Dushi i ftohtë apo i akullt pas treningut mund të reduktojë inflamacionin e muskujve, por tani për tani ekspertët ende nuk e dinë nëse mund të ketë pasoja negative.
Sportistët trupin e tyre shpesh e zhysin në dush të akullt për të reduktuar inflamacionin e muskujve pas treningut dhe kështu e shmangin tensionin, ënjtjen ose dhimbjen në muskuj gjatë ditës së ardhshme. A garanton sukses kjo terapi?
Hulumtuesit e Departamentit për shëndet dhe rehabilitim nga Universiteti Ulster kanë shikuar 17 hulumtime të vogla klinike për dushet e ftohta ose të akullta pas ushtrimeve, me gjithsej 366 të anketuar. Ata kryesisht kanë krahasuar efektet e këtyre dusheve me pushimin ose rastet ku nuk pasur asnjë intervenim pas treningut, ndërsa dushet e ftohta në mënyrë të konsiderueshme janë lidhur me dhimbjet më të vogla në muskuj një deri katër ditë pas ushtrimeve.
Në shumicën e studimeve të anketuarit kanë kaluar mes pesë dhe 24 minuta në ujë në temperaturën mesatare ne mes dhjetë dhe 15 shkallë celsius. Në disa raste të anketuarit kanë dalë nga dushi dhe janë kthyer në të në kohën e dhënë.
“Kemi konstatuar disa dëshmi se si zhytja në ujin e ftohtë pas ushtrimeve mund të reduktojë dhimbjet në muskuj, por vetëm në mënyrë paralele me pushimin. Këshillohet kujdes rreth këtyre rezultateve, sepse të anketuarit e kanë ditur se çfarë terapie janë duke marrë, ndërsa disa dobi të raportuara mund të jenë edhe pasojë e efektit placebo”, ka shpjeguar udhëheqësi i studimit, Chris Bleakley.
“Është e mundshme që ekzistojnë mënyra më të mira për të reduktuar inflamacionet, si zhytja në ujë të ngrohtë, vrapimi i ngadalshëm apo çorapet kompresuese, por për momentin nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të ardhur deri të përfundimi për këto intervenime”, ka përfunduar udhëheqësi i studimit për revistën “The Cochrane Library”.
Në shumicën e hulumtimeve nuk janë përmendur efektet anësore, prandaj hulumtuesit irlandezë pohojnë se si nuk kanë informata të mjaftueshme për rreziqet e mundshme të zhytjes në ujë të ftohtë. Ata shtojnë që duhet të kryhen studime të tjera kualitative: “E rëndësishme është të keni parasysh që zhytja në ujë të ftohtë ngre nivelin e shokut për trupin. Duhemi të jemi të sigurt që njerëzit nuk bëjnë asgjë të dëmshme, veçanërisht nëse në një periudhë më të gjatë i ekspozohen ujit të ftohtë”, ka përfunduar udhëheqësi i studimit, përcjell koha.net.
Dushi i ftohtë pas treningut ngadalëson proceset katabolike (degradimin) madje për 90 për qind. Ftohtësia forcon enët e gjakut dhe redukton aktivitetin metabolik, çka redukton ënjtjen e muskujve. Pasi trupi del nga uji, indi nxehet, gjaku rrjedhë më shpejtë dhe kështu nënproduktet e degradimit qelizor më shpejt kthehen në sistemin limfatik (trupi i riciklon në mënyrë më efikase kështu). “Dushet e ftohta jo vetëm që qetësojnë inflamacionet, por edhe ndihmojnë në shpëlarjen e mbetjeve të dëmshme metabolike nga muskujt”, pohon David Terry, vrapues i njohur amerikan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Tetë thëniet më të jashtëzakonshme të Napoleon Bonapartes

Thënie nga Sylvester Stallone për të qëndruar të fortë para çdo sfide
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Akrepit do të pendohej nëse do të ndahej

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës