Doni të jeni të lumtur në jetën tuaj në çift? Ndarja e përgjegjësive të kujdesit prindëror ndaj fëmijëve i bën çiftet më të lumtur dhe me jetë më të mirë seksuale, të paktën kështu sugjeron një studim i amerikanëve, ku janë përfshirë 487 familje.
Prindërit, të cilët ndajnë mes tyre detyrat dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve në mënyrë të barabartë paraqesin më shumë shenja kënaqësie, qoftë seksuale ashtu edhe emocionale. E kundërta ndodh te çiftet ku gruaja bën shumicën apo gjithçka në lidhje me përkujdesjen e fëmijëve, ku si burrat ashtu edhe gratë raportohen më pak të kënaqura.
E megjithatë, studiuesit thonë se kur burrat janë ata që marrin më shumë përgjegjësi ndaj fëmijëve, nuk është i njëjti impakt siç ndodh kur diçka të tillë e bëjnë gratë. Rezultatet janë marrë nga një studim i quajtur “Studimi i lidhjeve martesore 2006”, i cili fokusohej mbi rastet e martesave apo bashkëjetesave mes çifteve heteroseksuale.
Të dhënat e tij, që u prezantuan gjatë një takimi të Shoqatës së Sociologëve Amerikanë (ASA), tregojnë se çiftet, ku gratë ndërmarrin mbi 60 për qind të detyrave të kujdestarisë ndaj fëmijëve – konkretisht në aspekte si vendimmarrja dhe përcaktimi i rregullave, lëvdatat apo të luajturit me ta, – paraqet gjendjen më të zymtë të kënaqësisë dhe konflikteve në dhjetëra marrëdhënie në çift, ashtu sikurse partnerët janë më pak të lumtur mbi kualitetin e jetës seksuale të tyre.
Kreu i këtij studimi, Daniel Carlson, një profesor asistent i Sociologjisë në Universitetin shtetëror të Georgias, tha se “një prej gjetjeve më të rëndësishme është se, e vetmja marrëveshje mbi kujdestarinë prindërore që shfaqet më problematike për kualitetin e marrëdhënies dhe jetës seksuale mes një çifti, është rasti kur gruaja bën më shumë sesa bashkëshorti për fëmijët”.
Ekipi studiues thotë se, baballarët mund të marrin kur të duan më shumë përgjegjësi ndaj fëmijëve, pasi kjo nuk ndikon aspak negativisht në kualitetin e marrëdhënies në çift.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBeqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje
Këto tri shenja do e mbajnë mend muajin shkurt për shumë gjatë
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet