LAJMI I FUNDIT:

Dy te arrestuar per droge

Dy te arrestuar per droge

Dy persona u arrestuan nga policia te hënën në Vlorë pasi u kapën me një sasi lënde, të dyshuar si heroinë. Adriatik Lutaj, 20 vjeç dhe Rikelv Alimuçi, 23 vjeç u ndaluan në kuadër të operacionit të koduar “Rinia”.

‘’Policia bëri kontroll fizik ndaj tyre në lagjen “Isa Boletini” dhe gjeti tek shtetasi Adriatik Lutaj një pako me peshë gjysëm kilogram te dyshuar si lëndë narkotike e llojit Heroinë e cila dyshohet të jetë blere prej tij nga shtetasi Rikelv Alimuçi’’, thanë burime të policisë.

Policia kontrolloi edhe banesën e Rikelv Alimuçi dhe gjeti një sasi te vogel lënde narkotike te llojit Hashash dhe 2.1 gr pluhur të bardhë të dyshuar si kokainë.