Drejtësi për padrejtësinë
Data e 10 shkurtit përkujton demonstratën paqësore më të fuqishme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ndërhyrjen me brutale të policisë se UNMIK-ut dhe të Kosovës, kundër demonstruesve paqësorë që kërkonin vetëvendosje për Kosovën në vend të negociatave me Serbinë. Atëbotë thirrjes së VETËVENDOSJE!-s për një demonstratë paqësore dhe gjithëpopullore kundër negociatave të Vjenës dhe pakos se Ahtisaar-it, iu përgjigjën me dhjetëra-mijëra qytetarë anembanë Kosovës. Zgjimit popullor pushteti neokolonial i UNMIK-ut, i ndihmuar nga institucionet e Kosovës të asaj kohe, iu përgjigj me armë dhe mjete tjera vdekjeprurëse. Tërë arsenalin që kishin me vete e zbrazën në demonstrues. Si pasojë e dhunës ekstreme dhe përdorimit të plumbave të gomës në pjesët e larta të trupit nga afërsia nga ana e policisë se regjimentit rumun, u vranë dy demonstrues dhe u plagosën lehtë e rëndë dhjetëra të tjerë. Të vrarët ishin Mon Balaj e Arben Xheladini. Populli i Kosovës Monin dhe Arbenin i shpalli dëshmorët më të rinj të vullnetit të popullit për liri dhe vetëvendosje.
Ngjarja e 10 shkurtit përfundimisht e zhveshi UNMIK-un nga maska që mbante me vite, duke e bërë të dukshme natyrën e tij jodemokratike dhe bile terroriste. Atë ditë demonstruesit nuk u privuan vetëm nga e drejta e protestës, por edhe nga e drejta për të jetuar. Krimi i UNMIK-ut me 10 shkurt ishte i shumëfishtë. Pjesëtarët e policisë së saj vranë, plagosën, rrahën, dhe në fund burgosën demonstruesit paqëdashës. Ata që dhanë urdhër që të realizohet ky skenar vrastar dhe ata që ekzekutuan këtë urdhër mizor janë trajtuar nga organet ndjekëse si dëshmitarë, por jo si dyshues të krimit, janë lejuar të ikin e të marrin dekorata, në vend të dënimit të merituar. Të gjitha këto veprime neokolonialiste tregojnë mirëfilli se misionet ndërkombëtare para dhe pas pavarësisë në Kosovë janë mbi çdo konventë ndërkombëtare. Institucionet e Kosovës përveç që e ndihmuan intervenimin e policisë së UNMIK-ut më 10 shkurt, e arsyetuan këtë intervenim duke e quajtur veprim proporcional dhe profesional, ndërsa demonstratën e VETËVENDOSJE!-s e quajtën të paarsyeshme dhe të dhunshme. Në këtë mënyrë institucionet e Kosovës dhe krerët e saj të asaj kohe janë përgjegjës dhe pjesë e krimit që ende nuk është ndëshkuar.
UNMIK-u gjatë sundimit në Kosovë me veprimet e veta kriminale i ka shkelur në mënyrë flagrante të gjitha konventat për të drejtat e njeriut. Liria e tubimit, e drejta për lirinë e bashkimit me një subjekt politik, sindikatë apo shoqatë dhe e drejta e lirisë së shprehjes, janë të garantuara me konventat ndërkombëtare, siç janë: Konveta Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat civile dhe Politike si dhe shumë dokumente tjera ligjore.
Politikanët e Kosovës pas presionit dhe rekomandimeve ndërkombëtare kishin krijuar një grup negociator që përfshinte gjithë spektrin politik që quhej Grupi i Unitetit. Më krijimin e këtij grupi negociator i përberë nga të gjitha partitë politike, tentohej që të minimizohej dhe të evitohej çdo mundësi për rezistencë dhe kundërshtime. Pra, të gjithë politikanët pa dallim partie ishin bërë bashkë dhe njëzëri po negocionin në Vjenë vullnetin politik të popullit tonë me Serbinë.
Grupi i Unitetit nuk përfaqësonte popullin, por veten e tij, meqë nuk kishte legjitimitetin e as aprovimin e popullit për negociata me Serbinë. Në asnjë proces jetik politik, populli i Kosovës nuk ishte vendimmarrës e as i përfaqësuar institucionalisht, prandaj e vetmja rrugë për të qenë sovran ishte vetë rruga. Në pushtetet jodemokratike populli është sovran vetëm në rrugë, ngase populli në rrugë nuk shpreh vetëm një pakënaqësi ose revoltë, por sovranitet. Pushteti neokolonialist ia ka shumë frikën pakënaqësive të popullit që e sundon, dhe kur ato kanalizohen në organizim të fuqishëm me parime të qarta, të drejta dhe të qëndrueshme, atëherë pushtetet neokolonialiste përdorin të gjitha metodat shtypëse deri tek vrasjet. Pushtetet e tilla nuk duan qytetari aktive por dëgjueshmeri apsolute politike. Sikur të mos kishte organizime popullore, sot nuk do të kishim asnjë vend me sistem demokratik në botë. Mungesa e demokracisë është mungesë e zgjimit politik gjithëpopullor kundrejt pushteteve jodemokratike. Nuk ka popull që e do tiraninë, por ka vetëm individë tek secili popull që duan pushtet të përhershëm absolut.
Historia na tregon se populli i Kosovës ka qenë gjithmonë aktiv politikisht dhe vital, duke mos reshtur kurrë përpjekjet për liri dhe vetëvendosje. Ne populli i Kosovës i kemi dy rrugë: ose të vazhdojmë me përpjekjet e paraardhësve tanë për liri të plotë, ose ta këpusim zinxhirin e sakrificës dhe të rezistencës shumëshekullore të tyre.
Lavdi Monit e Arbenit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin