Dy ngjarjet historike të 2010-ës
Në vitin 2010 u shënuan dy ngjarje historike jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për mbarë kombin shqiptarë. Liberalizimi i vizave me Shqipërinë dhe raporti i GJND-së (Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë) në favor të shpalljes të pavarësisë së Kosovës, ishin dy ngjarje historike për mbarë kombin. Por, përplasjet e fundit mes PD-së dhe PS-së, dhe gjuha e ashpër që po përdoret mes këtyre dy partive, për gjoja manipulim të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, kanë zbehur imazhin e Shqipërisë, e cila dukej se po shkonte në rrugë të mbarë drejt Bashkimit Evropian. Këto përplasje mes pozitës dhe opozitës i bëjnë dëm jo vetëm Shqipërisë, por edhe mbarë kombit shqiptarë.
Në Kosovë nëse është “ruajtur” stabiliteti politik, nuk mund ta fshehim prishjen e koalicionit qeverisës (martesës së imponuar) mes PDK-së dhe LDK-së, që për pak u kthye në një dramë kombëtare. Është normale të përmenden sukseset, por është hipokrizi të fshehën dështimet, të mohohen gabimet dhe të mos përmenden sfidat. Nëse i mbajtëm zgjedhjet e para pas pavarësisë në Republikën e Kosovës, s’ka se si të mos jemi vetëkritikë për vjedhjen e votave, të cilat e dëmtuan rëndë imazhin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe demokracinë edhe ashtu të brishtë tek ne.
Ndoshta mund të mburremi që jemi anëtarësuar në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar, por çfarë mund të themi për projektet tona për të tërhequr investimet. Këto të fundit sivjet shënuan rënie dhe ky fakt nuk mund të mohohet. Dhe, për mediet, më mirë mos të flasim fare.
Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë akoma të diskriminohen nga sllavomaqedonasit (bullgarët). Përdorimi i gjuhës shqipe dhe flamuri kombëtar vazhdon akoma të jetë i ndaluar për shqiptarët. Punësimi i shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore vazhdon të mbetet akoma në shifra të ulëta. Enciklopedia sllavomaqedonase (bullgarëve) kundër shqiptarëve vazhdon të qarkullojë akoma nëpër treg, e cila zemëroi shqiptarët në përgjithësi. Djegia e flamurit kombëtar nga ana e huliganëve sllavomaqedonas (bullgarëve), po ashtu shënoi një ngjarje jo të hijshme. Këtu s’mund të lë pa përmendur edhe përçarjet e mëdha mes partive politike shqiptare atje, që padyshim këto përçarje po shkojnë vetëm në favor të sllavomaqedonasve (bullgarëve) dhe në dëm të shqiptarëve.
Ky shtet artificial me dhunën dhe veprimet e saja nga regjimi diktatorial i Qeverisë së Gruevskit kundër shqiptarëve dhe jo shqiptarëve, dita-ditës po shihet se po shkon drejt ndarjes në vija etnike dhe ndarjes de-juro të këtij shteti bastard.
Shqiptarët në Kosovën Lindore janë lënë pothuajse në harresë, si nga Tirana ashtu edhe nga Prishtina zyrtare. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për shqiptarët në Mal të Zi dhe për Çamërinë. Mbetem me shpresë që në vitin 2011 gjërat për mbarë kombin shqiptarë do të ecin në binarë, dhe babadimri do të na bëjë një dhuratë të bukur gjatë këtij viti me Ri-Bashkimin e Shqipërisë. Uroj të gjithë shqiptarëve një vit të mbarë dhe të bashkuar. Gëzuar Viti i Ri.
(Autori është publicist dhe gazetar në NacionalAlbania)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe