LAJMI I FUNDIT:

Dogana fillon me projektin e ri zhdoganimet “Pa letër”

Dogana fillon me projektin e ri zhdoganimet “Pa letër”

Dogana e Kosovës organizon ceremoni me rastin e fillimit të projektit te ri që do të shërbej në krijimin e lehtësirave në të bërit biznes.

Projekti që do të inaugurohet është – zhdoganimet “Pa letër – Paperless”, koncept ky që ka për qëllim eliminimin e procedurave dhe barrierave burokratike administrative si dhe përshpejtimin e procedurave të zhdoganimit të mallit, duke krijuar kushte për lehtësimin e tregtisë legjitime dhe në anën tjetër luftimin e korrupsionit.

Është me rëndësi të theksojmë se Dogana e Kosovës është institucioni i parë në vendet e Rajonit që fillon të aplikojë këtë koncept modern Evropian.


Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës se Kosovës, Lulzim Rafuna së bashku me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, do të mbajnë Konferencë për Media. /Telegrafi/