Nëse merret një qytet me rëndësi strategjike, atëherë nuk mund të flitet për armëpushim. Nëse sulmuesit vazhdojnë të përdorin tanket dhe raketahedhësit, atëherë nuk mund të flitet për tërheqjen e armëve të rënda. As një javë nuk ka kaluar nga marrëveshja e Minskut, e cila duhet të shërbejë si një lloj udhërrëfyesi për paqen në Ukrainën lindore. Por në fushën e betejës Debalcevo në veri të Donjeckut ky proces me sa duket po dëmtohet tani nga të shtënat dhe bombardimet.
Shpresa të mëdha për shtensionim në Ukrainën lindore nuk kishte në Minsk. Në Debalcevo separatistet e kanë injoruar krejtësisht armëpushimin dhe tërheqjen e armëve, dy objektivat e para të marrëveshjes, që përfshin 13 pika. Kanë shkelur armëpushimin, për të krijuar fakte ushtarake. Duke bërë që përpjekjet diplomatike të shkojnë dëm.
Kjo ka ndodhur me sa duket me miratim nga Rusia. Këtë e bëri të qartë presidenti rus Vladimir Putin në një mënyrë gati provokuese, të martën (17.02) në daljen e tij para shtypit në Hungari, një vend anëtar i BE dhe vend fqinj i Ukrainës. Ai e quajti udhëheqjen politike në Kiev përgjegjësen e vetme për gjakderdhjen në Debalcevo. Putin kërkoi madje edhe kapitullimin e ushtrisë ukrainase. Më qartë nuk ka si të formulohet mbështetja e tij për planet e pushtimit të separatistëve.
Për presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko rasti i Debalcevos nuk është vetëm një katastrofë ushtarake, por edhe politike. Në vendin e tij kritikohet shumë marrëveshja e Minskut, e cila u arrit në negociata të vështira mes Ukrainës dhe separatistëve prorusë, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës. Dokumenti përmban shumë kompromise, që janë të dhimbshme për Kievin. Sepse faktikisht në këtë mënyrë krijohet një "konflikt i ngrirë" në tokën e Ukrainës dhe një strukturë shtetërore separatiste nën ndikimin e Rusisë.
Qysh në Minsk ishte e qartë, se as separatistët as Rusia nuk pranonin, që Debalcevo të mbetet ukrainase. Sepse nëpër qytet kalonte lidhja kryesore – rruga dhe shinat e hekurudhës- ndërmjet Donjeckut dhe Luhanskut. Kjo rrugë është trafiku lidhës i dy "republikave popullore". Dhe që andej hekurudha vazhdon për në Rusi. Furnizimet ushtarake për separatistët mund të sigurohen tani më lehtë.
Ushtria ukrainase e rrethuar prej javësh në Debalcevo nuk kishte asnjë shans ndaj kundërshtarit të pajisur me armë moderne ruse. Por Poroshenko nuk donte të dorëzohej, këmbëngulte për qëndresë. Ndërsa tani ushtarët ukrainas duhet të tërhiqen të mundur nga Debalcevo. Prandaj humbja është edhe një poshtërim për Poroshenkon, i cili brenda vendit do të bjerë nën një presion të mëtejshëm.
Shumica e ukrainasve e kanë të qartë se të vetëm nuk mund ta fitojnë ushtarakisht luftën. Prandaj përpjekjet diplomatike duhet të vazhdojnë. Nëse luftëtarët prorusë do ta ndalojnë përparimin e tyre pas rënies së Debalcevos, atëherë ndoshta do të ketë ende një shans për ta shpëtuar marrëveshjen e Minskut. Por kërcënon edhe një rrezik i mëtejshëm. Nga Debalcevo nuk është shumë larg deri në qytetin e madh të Kharkivit në veri. Edhe Mariupol në jug është ende në shënjestrën e separatistëve. Lufta mund të shkallëzhet në mënyrë dramatike.
Ndoshta separatistët do të mjaftohen me zonat Luhansk und Donjeck. Por ngjarjet në Debalcevo tregojnë se me diplomaci, qoftë edhe në nivelin më të lartë, nuk mund të ndalet një agresor, që grabit toka. Nëse luftëtarët prorusë do të marshojnë me të vërtetë në drejtim të Kharkivit apo Mariupolit, atëherë çështja e furnizimit të Ukrainës me armë do të dalë në rend të ditës. Mbi të gjitha duhet të përgatiten të tjera sanksione kundër separatistëve dhe mbështetësve të tyre në Rusi. Diplomacia e Evropës ka arritur në limitet e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës