LAJMI I FUNDIT:

Durrës, kanosi biznesmenin, arrestohet 28 vjeçari

Durrës, kanosi biznesmenin, arrestohet 28 vjeçari

Një 28 vjeçar u arrestua, të enjten, në Durrës, me akuzën e gjobëvënies ndaj një biznesmeni.

Artur Tarja, u kap në flagrancë nga Struktura Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë Durrës, kur po tërhiqte një shumë parash që ia kishte përcaktuar në formë “ gjobe” biznesmenit.

Organet e policisë thanë se autori i veprës penale u kap në flagrancë kur po i dorëzohej shuma prej 2.000.000 lekësh, për përfitimin e së cilës kishte detyruar me anë të kanosjes e dhunës shtetasin me inicialet N.B., 49 vjeç, banues në Durrës./Telegrafi/