LAJMI I FUNDIT:

Dushk për gogla

Bisedimet Kosovë – Serbi shpeshherë të përfolura në media nga zyrtarë të rangjeve të ndryshme janë ashpërsuar menjëherë pas takimit më gazetarë të deputetit të AAK-së, Ardian Gjini, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë akuzoi qeverinë për bisedime sekrete me Beogradin, të cilat më vonë nuk i argumentoi me dëshmi faktike për të cilat u kritikua nga rrjeti i gazetave të përditshme në Kosovë, më vonë edhe nga televizioni publik i Kosovës, RTK-ja, i cili me këtë rast humbi paanësinë politike, duke iu referuar gjykimeve të dy gazetarëve, madje njëri ndër ta është shërbyer edhe me deklarata të forumistëve anonim nga B92 për të rishkruar kolumne.

A nuk ka gazetarë hulumtues tjerë ky gjigant televiziv (për kushtet kosovare) por të shërbehet me mendimet e dyshit të cilët nuk janë afër politikës? Nëse keni vetëm një burim për të "zbuluar" të vërtetën ju mund t’i bëni shërbimin më të keq qytetarëve tatimpagues, jo vetëm atyre, por edhe të ardhmes kosovare. E tëra që ka thënë Gjini është e vërtet, por jo e vërtet publike. A nuk e ka përmendur Dukagjin Gorani në Koha Ditore statusin special të Mitrovicës Veriore, shfletoni gazetat të para disa ditësh dhe atë mund ta gjeni si "ide" në këtë gazetë prestigjioze.

Çështja e bisedimeve me Serbinë ka qenë vazhdimisht temë e nxehtë jo vetëm në Kosovë por edhe në forumet më të larta ndërkombëtare, përfshirë edhe në mesin e diplomatëve me renome në qeverinë amerikane, pastaj jo vetëm që është diskutuar por edhe është elaboruar për çka duhet të flitet-nuk duhet të flitet. Fjalët shpërfaqen atëherë kur fillojnë të dalin të palarat. Nuk mund të mos i besohet Ardian Gjinit për deklaratën e tij, jo aq besnike, sidomos kur të kihet parasysh fakti se në këtë subjekt politik janë Blerim Shala e Besnik Tahiri, bile-bile Blerim Shala ka një përvojë të jashtëzakonshme në këtë drejtim, si njëri ndër koordinatorët kryesor të bisedimeve me palën serbe në Vjenë.


A ka pasur, apo nuk ka pasur bisedime "sekrete" ? Gjithsesi po, ngase ato janë takime paralajmëruese për t’u harmonizuar agjenda e bisedimeve formale, format e tilla të bisedimeve ndihmojnë karakterin e bisedimeve duke ulur koston e tyre, zakonisht nuk u servohen publikut, ngase në menynë kryesore të gjellëve zakonisht evidentohet specialiteti i ditës, jo aperitivi, apo paragjella. Nuk ishte asgjë tragjike që Gjini nuk doli haptas me foto të pjesëmarrësve-akterë, ngase kështu do të "minonte" tërë procesin, por ai si politikanë paralajmëroi qytetarët se si gjithherë do të vendoset për të ardhmen e tyre, pa u njoftuar ata për detajet. Edhe deklarimi i tij do të përbirohej disi po të mos fryheshin zërat e zyrtarëve të lart në qeveri se AAK duhet të kërkoj falje për këtë "shpifje", edhe pse çdo qytetar pak më shumë i informuar e ka plotësisht të qartë se fjalët që i ka thënë Gjini nuk janë të pazakonta, ai ka ripërsëritur fjalët që veç opinioni i di – i ka të qarta.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori