LAJMI I FUNDIT:

Dy shqiptarë vriten në Belgjikë

Dy shqiptarë vriten në Belgjikë

Gjatë të shtënave midis dy grupeve rivale janë vrarë dy shqiptarë dhe katër persona janë lënduar, në klubin Tornado në qytetin Antwerpen të Belgjikës.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma rreth orës 19:00, ndërsa policia nuk bën të ditur identitetin e tyre, përpos që konfirmon se bëhet fjalë për dy shqiptarë të vrarë.

Për njërin nga viktimat është thënë se është i moshës 28 vjeçare, ndërsa një 43 vjeçare, kalimtare e rastit është lënduar. Po ashtu është lënduar edhe një femër 27 vjeçe nga Kosova, e cila ka marrë lëndime të rënda në fytyrë dhe kokë dhe nuk është në gjendje të flasë. Ajo përmes një letre ka informuar policinë se ka qenë pjesëmarrëse në incident.

Gazeta belge De Standaard shkruan se lokali Tornado është i njohur si vendstrehim për bandat kriminale shqiptare, turke dhe çeçene dhe se vrasja ka të bëjë për hesape të papastruara midis grupeve rivale. /Telegrafi/