LAJMI I FUNDIT:

Drejtësia si burim i përbashkët i të gjitha veseve tona të këqija?!!

(Të gjithë dëshirojnë të kenë drejtësi, por pak janë ata që i donë njerëzit e drejtë)

Ekziston një shembull me fëmijët dhe kuriozitetin e tyre instiktiv ndaj sendeve përreth. Kur fëmija i vogël merr në dorë të loz me ndonjë send të ndjeshëm që lehtë mund të dëmtohet, po të tentojmë ne me dhunë atë t’ia marrim nga dora, atëherë si kundërpërgjigje do të pasoj reagimi i ashpër dhe me vaj histerik. Por, nëse, së pari fëmijës ia tregojmë ndonjë send tjetër të parëndësishëm por në dukje laramane dhe me ngjyra, ai vetë do ta largoj të parën dhe do ta merr të riun si më “atraktiv” që po i ofrohet.

Për dallim nga ato metoda të vjetra dhe të tejkaluara, metafora e mësipërme e heqjes me dhunë të sendit të vlefshëm prej dorës së fëmijës, si formë e re dhe më e sofistikuar e nënshtrimit, figurativisht aplikohet kjo mënyrë tjetër e kontrollit të popujve.
Dhe, vërtetë! Nëse pak ma ndryshe e përqendrojmë vëmendjen tek politikat gjeo-strategjike që po ngjajnë së fundi në arenën ndërkombëtare, do të vërejmë se në Evropën plakë, dita-ditës po thuret një rrjetë. Një rrjetë e madhe e cila ka ndërmend të fus brenda të gjithëve….


Kjo rrjetë po thuret nga politikanët, qeveritë, financierët, të cilët, edhe ata vetë nuk janë veçse disa aktor që luajnë role në një film grotesk nën drejtimin e Elitës Botërore. Këtë bashkësi të re shtetesh që po formohet në kontinentin tonë, zyrtarisht dhe në zhargonin e përdorimit praktik, e njohim si Bashkim Evropian, e, në fakt, ajo është një Mbretëri e madhe burokratike e cila pretendon që gradualisht ta shndërroj tërë kontinentin e vjetër në një diktaturë të madhe dhe të centralizuar, në të cilën, shtetet e vogla praktikisht do kthehen në këshilla komunash apo lagjesh.

Sido që të jetë, krahasuar me shtetet tjera anëtare dhe pretendente për anëtare në këtë bashkësi të kushtëzuar dhevartësie kontinentale , pozita e Kosovës ndaj BE-së dhe raportet e BE-së ndaj saj, janë edhe më specifike. Për marrjen e biletës hyrëse në këtë bashkësi, BE-ja në Kosovë, nuk ndikon dhe dikton si me të tjerët vetëm përmes imponimit të politikave në formë standardesh si parakushte që duhet së pari të përmbushen, por ajo me ne edhe drejtpërdrejt sundon.

Si paralajmërim për qëllimet konspirative në prapaskenë të kësaj Mbretërie Evropiane, përveç reagimeve analitike verbale të disa quaja “anarkistëve dhe arkaikëve radikal me bindje të prapambetura politike”, askush deri më tani nuk ka guxuar haptazi të atakoj në integritetin e saj fizik. Dhe kjo ndodhi pikërisht në Kosovë.

Në hapësirën e laboratorit më të madh eksperimental politik dhe gjeo-strategjik në botë, në të cilën, disa “kriminel shumë të rrezikshëm” haptazi dhe para kamerave të shumta televizive, prekën në pajisjet më të respektuara teknike të lëvizjes së lirë të tyre në hapësirë. Prekën në automjetet, sende këto në të cilat këta “ndihmëtarë dhe këshillëdhënës tanë ndërkombëtar” të kësaj mbretërie, më së shumti janë të dashuruar.
Andaj, nuk është fare çudi se, pas atij aksioni “vandal” të rrokullisjes së automjeteve të EULEX-it, të kryer më 25 gusht të këtij viti, nga aktivistët e lëvizjes VETËVENDOSJE , pse 21 pjesëtarë të tyre të arrestuar, së pari u dënuan me 30 ditë paraburgim, për t’ju vazhduar më pastaj ky dënim edhe për 60 ditë.

Nuk ka dyshim! Duhet ta dimë të gjithë se këta djelmosha janë kryesit e një “vepre shumë të rëndë kriminale” të zhanrit më të ri kriminologjik. Vepër kjo që askush deri më tani nuk ka pasur guxim ta bënte: atak fizik dhe të drejtpërdrejtë në pajisjet teknike të kësaj mbretërie të fuqishme që po ndërtohet.

“Çdo politikë duhet të përmbyset para drejtësisë”, thoshte Kanti, por, me këtë rast, kjo porosi e tij sikur nuk ka vlerë. Duke u nisur nga fakti se drejtësia kosovare është drejtësi e sunduesit, reagimi i saj me këto dënime të shqiptuara drakoniane ka qen i pritur.

Në një shtet ku gjyqësinë, ushtrinë, politikën e jashtme dhe doganat t’i kontrollojnë të tjerët, kjo formë e servilizmit patologjik, gjithmonë nga politika vendore vasale, zyrtarisht arsyetohet si bashkëpunim dhe bashkëveprim me “miqtë” tanë, e, në të vërtetë, është nënshtrim dhe sundim total para një “pushtimi të bardhë kolonial demokratik ndërkombëtar” që neve, përmes metodave më të sofistikuara të ndikimit, po na bëhet.

Me qëllim që në këtë rast të evitohet çfarëdo keqkuptimi i mundshëm, duhet sqaruar se Kosova dhe populli i saj, aspak nuk është kundër integrimeve të mirëfillta dhe të paevitueshme rajonale, kontinentale dhe interkontinentale të cilat, pa marrë parasysh prapavijën e tyre të interesit global, janë të paevitueshme si procese dhe ato veç po ngjajnë me shumë shtete tjera të Evropës dhe botës në përgjithësi. Por, ajo është kundër ndikimit të fuqishëm në të të disa shteteve anëtare, të cilat historikisht kanë pasur, por edhe sot e kësaj dite kanë urrejtje patologjike antishqiptare.

E kamufluar gjoja nën vellon e këtyre integrimeve të paevitueshme bashkëkohore, Kosova dhe populli i Kosovës është kundër pansllavizmit të dominuar në radhët e tyre. Sepse, në këtë “sofër të përbashkët të shteteve demokratike”, qartë po vërehet presioni i kushtëzuar i këtyre rrymave, që dita-ditës, po e qojnë ujin kah mulliri i Serbisë, e cila, pa zgjedhur metoda të veprimit, tenton ta copëtoj Kosovën, dhe në rend të parë, me çdo kusht ta pengoj realizimin e synimit tonë kolektiv të integrimit të brendshëm gjeopolitik, kulturor dhe hapësinor gjithëshqiptar.

“Drejtësia është burim i përbashkët i të gjitha virtyteve”,- shkruante dikur Aristoteli. Shqiptimi i padrejtë dhe pa kritere të logjikës vlerësuese profesionale të masës së paraburgimit nga ana e gjykatave tona vasale, për 21 aktivistë të arrestuar të lëvizjes VETËVENDOSJE, aspak nuk do të ketë efektin preventiv dhe përmirësues, por, përkundrazi: hakmarrës dhe represiv, ashtu sikurse edhe është fytyra e vërtetë e këtij “përshesh” regjimi specifik, alla vendor e ndërkombëtar në Kosovë.

Fatkeqësisht, si paradoks i asaj urtësie aristetoliane, drejtësia te ne dita-ditës po bëhet burim i përbashkët, jo i virtyteve, por i veseve tona të këqija…

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori