Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar nismën ligjore, që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale në Kosovë. E di që ka plot argumente populiste për ta kundërshtuar dhe plot melodrama heronjsh të fabrikuar pas vitit 1999, por nuk ka asnjë bazë logjike që një shoqëri t’i trembet një gjykate të ofruar nga Perëndimi, qoftë dhe si test i aftësisë së saj shtetformuese.
Kundërshtimi vjen nga politikanë kryesisht të rrezikuar për të qenë të pandehur para saj, ose prej përpjekjes për t’i bërë opozitë ndikimit perëndimor në Kosovë.
Thirrja tek sovraniteti i Kosovës vjen po ashtu nga grupe politike që nuk kanë besuar kurrë se Kosova do të bëhet shtet i pavarur dhe e kanë konsideruar gjithë betejën e Perëndimit për ta çliruar atë një konspiracion.
Tani gjendemi para një fakti të kryer, që vë në rrezik mbështetjen e mëtejshme perëndimore për Kosovën. Refuzimi i Gjykatës Speciale është gjest dhe vullnet politik dhe nuk ka lidhje me fatin e Kosovës, por me fatin e disa politikanëve, qofshin këta dhe viktima të mundshme të saj.
Ajo që duhet të ndodh sot në Kosovë është që beteja për Gjykatën Speciale të bëhet në emër të mbështetjes perëndimore që ekziston në Kosovë. Dëmi më i madh që ka bërë ky votim është se ka kthyer në minorancë shumicën perëndimore të Kosovës dhe ky keqkuptim historik duhet korrigjuar.
Së pari, kryeministri Isa Mustafa, si kryetar formal i Lidhjes Demokratike të Kosovës, jo vetëm që duhet të shprehë vullnetin politik të forcës së tij pro Gjykatës Speciale, por duhet të kushtëzojë qëndrimin e mëtejshëm në Qeveri për këtë shkak. Të bësh betejë për të mbrojtur Perëndimin në Kosovë, do të thotë të bësh të vetmen betejë që Kosova duhet të bëjë, nëse kërkon të ketë të ardhme. “Populistët”, “marksitët” “Isistët” (jo këta të Isës) dhe çdo rrymë tjetër anarkiste në atë vend, kanë probleme me veten me historinë dhe mbështetjen popullore.
LDK duhet t’i prijë këtij procesi me guxim dhe pa asnjë mëdyshje për të qëndruar ose jo në një Qeveri, që nuk ka fuqi të sigurojë shumicën për një Gjykatë Speciale. Duhet ta bëjë këtë jo vetëm pse nuk ka konflikt interesi për këtë zhvillim, por mbi të gjitha sepse dikush duhet ta mbrojë Perëndimin në Kosovë.
Po ashtu, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, duhet të bëjë betejën e tij politike në këtë mes. Nuk mjafton vetëm vota e tij për të thënë se është dakord për Gjykatën Speciale, por duhet beteja e tij. Së bashku me Isa Mustafën si bashkëqeverisës, ata duhet ta çojnë çështjen në referendum popullor, nëse ajo bllokohet nga politika klienteliste e Prishtinës. Ata janë shumica e Kosovës dhe nuk kanë pse kthehen në minorancë nga një betejë politike meskine.
Është populli i Kosovës ai që duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me Perëndimin, apo do t’i kundërvihet atyre që i bën shtet dhe po kërkojnë prova të këtij identiteti të ri perëndimor të Kosovës.
Një referendum pro-perëndimor, i udhëhequr politikisht, do të ndaj historinë e Kosovës nga historia e anarkistëve që tentojnë të bëjnë opozitë me të vetmin identitet real të Kosovës, atë të aleancës me Perëndimin në emër të lirisë së qytetarëve të saj.
Dikush në Kosovë duhet të dalë në rrugë dhe të mbrojë ata që i sollën lirinë dhe shtetin, para se të mbrojë “djalin e axhës”, “djalin e dajës”, “burrin e motrës” e ku di unë çfarë histori fisnore, në kurriz të fatit të Kosovës.
Dikush duhet ta udhëheqë këtë betejë publikisht, pa iu dridhur zëri për t’i bërë të pashpresë të gjithë ata që mendojnë, se për të ardhur në pushtet është më lehtë të qëllosh me gurë mbi “Zotat e Kosovës”, në Perëndim sesa mbi të zotët e shtëpisë në Prishtinë.
Kosova është ajo që duhet të vendosë çdo bëhet me Gjykatën Speciale, përderisa parlamenti i saj është marrë peng nga kjo mendësi anti-perëndimore. Dhe kur të flasin shqiptarët e Kosovës, atëherë të gjithë e kemi më lehtë të gjykojmë njëri- tjetrin sa vlejmë përballë fatit perëndimor të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![Çfarë do të thotë për Kinën, shtytja e Trumpit për paqe në Ukrainë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Simone-McCarthy-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë për Kinën, shtytja e Trumpit për paqe në Ukrainë?
![Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-780x439.jpg)
Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan
![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm me një kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-21-780x439.jpg)
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm me një kusht
![“Edhe djali im 12 vjeç e di historinë e Holokaustit”, Gerta 'godet' Valbonën: Nuk e di kush të ka futur në televizion ty](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gerta-1-780x439.png)
“Edhe djali im 12 vjeç e di historinë e Holokaustit”, Gerta 'godet' Valbonën: Nuk e di kush të ka futur në televizion ty
![Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-9-780x439.png)
Pas një periudhe injorimi total, Gjesti fton Eglin në shtrat, banorja habit me reagimin
![Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-20-780x439.jpg)
Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara