LAJMI I FUNDIT:

Ditëlindja e dytë e foshnjës në inkubator

Republika e Kosovës lindi nga një nënë e re dhe e pjekur për lindje normale. Por me urdhërim e kolegëve të Frakneshtajnit nga Brukseli, lindja u bë me operacion cezarik. Foshnja u nda nga nëna dhe u futë në inkubatorin e Ahtisarit, ku qëndron edhe pas dy viteve të lindje së saj.

Prindërit e saj: LPK dhe Adem Demaçi, u shpallën të vdekur për të gjallë dhe tani foshnje e ka adaptua për veti Brukseli, për të vazhduar eksperimentin për krijimin e kombit “multietik”, që ata do të e provojnë në BE, nëse eksperimenti në Kosovë do të ketë sukses. Nëse foshnja nuk e mbijeton eksperimentin ata nuk do të mërziten pse eksperimentin e bën, si pas tyre me një foshnje “myslimane”!

Tani e dy vite ne festojmë ditëlindjen e një foshnje e cila qëndron në inkubator dhe të cilës nuk i dihet fati se a do të ketë jetë apo jo! Sot ne ngrehim dolli për ditëlindjen e saj por, pas derës po rrinë gati lopatat e Brukselit dhe të Beogradit për varrimin e saj! U shpall pavarësia por pavarësia nuk u bë. Mbeti në letër!


Dhe edhe nëse foshnja shpëton ajo do të mbetet e gjymte sepse ia amputuan (prenë) gjymtyrët e saj ekonomike, ia verbuan sytë me rreze ultraviolet që ajo të mos sheh me sytë e vet, duke ia nxjerr jashtë politikës njerëzit më të përkushtuar të saj. Dhe në vend syve ia vuan “sytë e dhisë”, për tu dukur se foshnja ka sy! Ia shkatërruan UÇK që ajo të mos ketë mbrojtjen e saj.

Republika e Kosovës u ndal në stacionin e Frankenshtajnit të foshnjave të porsalindura, pas shpalljes së pavarësisë të saj! Dhe ne “festojmë” një ditë para dhe një ditë pas, ditëlindjen e saj! As gjë më shumë! Dhe kënaqemi me kaq! Deri dje ka mundur të na nxjerr nga kjo baltë e gjallë Adem Demaçi, po ta venim ne në ballë. Sot këtë më nuk mundet më ta bënë as ai!

Por, Zoti është i madh! Kombi Shqiptar do ta mbijeton edhe Frankenshtajnin e Bashkimit Evropian sikur që e ka mbijetua Franken-stalinin e Bashkimit Sovjetik!

Urime ditëlindja foshnja ime e dashur. Nëna është nisur dhe po vjen me të marrë në gji! Mos e humb shpresën Republika e Kosovës! Zgjedhjet po vinë dhe “sytë e dhisë” do t´ia kthejmë Brukselit, se nëna i ka ruajtur sytë e tu!

Në Konferencën famëkeqe të korrikut 1945 në Prizren, kur Ramiz Cernica thotë se “…Kosova duhet me u bashkua me Shqipërinë, se kjo është vendos në Konferencën e Bujanit…”, Ali Shukria, dhëndri i Vuk Shaliqit, pat deklarua se “… Kosova nuk duhet të bashkohet me Shqipërinë, se Shqipëria nuk mundet as një shkrepës me e prodhua, prandaj duhet me u bashkua me Serbinë…”!

Tani nipat e ti politik po hercin fërkemeve të ti, dhe ata flasin për bashkim euroatlantik. Më kurrë nuk flasin për bashkim kombëtar! Republikën Shqiptare të Kosovës e quajnë “muti-etnike” e herë kosovare!

Por, edhe nipat e Ramiz Cernicës janë gjallë dhe kjo punë nuk ka me përfundua kështu!
Edhe kjo koha e Frankenshtajn Ahtisarit, si dukur koha e Franken-Titos e Millosheviqit, do ta nxjerr prapë në fushë të mejdanit Adem Demaçin dhe Adem Jasharin e vet!

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori