LAJMI I FUNDIT:

Do të dish si është një mashkull?

Do të dish si është një mashkull?

Nuk është nevoja të shqiptojë asnjë fjalë, se ti mund ta kuptosh këtë vetëm duke parë formën e gojës së tij...

Goja e gjerë
Sipas ekspertëve të leximit të fytyrës, ky është një djalë impulsive që i qon gjërat deri në fund. Është ia aftë të harxhojë shumë para, edhe monedhën e fundit, për të blerë sendet më të fundit elektronike ose për të bërë një udhëtim surprizë në fundjavë, sepse kështu i pëlqen. Lajm i mirë është se gjithë ky pasion dhe spontanitet ekziston edhe në jetën e tij seksuale.

Buzë të trasha
Ai është romantik, i ndjeshëm, intuitiv dhe perceptues: një djalë me buzë të trasha është i aftë të kuptojë nëse ke kaluar një ditë të keqe dhe ç’është më e mira nga të gjitha, ai e di çfarë duhet të bëjë për të argëtuar dhe për të ngritur moralin. Brenda dhomës së gjumit, nuk kursen forcën dhe kohën për të eksploruar çdo cep të trupit tënd. Objektivi i tij është të gjejë zona të reja erogjene dhe teknika për të të çuar në parajsën e kënaqësisë. Lëre veten në duart e tij, sepse do të kënaqesh.

Gojë e madhe
Zakonisht, është tip shumë i sigurt në vetvete, që i pëlqen të flasë dhe të jetë në qendër të vëmendjes, prandaj, nuk është e çuditshme ta shohësh në mes të një grupi njerëzish, duke folur me duar e me këmbë. Ky mashkull është edhe shumë i dashur, nga ata që të puthin dhe të përqafojnë për orë të tëra. Në krevat është aktiv dhe i dashur, kështu që përgatitu për të përjetuar një maratonë të fortë seksuale.


Buzë të holla
Edhe pse zakonisht është një tip i rezervuar dhe i turpshëm, ky mashkull tenton t’i tregojë ndjenjat e tij me anë të detajeve të vogla. Për shembull, është i aftë të të bëjë një surprizë në darkë duke të përgatitur ushqimin tënd të preferuar dhe gjithmonë-përpiqet të përkëdhelë pikërisht aty ku të pëlqen më shumë. E keqja është se jo gjithmonë të jep të kuptosh çfarë e entuziazmon, kështu që duhet të bësh një sforcim të vogël për të zbuluar çfarë i pëlqen vërtet. Në fund të fundit, nuk mund t’i kesh të gjitha, apo jo?

/Telegrafi/