LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 20° fair_night

Dobitë e praktikimit të jogas, flet instruktorja Besa Kastrati

Dobitë e praktikimit të jogas, flet instruktorja Besa Kastrati

Joga është një praktikë fizike e cila për qëllim ka bashkimin e trupit dhe të mendjes, dhe duke njohur thirrjen e saj universale, më 11 dhjetor 2014, Kombet e Bashkuara shpallën 21 qershorin si Ditën Ndërkombëtare të Jogës.

Në një intervistë dhënë për Telegrafin, instruktorja e jogas Besa Kastrati, e cila praktikon jogan në studion e saj “Yoga by Besa” në Gjakovë, tha që dobitë fizike të jogas janë të shumta.


“Dobitë nga praktikimi i jogas janë të shumta, dhe është e pamundur të numërohen të gjitha. Po disa nga ato janë: rrit imunitetin e trupit, balancon kolesterolin, përmirëson qarkullimin e gjakut, forcon zemrën, balancon funksionin e gjendrave, rrit dendësinë e eshtrave dhe ndikon në forcimin e tyre. Zgjat tërë muskujt e trupit, sepse lëvizjet janë të koordinuara në atë mënyrë që të përfshihet secila pjesë e trupit gjë që përmirëson qëndrimin e trupit.”, tha  Kastrati.

Ndërsa përveç të mirave fizike, Kastrati tha që praktikimi i jogas sjell të mira edhe në shëndetin mendor, duke ndihmuar në largimin e stresit.

Meqenëse praktika e jogas është aktivitet që e përfshinë komplet qenien tonë, sepse ne nuk jemi vetëm trup fizik, por kemi edhe aspektin mental dhe energjik.

Dobitë në shëndetin mental gjithashtu janë të shumta: largon stresin, i cili njihet si njëri ndër shkaktarët kryesor të shumë sëmundjeve, shëron depresionin, zbut ankthin, si dhe rrit përqendrimin.”, shtoi ajo.

Kastrati pëmendi edhe dobitë më të mëdha që sjell praktikimi i jogas.

“Dobia më e madhe është që praktikuesi i jogas arrin paqen e brendshme, sepse lirohemi nga traumat, nga ndjenjat negative që na akumulohen gjatë jetës.”

Kastrati tha që ndikimi i jogas ndjehet për një kohë të shkurtër.

Ndikimin e praktikimit të jogas, praktikuesi e ndjen shumë shpejtë pas vetëm dy javëve, por joga duhet të praktikohet tërë jetën.”, potencoi Kastrati, shkruan Telegrafi.

Duke e ditur që joga ka praktika të shumta, Kastrati, përmendi praktikën më të njohur të jogës e cila është ‘hatha yoga’.

Praktika më e njohur është hatha yoga, e cila përfshin lëvizjet – pozitat, teknikat e frymëmarrjes – që na ndihmojnë ta përgatisim trupin për meditim. Duhet të ceket se joga është aktivitet i përshtatshëm dhe i dobishëm për të gjitha moshat, varësisht sa i lejon gjendja shëndetësore.”, tha ndër të tjera Kastrati.

Joga konsoderohet më shumë së sa thjesht një aktivitet fizik, pasiqë thelbi i jogës është ekuilibri – jo vetëm ekuilibri brenda trupit ose ai midis mendjes dhe trupit, por edhe ekuilibri në marrëdhëniet njerëzore me botën./Telegrafi/,

Në trend

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Magazina
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në

Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në "një terren ushtarak" të Rusisë në Krime

Botë
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Kalo në kategori