Dymbëdhjetë dhjetori – një shans i mirë!
Kosova e ditëve të sotme nuk është ajo për të cilën ëndërruam. Përkundrazi, vendi ynë është shndërruar në një “hapësirë” ku bëhen eksperimente, ku tentohet provimi i praktikave të ndryshme, dhe objekt i këtyre provave fatkeqësisht është bërë qytetari dhe e ardhmja e tij
Zgjedhjet parlamentare po afrohen. Dita kur qytetarët e Kosovës do ta thonë fjalën e tyre është shumë afër. Pas gjithë këtij zhgënjimi që përjetoi qytetari i Kosovës në këtë periudhë të keqqeverisjes së vendit, kuptohet se nuk është edhe e lehtë që ta bindësh që më 12 dhjetor t’ia mësyjë kutive të votimit. Absolutisht jam dakord me pjesën e elektoratit e cila mbase ka një dozë hezitimi për të dalë në zgjedhje, megjithatë obligimin qytetar duhet kryer. Kjo edhe është, a-ja e një shoqërie demokratike. Këtë cytje për dalje në zgjedhje, mua si qytetar i rëndomtë i këtij vendi, sikur ma forcon pa mëdyshje pjesëmarrja e VETËVENDOSJES! në zgjedhjet parlamentare. Rëndom në fushata elektorale, partitë politike para votuesve të supozuar shpalosin programin e tyre partiak, i cili gjithsesi në letër tingëllon bajagi ambicioz. Mirëpo, koha e dëshmoi se partitë të cilat deri dje kanë udhëhequr vendin, sikur e kanë lënë anash programin ambicioz që proklamonin në fushata parazgjedhore, duke modifikuar atë qysh edhe si e ka kërkuar politika ditore. Megjithatë, e mira e 12 dhjetorit është se po ofron diçka ndryshe, me njerëz ndryshe, me vizion ndryshe.
Si njeri që kam përcjell gjatë dhe analizuar deri në infitit jetën politike në Kosovë, qysh nga 89-ta, më janë ngulitur thellë në memorie; skenat, situatat, kompromiset, kundërshtitë, pajtimet e mospajtimet në kohë e rrethana të ndryshme që kanë ngjarë në këtë hapësirë. Gjithsesi, kaluan mote e mote, dhe erdhi viti 1997. Ky vit në vetëdijen time ka regjistruar situata të dhimbshme po edhe krenarie në të njëjtën kohë. Ky vit është sinonim i një emri që thotë shumë. Albin Kurti. Njeriu që nuk e shiti shpirtin për as edhe një moment. Njeriu që nuk do ta shesë shpirtin në asnjë moment, në asnjë rrethanë. Nëse i bëjmë një rekapitullim veprimtarisë politike të Albin Kurtit qysh nga 97-ta e këtej, do e shohim njeriun e rrallë dhe statik në qëndrimet e tij. Këtë njeri nuk do ta kënaqin postet, këtë njeri do ta kënaqë vetëm realizimi i idealit të tij, për të cilin me veprimtarinë e tij e ka dëshmuar se është i gatshëm të flijojë çdo gjë. E pakënaqur me ecurinë e rrjedhave politike e ekonomike të vendit, lëvizja VETËVENDOSJE! e pa të udhës që të kërkojë votëbesimin e qytetarit, dhe atë vetëm për një qëllim, realizim e aspiratës shekullore të shqiptarëve; për “një” shtet funksional.
Kosova sot, e ka shansin historik të ndëshkimit të atyre që dërmuan popullin ekonomikisht, e aq më tepër kur rreth VETËVENDOSJES janë mbledhur njerëz, e kaluara e të cilëve nuk vihet në dyshim, njerëz që jetuan e vepruan dinjitetshëm. Kosova e ditëve të sotme nuk është ajo për të cilën ëndërruam. Përkundrazi, vendi ynë është shndërruar në një “hapësirë” ku bëhen eksperimente, ku tentohet provimi i praktikave të ndryshme, dhe objekt i këtyre provave fatkeqësisht është bërë qytetari dhe e ardhmja e tij. Një nga këto fushave të eksperimentit do të konsideronim; decentralizimin, i cili është bërë mbi parime etnike, kjo nuk çon në integrim, kjo çon në ndarje të qytetarëve mbi baza etnike. Pastaj, procesi i privatizimit është bërë në mënyrën më të vrazhdë të mundshme. Praktika e shitjes së ndërmarrjeve publike në Kosovë, mund të Konsiderohet rast sui generis. Pse?! Në vendet demokratike në zhvillim, blihen edhe ndërmarrjet private në falimentim e sipër, ndërsa në Kosovë tentohet të shiten edhe ato pak ndërmarrje që kanë mbetur, dhe që konsiderohen vitale për ekonominë e Kosovës.
Në këtë periudhë të keqqeverisjes së vendit ka munguar në tërësi subvencionimi i bujqësisë, e cila nga ekspert të kësaj lëmie konsiderohet një nga sektorët me rëndësi të veçantë për ekonominë e Kosovës. Tokat bujqësore janë shndërruar në sheshe ndërtimi, dhe kjo është bërë me qëllim të pasurimit të individëve të caktuar, të cilët kanë shpërdoruar në mënyrën më flagrante pasurinë e përbashkët. Kosova nuk është e grupeve të caktuara, prona publike nuk është e partive politike, ajo është e popullit dhe ky i fundit në vazhdimësi duhet të pyetet, nga pushteti për fatin e shtetit dhe për interesin e qytetarit. Ky është në esencë programi politik i VETËVENDOSJES, i cili besohet se edhe do të jetësohet pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit, atëherë edhe kur pritet krijimi i institucioneve të vërteta të vendit. Mungesën permanente të të cilave e kemi ndjerë në këtë dhjetëvjetësh që po e lëmë pas. Për nga natyra, nuk jam iluzionist, por vërtet argumentet e mija kanë bazë. Kapacitetet ekzistojnë, bashkë është e mundshme. Njëmendet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin