Nesër pritet të mbahen sërish protesta. Të fundit, të javës së kaluar, ishin të dhunshme. Ato të Gjakovës ishin dinjitoze dhe substanciale.
Çka i dalloi protestat e Prishtinës nga ato të Gjakovës (kjo është e rëndësishme për të kuptuar si do shkojnë ato të së mërkurës) janë disa faktorë: mos reagimi i Qeverisë, në fakt heshtja e plotë e Qeverisë përgjatë disa javëve një shenjë e arrogancës, mosdijes apo mungesës së ndjeshmërisë ndaj shqetësimeve të qytetarëve. Pastaj, ndërhyrja e gabuar e Policisë – arrestimi i Shpend Ahmetit ndërsa marshonte paqësisht. përbën një akt të shëmtuar dhe të kotë. Së treti. keqpërdorimi i protestës nga huliganë të cilët dëmtuan pronën publike dhe private. Kjo nuk duhet të përsëritet; është e patolerueshme. Së katërti, gjuha e përdorur nga Kryeministri. Një përzierje e paranojës – kur akuzonte se protestat ishin qëllim për me e marrë pushtetin- dhe fajësimit në bllok të qytetarëve që kishin dalë në rrugë me mijëra.
Një faktor i fundit, jo i drejtpërdrejtë, por me ndikim në atmosferën e rëndë të përgjithshme, është largimi masiv i bashkatdhetarëve tanë drejt Gjermanisë, në sy të të gjithëve, për çdo mbrëmje, për indiferencën totale të të zgjedhurve të këtij vendi.
Që Kryeministri dhe Qeveria e tij të çlirohet nga paranoja dhe të kuptojë realisht këndvështrimin tonë qytetar, do të ndalem tek dy çështjet e shtruara: shkarkimi i Jabllanoviqit dhe fati i Trepçës.
Rasti Jabllanoviq: Aleksandër Jabllanoviq thotë se deklarata e tij “egërsira” është nxjerr jashtë kontekstit. Ta zëmë se është e vërtetë që ai këtë shprehje nuk e ka përdorur për nënat e Gjakovës, por për personat që kanë qëlluar me gurë. Mbase edhe ne, në moment afekti, do e përdornim të njëjtën shprehje për ata që kanë qëlluar me gurë.
Aleksandër Jabllanoviq është politikan i ri, në fillim të 30-tave, i cili në kohën e luftës në Kosovë ka qenë tinejxher. Ta zëmë se e besojmë kur thotë që nuk e ka ditur asaj kohe se në Kosovë u bënë masakra. Por, që ta përsëris sot, pas 16 vjetësh, është e papranueshme! Një politikan, në momentin kur zgjidhet, kur vjen ne pushtet, hyn në kontratë me qytetarët. Të injorosh historinë dhe vuajtjet, t’ua fyesh ndjenjat atyre qytetarëve, do të thotë ta rrënosh thelbin e kontratës. Nëse Jabllanoviq është naiv dhe nuk e kupton këtë, partia, apo shefi i tij – Kryeministri – duhet t’ia përkujtojnë se sjellja e tillë është e papërgjegjshme. Jabllanoviqi nuk ka respektuar kontratën. Jabllanoviqi duhet të largohet – me dorëheqje apo me shkarkim.
Rasti i Trepçës: Trepça është çështje emocionale për qindra-mijëra shqiptarë. Por, mbi të gjitha është çështje ekonomike. Ҫdo i dyti mitrovicali ka qenë i punësuar në Trepçë. Mitrovica pati zhvillim si qytet industrial saje Trepçës. Një minierë e pasur me plumb, zink, argjend, indinium, germanium, hekur, sulfur etj. Trepça jo vetëm kontribuonte për ecurinë e Mitrovicës. por edhe krejt Kosovës.
Me fabrika në Skënderaj, Pejë, Gjakovë , Prizren, Gjilan, prej Trepçës mori hov industria e rëndë në Kosovë. Ne sot kemi një ekonomi që bazohet kryesisht te shërbimet. Atëherë ishte një ekonomi që bazohej te prodhimi. Nëse dikush thotë që kanë ndryshuar kushtet, se ekonomia botërore është transformuar, se nuk ka vend për atë lloj strukture në këtë lloj ekonomie, unë ju përgjigjem me një të dhënë të thjeshtë: në 1989-ën çmimi i plumbit ishte 800 USD kurse i zinkut 1100 USD (bazuar në berzën e Londrës). Sot, këto çmime janë dyfishuar me përkatësisht 2000 USD plumbi dhe 2100 USD zinku.
Natyrisht që Trepça duhet revitalizuar. Kostoja e këtij revitalizimi shkon afër 130 milion euro për ndërtimin e shkritores, revitalizimine e elektrolizës së zinkut dhe revitalizimin e flotacioneve dhe të minierave. Me këtë do të sigurohej vlera e prodhimit material në afër 120 milionë euro në vjet dhe do të ishin punësuar afër 5600 punëtorë.
Theksoj: nuk është kjo kosto për taksapaguesit kosovarë. Pse? Në vitin 1989 eksportet e Trepçës kalonin 130 milion USD, që sot kanë vlerën e 240 milionë USD. Trepça pra mbulon vetveten!
Për revitalizimin e saj kërkohet vizion, kurajo, energji dhe administrim. Trepça, ndryshe nga sa paraqitet, nuk është çështje mes qeverive të Kosovës dhe asaj të Serbisë. Është çështje e të gjithë neve, çka po e tregojnë shumë qartë protestat!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë