LAJMI I FUNDIT:

Dosja “Orik Shyti” në Gjykatë Kushtetuese

Dosja “Orik Shyti” në Gjykatë Kushtetuese

Dosja “Orik Shyti” shkon në Gjykatën Kushtetuese ku pala mbrojtëse kërkoi rrëzimin e vendimit të gjykatës dhe kolegjit penal të gjykatës së lartë për anullimin e dënimit me burg të përjetshëm për anëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”, ndërsa prokurori i çështjes i ka cilësuar pretendimet e palës mbrojtëse si të pabazuara në ligj dhe Kushtetutë.

“Ndodhen në dosje rreth 46 proçesverbale me deklarime të të pandehurve, 1/6 e të cilave pa datë. Në dy prej tyre nuk është shënuar as muaji kur janë përpiluar. Deklarimet e tyre janë vetëm një pjesë e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme. Në këtë mënyrë janë mbledhur të gjitha provat”, tha prokurori, Artur Selmani.

Seanca e parë gjyqësore për çështjen Shyti filloi më 24 dhjetor 1998, ndërkohë që vendimi përfundimtar për burgim të përjetshëm ka dalë vetëm në vitin 2008-të. Për këtë arsye, gjyqtari Sokol Sadushi ka kërkuar sqarime nga përfaqësuesi i prokurorisë së Përgjithshme lidhur me arsyet përse kjo çështje është mbajtur kaq gjatë në gjykatë.

“Unë gjykoj se nuk mund të konsiderohet prekje e këtij parimi nëse një juridiksion i caktuar, psh Shqipëria, nuk prodhon dot për çështje të ndërlikuara një shpejtësi si Amerika fjala vjen. Psh, ajo për një çështje mund të kërkojë dy muaj, në një kohë që ne e trajtojmë në një periudhë 1-vjeçare”, tha zoti Sadushi.


Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të administruar provat dhe për të dalë në një vendim përfundimtar për dosjen “Orik Shyti”, raportoi AS./Telegrafi/