Përdorimi i teknologjisë informative, përveç lehtësirave që ka krijuar për njerëzit, ka pasur edhe ndikim negativ tek disa prej tyre. Për shkak të digjitalizimit të shërbimeve, sidomos në sektorin bankar, janë shkurtuar edhe disa vende të punës dhe shumë punonjësve iu kanë ndërprerë kontratat.
Drejtuesi i shoqatës së bankave, Petrit Balija thotë se ky është trend botëror, që mund të ketë edhe reflektime të tilla.
Edhe në Kosovë sikurse ne vendet tjera të botës shumë shërbime tashmë mund të kryhen përmes teknologjisë informative. Blerjet e ndryshme online apo pagesat e shërbimeve komunale mund të kryhen përmes internetit, pa pasur nevojë të shpenzohet energjia dhe koha. Por përveç këtyre lehtësirave për njerëzit, zbatimi i teknologjisë informative ka pasur edhe reflektime negative tek disa prej tyre. Disa të punësuar në sektorin bankar kanë mbetur pa vendet e tyre të punës për shkak të digjitalizimit të shërbimeve, respektivisht ofrimit të shërbimeve elektronike.
Njëri prej tyre në kushte anonimiteti ka rrëfyer për Radio Kosovën se pas mbylljes se departamentit ku punonte në një nga bankat më të mëdha në vend, së bashku me disa të tjerë është njoftuar nga menaxhmenti se do t’i shkëputet marrëdhënia e punës. Por ai nuk dëshiron të flasë pasi thotë se është njoftuar me kohë për ndërprerjen e kontratës dhe tashmë është inkuadruar në një tjetër institucion financiar.
Bankat vendore, janë shumë agresive në promovimin e produkteve bankare, kryesisht kredive, por nga ana tjerët janë shumë të mbyllura për media. Radio Kosova i ka kontaktuar disa prej tyre, por përveç adresimit nga njëri zyrtar tek tjetri, nuk ka marrë përgjigje rreth kësaj teme. Vetëm zyrtarë të një banke kanë pranuar të prononcohen.
Antigona Limani, drejtoreshë e departamentit të marketingut në Bankën Raiffesisen, tha se procesi i digjitalizimit nuk është reflektuar në shkurtimin e vendeve të punës. “Digjitalizimi nuk ka ndikim në vendet e punës. Ideja e këtij procesi është se në tërë botën është trend dhe nuk mund t’i shmangen bizneset. Është më shumë kërkesë e klientëve me i kryer shërbimet përmes e-banking. Por jo të gjitha shërbimet mund të kryhen përmes digjitalizimit, prapë klientët kanë nevojë të vijnë në bankë, prandaj kjo nuk do të ketë ndikim tek punëtorët”, thotë ajo.
Drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, tha për Radio Kosovën se teknologjia informative mund të ndikojë në shuarjen e disa pozitave ne sistemin bankar. “Ne nuk kemi informata të tilla sa i përket largimit të punëtorëve nga puna, pra ndonjë largimi masiv. Por sa i përket trendeve të përgjithshme nuk është vetëm në Kosovë po në shumicën e vendeve të botës që teknologjia informative po ndikon në eliminimin e disa pozitave të cilat më parë kanë përmbushë këtë nevojë, kurse tani teknologjia informative i ka zëvendësuar”, tha ai.
Balija thotë se ekonomia e Kosovës duhet të përshtatet me ndryshimet e teknologjisë informative dhe të krijohen vende të reja të punës në ato që quhen “punëtorë të dijes”, ku punëtorët merren me përpunimin e të dhënave e jo me shërbime fizike ndaj klientëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj