaçet e shekullit të nëntëmbëdhjetë i qetësonin pacientët sa mundeshin, derisa natyra i shëronte ose i vriste. Më 1878, ethet e verdha vranë 10 për qind të popullsisë së Memfisit. Por, mjekësia e shekullit të 20-të kaloi me shpejtësi nga kontrolli i sëmundjeve infektive (shkaku i 37 për qind të vdekjeve në 1990; 2 për qind në 2009) te menaxhimi i shqetësimeve kronike të të moshuarve. Më 1900 kishte 8000 makina të regjistruara, më 1930 kishte 26.8 milionë. Modeli T i Fordit, i prezantuar më 1908 me çmim 950 dollarëve, më 1923 u shit me 269.
Gordon thotë se dy fatkeqësi – Depresioni dhe Lufta e Dytë Botërore – ushqyen shpërthimin ekonomik të pasluftës: Depresioni me anë të shpenzimeve (duke rritur pagat dhe pakësimin e orëve të punës) dhe lufta me anë të presionit të lartë “për të mësuar duke shtuar prodhimin” që, për shembull, prodhoi një bombardues në orë në fabrikën Willow Run në Miçigan.
Por, udhëtimi klasik i modernizimit nga kushtet rurale në jetën urbane të sanitizuar dhe hyrja e grave në fuqinë punëtore ishin përparime të mëdha, të papërsëritshme. Sot paga mesatare e një amerikani, e përshtatur sipas inflacionit, është më e ulët se në 1969, dhe të ardhurat për familje janë më të ulëta se në fillim të këtij shekulli. Nëse shkalla e rritjes ekonomike që nga 1970 do të kishte ruajtur nivelin e periudhës 1920-1970, në vend që të ishte një e treta e saj, prodhimi i brendshëm për frymë bruto më 2014 do të kishte qenë 97300 dollarë dhe jo sa ishte, 50600 dollarë.
Shërbimi social i Amerikës po jep shpirt nën presionin e një popullsie në plakje që del në pension me sigurim social dhe kujdes shëndetësor gjatë një ekonomie në rritje të ngadalë vazhdimisht. Gordon i shikon me dyshim “tekno-optimistët” që mendojnë se zhvillimet ekzotike – robotët, inteligjenca artificiale etj. – mund të barazohen me arritjet e elektricitetit dhe motorit me djegie të brendshme, që tani na duken gjëra të rëndomta. Megjithatë, nuk ka arsye të besojmë që përparimi mjekësor ka përfunduar. Dhe ka shumë arsye të besohet që zgjerimi i qeverisë rregullatore dhe rishpërndarëse, e cila mund të reformohet, ka kontribuar – padyshim që ka rastisur – me aneminë relative ekonomike.
“Mashtrimi fatal” (termi i Friedrich Hayek) është iluzioni optimist që planifikuesit mund të menaxhojnë rritjen ekonomike duke zëvendësuar ekspertizën e tyre me informacionin që gjenerojnë miliarda interkomunikime të përditshme të një shoqërie tregu të ndërlikuar. Libri tërheqës i Gordon-it shpreh një mashtrim fatal pesimist, bindjen që ne e dimë se ardhmja do të jetë më pak krijuese sesa “shekulli special”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës