Nga: Jemima Kelly / The Finncial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Me sa duket, ka të bëjë me etikën e gazetarisë debati përkitazi me gazetaren Isabel Oakeshott nëse ajo kishte të drejtë kur i zbuloi më shumë se 100 mijë mesazhe të WhatsApp-it, që asaj ia kishin dhënë me qëllimin që t’i shkruajë kujtimet [ghostwriting] në emër të ish-sekretarit të Shëndetësisë dhe deputetit konservator Matt Hancock.
Ata që e mbrojnë Oakeshottin pohojnë se ajo është sjellë si çdo gazetare e denjë, duke e vënë në plan të parë interesin publik në mënyrë që të gjithë ne të kuptojmë se si u morën vendimet e politikave në fillim të pandemisë. “Asnjë gazetar kompetent nuk mund të vë në dyshim rëndësinë e mbrojtjes së interesit publik”, shkruan Julia Hartley-Brewer në The Telegraph, në gazetën ku Oakeshott i zbuloi mesazhet.
Ndërkohë, ata që e denoncojnë thonë se është fajtore se ka shkelur një nga parimet më themelore të gazetarisë, duke e tradhtuar besimin e “burimit konfidencial”. Pohojnë se Oakeshott ka shkaktuar dëme afatgjata në profesionin tonë duke ua bërë me dije burimeve se nuk mund të kenë besim te gazetarët, duke i dekurajuar ata që ta bëjnë një hap tutje dhe duke e bërë më të vështirë për ne, gazetarët, kryerjen e punës tonë.
Megjithatë, realiteti është se ky qëndrim i shumë gazetave po del të jetë më pak i përcaktuar nga etika dhe më shumë nga qëndrimi që kanë për reagimin e qeverisë ndaj pandemisë. Dhe, kjo na sjellë te një çështje më e rëndësishme etike: parimet bazë të gazetarisë – guximi, korrektësia, pavarësia dhe kërkimi i së vërtetës – shpeshherë konsiderohen më pak të rëndësishme sesa vendosja e një flamuri në një cep të caktuar ideologjik.
Sa më përket mua, është e ekzagjeruar ideja se duhet të cilësohet si “burim konfidencial” – që ka nevojë për mbrojtje – fakti se një ish-ministër ka punësuar dikën për t’i shkruar kujtimet propagandistike për të. Megjithatë, i shoh me mëdyshje deklaratat e Oakeshottit duke thënë se arsyeja se pse i zbuloi mesazhet ka të bëjë me “zbardhjen” e reagimit të qeverisë ndaj pandemisë, kur shihet se ajo me shumë kënaqësi e kaloi një vit duke i shkruar Ditarët e zbardhura të Pandemisë të ish-ministrit të Shëndetësisë.
Por, fokusi është më shumë te tribalizmi se tek e vërteta, pra jo te rrjedhja e disa mesazheve të turpshme në WhatsApp nga një njeri që ka ngrënë organet gjenitale të kafshëve – direkt në televizion – e që vërtetë mund të dëmtojë besimin në media.
Dhe, kjo vërtetë është një pikë e dobët: sipas Barometrit të Mirëbesimit të Edelmani-it për vitin 2023, besimi në media në Britani është ndër nivelet më të ulëta në botë, që shkon në vetëm 37 për qind. Kjo është edhe më e ulët se në ShBA, ku shifra është 43 për qind.
Ndërkohë, një sondazh i kohëve të fundit i kryer nga Gallup-i dhe Fondacioni Knight, zbuloi se 50 për qind e amerikanëve mendojnë se shumica e organizatave kombëtare të lajmeve në ShBA “synojnë të mashtrojnë, dezinformojnë ose ta bindin publikun”, me vetëm 26 për qind të të anketuarve që thonë se kishin pikëpamje të favorshme për mediat e lajmeve.
Është interesante se fjala “bindje” është përfshirë në sondazh. Duket se disa gazetarë besojnë se bindja duhet të jetë roli i tyre (dhe jo vetëm i atyre prej nesh që shkruajmë opinione për të mbijetuar). Kolumnistja Arwa Mahdawi kohët e fundit argumentoi se “nuk ka asnjë vijë të qartë midis avokimit dhe gazetarisë”. Dhe, ish-redaktori ekzekutiv i The Washington Post-it, Leonard Downie Jr, u ka kërkuar mediave që të “lëvizin përtej objektivitetit” në mënyrë që ta ndërtojnë besimin.
Në esencë, nuk pajtohem me këto argumente. Si mundet që lëvizja “përtej objektivitetit” ta bëjë gazetarinë më të besueshme? E vetmja mënyrë se si kjo mund të ketë ndonjë kuptim do të ishte nëse “besimi” i lajmit nuk bazohet në faktin se a është vërtetë i saktë, por nëse faktet janë moralisht të denja. E pranoj se raportimi i lajmeve ndikohet dhe formësohet nga paragjykimet dhe perspektivat e individit – dhe të institucionit. Por, kjo nuk do të thotë se ne duhet të shmangemi nga synimi për të qenë sa më objektivë – që të jetë e mundur – në raportimin tonë.
Shumë shpesh, paraqitja e thjeshtë e dy palëve për një çështje – veçanërisht nëse tema është e diskutueshme – hidhet poshtë si ekuivalencë e rremë ose si “dypalizëm” [bothsides-ism]: duket se ekziston ideja që palës “së gabuar” nuk duhet t’i jepet hapësira apo koha e transmetimit. Por, publiku nuk është dakord: në një sondazh të vitit të kaluar të kryer nga Pew Research, vetëm 22 për qind e amerikanëve – por, 55 për qind e gazetarëve – u pajtuan me idenë se “çdo palë nuk e meriton gjithmonë mbulimin e barabartë në lajme”.
Është jetike që të kujtojmë se cili është roli i shtypit: të kërkojë llogari nga pushteti dhe të raportojë për botën jo ashtu siç duhet të jetë, por ashtu siç është. Një njeri që i quan mediat “armik i popullit”, vitin e ardhshëm mund të votohet përsëri në Shtëpinë e Bardhë. Tani nuk është koha për t’i braktisur parimet e vjetra gazetareske; është koha për t’i dyfishuar ato. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVideoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime