LAJMI I FUNDIT:

Doneri përmban sasi të mëdha të kripës dhe yndyrave

Doneri përmban sasi të mëdha të kripës dhe yndyrave

Përveç në Kosovë, doneri është njëri nga ushqimet e preferuara edhe në vendet tjera, e veçanërisht në Britani të Madhe, ku bën pjesë në kuadër të ‘ushqimeve të shpejta’ dhe mund të blihet në çdo skaj.

Duke analizuar kualitetin e ushqimit, inspeksioni britanik për kontrollimin e ushqimit ka zbuluar se një porcion doner përmban 98% të sasisë së nevojshme ditore të kripës, përmban më shumë se 1.000 kalori (gjysmën e dozës së rekomanduar ditore të kalorive) dhe 150% yndyra të ngopura, njofton Reuters.

Një porcion doner i shoqëruar me bukë, sallatë dhe shtesa tjera përmban afër 2.000 kalori dhe 350% yndyra të ngopura.

“Asnjëherë nuk kemi menduar se doneri është ushqimi më i shëndetshëm në botë, mirëpo nga këto analiza jemi befasuar. Me këtë sasi të kripës dhe yndyrave, doneri është diçka të cilin njerëzit duhet ta konsumojnë shumë rrallë”, ka thënë drejtori i LACORS në Britani të Madhe, Geoffrey Theobald.


Të dhënat nga ky studim kanë treguar se shumica e shitësve të donerëve kishin gënjyer sa i përket prejardhjes së mishit. Në shumicën e donerëve është gjetur sasi e konsiderueshme e mishit të derrit.

“Është i papranueshëm fakti që myslimanët e kanë ngrënë këtë ushqim, sepse feja ua ndalon këtë gjë. Derisa shitësit e kanë vënë mbishkrimin e rrejshëm “hallall”, atëherë kjo duhet të konsiderohet si mashtrim”, ka shtuar Theopold.

Në trend Stil

Më shumë
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi

A e dini se...
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

A e dini se...
Sekreti i Steve Jobs për ide brilante: Çfarë është “rregulli i 2 orëve” dhe si funksionon?

Sekreti i Steve Jobs për ide brilante: Çfarë është “rregulli i 2 orëve” dhe si funksionon?

Lifestyle
Temperaturat në minus, metodat sekrete për ta mbajtur shtëpinë të ngrohtë

Temperaturat në minus, metodat sekrete për ta mbajtur shtëpinë të ngrohtë

A e dini se...
Demi – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti që do të shkëlqeni, bëni kujdes në janar dhe mars

Demi – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti që do të shkëlqeni, bëni kujdes në janar dhe mars

Astrologji
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Kalo në kategori