Duke aneksuar Krimenë, Vladimir Putin u soll si Kumbari. Ai i tha Rusisë dhe botës: truri apo firmat tuaja do të jenë në atë kontratë. Kjo lloj politike rezultoi e suksesshme, ndonëse askush nuk e di se për sa kohë akoma.
Në fjalimin e tij të fundit, Putin zbuloi atë që mendon realisht: regjimi i tij nuk i trembet asnjë ndëshkimi dhe ai do të bëjë çfarë të dojë. Krimea është vetëm një hap i parë në ëndrrën e tij për madhështi. Dhe, megjithatë, ai nuk i tha të gjitha. Çdo paragraf i fjalimit të tij ishte i mbushur me gënjeshtra dhe manipulime, të pandashme këto nga mendimi i tij për botën.
Një analizë e hollësishme e fjalimit do të ishte humbje kohe. E vërteta e thjeshtë është se Presidenti i Rusisë, një vend që është kaq shumë i fuqishëm dhe prapë kaq i vetmuar sot, ka nisur rrugën e konfrontimit me pjesën tjetër të botës. Ai do të ftojë partnerë për bisedime dhe menjëherë pastaj do t’i akuzojë ata se veprojnë në një mënyrë “brutale, të papërgjegjshme dhe jo profesionale”. Njësoj si te “Demonët” e Dostojevskit, duke krijuar një botë që nuk ekziston dhe as ka ekzistuar ndonjëherë.
Çfarë ka vallë të përbashkët Kosova, ku shqiptarët vuajtën persekutimin, me situatën në Krime, ku njerëzit nuk kanë qenë asnjëherë të shtypur? Çfarë kuptimi ka përbuzja për qeverinë dhe parlamentin e Ukrainës?
Ku do të dalë kur etiketon autoritetet ukrainase si “fashiste dhe antisemite”? Tartarët e Krimesë as që do t’ua vënë veshin përrallave për sunduesit fashistë në Ukrainë; ata kujtojnë fare mirë deportimin në masë, brutal dhe vrastar të bashkëkombësve të vet, urdhëruar nga Stalini dhe ekzekutuar nga NKVD-ja (Komisariati i Popullit për Punët e Brendshme).
Putini evokon historinë e një Rusie të diskriminuar nga e gjithë bota për tre shekujt e fundit. Në të vërtetë është e vështirë të imagjinohet një diskriminim më të egër sesa ai që na çon pas në kohërat e despotëve gjakësorë, si: Katerina II, Nikolla I dhe Josif Stalini. Putini paralajmëron gjithashtu rusët dhe ukrainasit se “ne dhe ju, rusët dhe ukrainasit mundet që shumë shpejt ta humbasim Krimenë”. Por, edhe njëherë ai nuk di të sqarojë se kush? Ndoshta polakëve dhe lituanezëve u ka ardhur oreksi edhe njëherë për Sevastopolin?
“Ne nuk mund të lëmë popullin e Krimesë, të vetëm në këtë situatë të vështirë ku ai ndodhet”, thotë Putin. Këto fjalë të bëjnë të qeshësh dhe vetëm të qeshësh; këto fjalë janë një citim i huazuar nga Leonid Brezhnjevit që e bëri këtë deklaratë në gusht të vitit 1968 kur donte të justifikonte ndërhyrjen në Çekosllovaki.
“Ne e duam Ukrainën të jetë e fortë dhe e pavarur”, thotë Putin. Ky i fundit është një qëndrim i Stalinit për Poloninë bërë në vitin 1945. Nuk po përmend këtu fjalët e Hitlerit në kohën e Anshlusit dhe pushtimit të Çekosllovakisë – miqtë e mi, demokratë rusë, e kanë bërë këtë tashmë.
Historia ka përmbyllur ciklin e vet. Ky është fundi i vërtetë i historisë – i asaj historie të ëndrrave për një botë të qeverisur sipas vlerave demokratike dhe ekonomisë së tregut. Nëse bota demokratike nuk arrin të kuptojë momentin, se tani nuk është koha për besimin tradicional te kompromisi diplomatik dhe se ne duhet të japim një përgjigje të fortë për të ndalur politikën imperiale dhe banditeske të Putinit, atëherë një logjikë ngjarjesh do t’i krijojë hapësirë mendimit se ajo ka frikë të mendojë edhe për të sotmen.
Duhet forcë për të ndalur një bandit. Unë e përgëzoj dhe ndihem krenar për politikën e Polonisë dhe reagimin e shoqërisë së saj. Politika e saj e vendosur dhe e kujdesshme na jep ne kredibilitet të madh. Por, ne duhet të kuptojmë se ky çerek-shekulli, më i miri në katër shekujt e fundit të Polonisë, është duke përfunduar mu përpara syve tanë. Koha e ndryshimeve tektonike ka nisur. Le të vlerësojmë pra atë që kemi arritur dhe të mësojmë sesi ta mbrojmë atë. Ne të gjithë e kujtojmë se Kumbari pati një fund jo të lumtur dhe unë nuk mendoj se për kopjen e tij ruse do të ketë diçka më të mirë.
(Marrë nga: Shekulli)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania