Dikur e kundërshtonim, tashti e quajmë “Marrëveshje historike”?!
Se jemi popull i cili nuk mban mend gjatë, këtë e kemi dëshmuar shumë here, por ama t’i harrojmë edhe ato që ndodhën rishtazi (tashti para tri-katër viteve), kjo mendoj se është e tepërt edhe për neve shqiptarët. Si është e mundur që në nëntor të vitit 2008 të bënim demonstratë të madhe kundër “Planit gjashtëpikësh pikësh” të Ban Ki-moonit, kurse tashti “Marrëveshja e 19 prillit” (që është prodhim i atij plani) quhet “Marrëveshje historike”. Kur Ban Ki-moon dhe Ashton e quajnë ashtu, ajo edhe mund të kuptohet, ama kur Qeveria jonë e quan, dhe për më shumë disa (b)analistë dhe udhëheqës të disa OJQ-ve (OJQ?) kjo vërtet të irriton.
Them Qeveria, sepse kryeministri Thaçi disa here e pati shpallur të vdekur “Planin për rinegocimin në gjashtë fusha” (polici, drejtësi, dogana, kufij, telekomunikacion dhe infrastrukture si dhe trashëgiminë serbe). Kushdo që do ta freskojë memorien mund të futet në Google dhe t’i lexojë deklaratat e z. Thaçi, si bie fjala, më 30 nëntor 2008 (pra vetëm katër ditë pasi Këshilli i Sigurimit e miratoi në mënyrë unanime “Planin gjashtëpikësh pikësh”), në fshatin Reçan (të Komunës së Prizrenit), kur pati deklaruar: “Harrojeni gjshtëpikëshin, ai është i pa zabtueshëm në Kosovë. Kosova ka qëndrim të qartë, i cili mbështetet në respektimin e vullnetit të popullit dhe në respektimin e dokumentit të presidentit Ahtisaari, duke respektuar Kushtetutën dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”. Kurse, tashti kërkon që të ndryshohet Kushtetuta për t’i përfshirë konditat e reja të dala nga “Marrëveshja historike” – siç po i referohen pra. E mos të ceken deklaratat kundër rinegociatave në gjashtë fushat të cila i ka dhënë Kuvend, sepse janë të panumërta dhe shumë irrituese, por edhe degraduese për neve për faktin se po lejojmë të qeverisemi kështu.
Për më tepër, paraqitja e fundit e Arsim Bajramit (profesorit të së Drejtës kushtetuese) në seancën e 21 prillit, ishte shumë degraduese (shih transkriptin e seancës kuvendore të 21 prill 2013, fq. 14-17), jo vetëm për të, por edhe për të gjithë të tjerët prezentë, bile edhe neve si qytetarë. Si mundet një profesor universiteti me thënë: “…Definitivisht po shihet se ky asociacion i komunave nuk është një entitet kushtetues, nuk është një entitet shtetëror, por është një mekanizëm i bashkëpunimit… i paraparë me legjislacionin e Kosovës dhe definitivisht po shihet se ky entitet nuk është asnjë autoritet ekzekutiv, asnjë autoritet legjislativ, asnjë autoritet gjyqësor… kurse fushëveprimi i kompetencave të këtij asociacioni do të jetë kryesisht fushëveprimi i qeverisjes lokale, i paraparë dhe i zbërthyer me Pakon e Ahtisarit”.
Për mos ta zgjatur me këtë “analizë” (të këtij Pr. Dr. që ligjëron “të Drejtën kushtetuese” e që për asistent e ka djalin e motrës tij), sepse pyetja logjike e kësaj hipokrizie do të ishte: pse pra atëherë u rinegociua në nivelin më të lartë shtetëror dhe pse do të ndërrohen më se 30 ligje dhe Kushtetuta e Kosovës?!
Se si po qeverisemi, ndër të tjera e ilustrojnë edhe deklaratat të cilat i dhanë disa udhëheqës kosovarë, si bie fjale, ish ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë Thaçi 1, z. Skender Hyseni, i cili menjëherë pas asaj mbledhje të Këshillit të Sigurimit ku u miratua “Plani gjashtëpikësh”, e përshëndeti nëpërmes BBC. Kurse, tashti LDK shprehë dyshimet e veta lidhur me marrëveshjen Thaçi -Daçiq?! Ndërsa, z. Albert Rohan deklaroi se "ka shumë gjasa që plani gjashtëpikësh të çojë drejtë ndarjeve në fushën administrative dhe strukturore te policisë, doganave dhe të drejtësisë, që do të jenë në kundërshtim me planin e Ahtisaarit…”!
Në këtë xhurulldi, patjetër duhet përmendur edhe qëndrimin e Qeverisë së Serbisë, të përsëritur disa herë (si p.sh., më 22 shkurt 2009): “Qeveria e Serbisë e ka hedhur poshtë planin e Marti Ahtisaarit në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, dhe tërheq vërejtjen se ‘Plani gjashtëpikësh’ (i Ban Ki-moon, plotësim i imi) është miratuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Qeveria serbe ngul këmbë në zbatimin e ‘Planit gjashtëpikësh’ të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, si kusht për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Ne mund të merremi vesh se si do ta quajmë një dokument të ri, por në thelb ai duhet të ketë ‘Planin gjashtëpikësh’ i cili mundëson pjesëmarrjen e përshtatshme të komunitetit serb në institucione, por pa krijuar ndjenjën se ata janë detyruar në institucionet e Kosovës së pavarur".
E, këtë dokument të ri tashti shumë veta po e quajnë “Marrëveshje historike”, duke harruar se kundër kësaj marrëveshje patën protestuar disa dhjetëra e mijëra qytetarë të Kosovës (në emër të cilëve u nënshkrua kjo marrëveshje).
Për fund do ta citojë ish ndihmësin e Sekretarit të Shtetit (ShBA), Daniel Fried, i cili lidhur me “Planin gjashtëpikësh”, atëherë pati deklaruar se “në fund nëse ne e bëjmë punën si duhet gjatë dy viteve të ardhshme, askush nuk do të kujtojë këtë përplasje mbi gjashtë pikat…”. Ashtu edhe po ndodhë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Andrew-Rawnsley-380x233.jpg)
Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![“Është shumë e sjellshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-12-780x439.png)
“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë