Fundviti 2015, e gjen Kosovën po aq të izoluar sa edhe viti i kaluar. Në 12 muaj Kosovën e kanë njohur vetëm dy shtete të vogla dhe të largëta (Antigua Barbuda dhe Niue) ku me siguri qytetarët tanë nuk do të kenë as mundësinë, as interesin të udhëtojnë.
Nga 2015 do mbajmë mend skenat masive të eksodit drejt Perëndimit në gjysmën e parë të vitit dhe shijen e keqe të dështimit në UNESCO gjysmën e dytë. Kujtoj se anëtarësimi në UNESCO u shpall si prioritet kryesor nga Ministria e Punëve të Jashtme. Dy resorët e partisë së zëvendëskryeministrit Thaҫi, MPJ e drejtuar nga ai vetë dhe Ministria e Integrimit, nuk arritën të plotësojnë asnjë nga premtimet kyçe të bëra në janar: as njohje, as pranim në organizata ndërkombëtare, as liberalizim të vizave.
Lidhur me këtë të fundit, zv.kryeministri pati një reagim inatҫor, aspak diplomatik, që u prit me shqetësim edhe nga mbështetësja e madhe e Kosovës, eurodeputetja Lunaçek. "Protestat dhe ndjenjat negative ndaj BE-së e bëjnë më të vështirë për mua dhe mbështetësit e tjerë të Kosovës që të punojmë për një imazh pozitiv, çka është shumë i nevojshëm për liberalizimin e vizave" u shpreh ajo.
E vetmja e arritur, MSA-ja, siç kam shkruar më herët është e brishtë dhe e ndryshme nga ajo e vendeve të tjera të rajonit.
Për më tepër, nuk ka kuptim lëvizja e lirë e mallrave, pa lëvizje të lirë të njerëzve. Thënë figurativisht, neve na kanë dhuruar një makinë, por pa motor. Qindra sipërmarrës kosovarë ankohen se duhet të presin në radha të gjata dhe hasin shumë vështirësi për të siguruar viza për shtetet e BE-së.
Është shumë e lehtë të kritikosh diplomacinë kosovare këtë fundvit. Është më e dobishme të bësh analiza se pse ajo ka dështuar dhe të japësh sugjerime se si duhet të performojë më mirë.
Analizën e dështimit mund ta gjejmë mu në rekomandimet e raportit të Komisionit Evropian. Politika e jashtme e një shteti nuk funksionon e shkëputur nga ajo e brendshme. Autoritetet tona u ankuan se Kosovës i janë dhënë dy herë më shumë kritere se çdo vendi tjetër. Sigurisht që kështu duhej të ndodhte sepse Kosova është dy herë më keq se çdo shtet tjetër evropian.
Njëjtë si në fushën e ekonomisë, një vendi të zhvilluar i mjafton një rritje ekonomike prej 2% në vit, ndërkohë që një vendi në zhvillim i vyen së paku dyfishi i kësaj rritjeje. Politikanët tanë nuk duhet të ankohen pse Kosovës i kërkohet, p.sh. ligj për konfiskimin e pasurive jo-legjitime. Kosova nuk mund të jetë xhungël ku zyrtarët e korruptuar dhe mafiashët që i kryejnë aktivitetet kriminale ditën për diell duke u rënë në qafë qytetarëve të pafajshëm dalin pa ndëshkuar.
Përpos kësaj, lehtësia me të cilën autoritetet tona u lëshuan në negociata me Serbinë është dëshpëruese. Ajo tregon arrogancë, padije dhe improvizim.
Bota e biznesit lidhet shumë me negociata. Ne negociojmë çdo ditë, ndaj e dimë se negociatat janë strategjike dhe taktike. Mbi të gjitha, duhet pasur një cak, një qëllim, që nuk duhet huqur assesi. Përndryshe negociatat humbin kuptimin dhe duhen ndërprerë.
Është shumë e rëndësishme që, posaçërisht për negociata kapitale, të ketë transparencë maksimale. Jo vetëm Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi ishin të kontestueshme: pa kurrfarë nevoje, ekipi kosovar inicioi fatin e Trepҫës dhe Ujmanit në bisedimet e Brukselit.
Negociatat me Serbinë janë bërë pa respekt ndaj interesave të epërme të vendit. Serbia ia doli të hapë kapitujt me BE-në, kurse Kosova është ende pas dyerve të Unionit, në pritje dhe harresë.
Sjellja e qeverisë ishte arrogante sepse as nuk u konsultua, as nuk informoi opozitën për ecurinë e negociatave, duke u thirrur në numrat e koalicionit të madh PDK-LDK-“Srpska” që pretendoi se do t’ia siguronte mbi dy të tretat e votave në Kuvend. Por kjo nuk e ndihmoi të avancojë kërkesat e Beogradit: opozita e bllokoi Qeverinë në dy marrëveshje të rrezikshme për vendin, me të drejtë. Serbia bllokoi Kosovën në UNESCO dhe do e bëjë këtë çdo herë që i jepet mundësia, pa të drejtë.
Ndaj kjo Qeveri, duhet ta ketë kuptuar deri më tani se vendimet me rëndësi jetike për vendin duhet të jenë konsensuale. Opozita ka një rol për të luajtur dhe ky rol i pazëvendësueshëm duhet pranuar e vlerësuar.
Përndryshe, do të shkohet nga improvizimi në improvizim dhe nga gabimi në gabim, duke e lënë Kosovën edhe më të izoluar në 2016-ën.
Ky vit ishte viti i mësimeve të mëdha që Qeveria, çdo qeveri – kjo e tashmja apo ajo që do të vijë – duhet t’i mësojë. Le të përdoren mësimet e nxëna për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj në 2016-ën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!