LAJMI I FUNDIT:

Dita e Standardeve: Kosova ka përmbushur mbi 7 mijë standarde

Dita e Standardeve: Kosova ka përmbushur mbi 7 mijë standarde

Kosova ka bërë progres në drejtim të adoptimit të standardeve në sektorë të ndryshëm, duke plotësuar deri më tani 7026 standarde të Bashkimit Evropian. Kështu është shprehur sot në Tiranë Hafiz Gara, drejtori Agjencisë Kosovare të Standardizimit. Por megjithë avancimin drejt standardeve, ai tha se Kosova ka ende sfida përpara dhe synon anëtarësimin në ISO.

Gara tha se vendosja e standardeve është e rëndësishme si për rritjen ekonomike, ashtu edhe për mbrojtjen e konsumatorit dhe për tregtinë e lirë. Në këtë drejtim shtoi, Gara edhe biznesi kosovar po adopton hap pas hapi standardet, pasi edhe ata e kanë kuptuar se pushtimi i tregjeve arrihet me cilësi dhe standarde.

“Janë njohur mbi 7 mijë standarde evropiane në fushat kyçe siç janë ndërtimi, energjetika, menaxhimi i cilësisë dhe derivateve të naftës etj. Sfidat që janë në standardizimin kosovar; ende duhet të punohet për të përafruar paketën ligjore me modelin e homologëve tanë në Bashkimin Evropian. Sfidë aktuale është anëtarësimi në ISO dhe organizmat që pasojnë më tutje. Edhe përfshirja e biznesit kosovar në proces të standardizimit po realizohet hap pas hapi, meqë edhe prodhuesit tanë, tregtuesit tanë janë të vetëdijshëm tashmë se pushtimi i tregjeve më lehtë arrihet me implementimin e standardeve dhe veprimtarinë e tyre,” tha Hafiz Gara.


Ndërsa zëvendësministrja e Ekonomisë në Shqipëri, Brunlida Paskali dhe se duhet të bëjmë më shumë për promovimin e standardeve duke ndërgjegjësuar jo vetëm bizneset por edhe individët të cilët duhet të ndërgjegjësohen me përfitimet që ekonomia e vendit mund të fitojë nga përdorimi i standardeve. Sipas një studimi në Britani rezulton se nga përdorimi i standardeve ekonomia e vendit përfiton në vit 2.5 miliardë paund.

“Kërkohet veçanërisht të bëhet përfitimi i promovimeve pranë gjithë operatorëve të interesuar për përdorimin e standardeve, sidomos ndërgjegjësimi në fusha të ndryshme; arsim; ekonomi apo duke promovuar rolin e tyre në ekonomi dhe duke synuar që të gjithë të diplomuarit e sotëm që do të jenë nesër administratorë apo menaxherët e kompanive të ndryshme apo edhe qytetarët e thjeshtë të jenë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e standardeve në ekonomi; duhet të orientohen akoma më shumë dhe të mbështeten drejt përdorimit të standardeve të cilat do ti ndihmojnë ndërmarrje te vogla dhe të mesme që të përmirësojnë menaxhimin; të ulin humbjet dhe për rrjedhojë edhe kostot e prodhimit dhe të humbjes”, tha Brunilda Paskali zëvendësministre e Ekonomisë.

Dita Botërore e Standardeve vlerëson përpjekjet e mijëra ekspertëve që bëjnë standarde vullnetare brenda organizmave te tilla si Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO), Komiteti Ndërkombëtar i Elektroteknikes etj. Synimi i Ditës Botërore të Standardeve është informimi i institucioneve, industrisë dhe konsumatorëve për rëndësinë e standardeve në ekonominë globale. Dita e parë Botërore e Standardeve u festua në tetor të vitit 1970. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) është Organi Kombëtar i Standardeve në Shqipëri, i krijuar rreth 60 vjet më parë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori