Një zjarr që ka filluar në fshatin Marec të Prishtinës tash e katër ditë nuk po arrin të ndalet as nga banorët e as nga zjarrfikësit. Aty janë djegur edhe disa shtylla elektrike, që kanë lënë pa rrymë mbi gjysmën e fshatit.
Janë afro 100 hektarë mal që tashmë janë djegur tërësisht në fshatin Marec të Prishtinës.
Ndërkaq, zjarri që ka filluar tash e 4 ditë nuk është shuar akoma.
“Vatrat e zjarrit janë duke vazhduar ende nëpër malet e fshatit Marec, megjithatë këtu nuk po shihet ndonjë ekip e zjarrfikësve duke tentuar të ndalin zjarrin, e ata që janë duke punuar janë vetëm banorët e fshatit që për shkak të largësisë ishte e pamundur t’i takojmë”.
Disa prej tyre që zjarri kaloi edhe pranë shtëpive të tyre janë ende duke u përballë me pasojat.
“Kjo e 4 ditë, ka fillu zjarri atje te reka që fillon, ka kalu ka na, ka ardhë edhe këndej, edhe kemi me dalë me disa kojshi e do kanë ardhë edhe prej Prishtine, po u kanë problem edhe prej frymës”, ka thënë Shemsi Canolli, banor i fshatit Marec.
E përveç djegies së malit dhe ndotjes së ajrit nga tymi, këta banorë tash po përballen edhe me një problem shtesë, mungesën e energjisë elektrike.
Kjo pasi shtyllat elektrike janë djegur dhe rrëzuar duke shkaktuar kështu ndërprerjen e rrymës.
Sipas banorëve, 8 lagje me afro 100 banorë kanë mbetur pa rrymë.
“Na ka shkatërru komplet linjën e rrymës elektrike, qe tri ditë jemi edhe pa rrymë, po presim edhe KEDS-in. Kanë qenë KEDS-i, edhe zjarrfikësit edhe policia po nuk kanë mundur me ba diçka edhe shkaku i terrenit”, ka thënë Hysen Boroci, banor i fshatit Marec.
Me KEDS-in, televizioni Dukagjini provoi gjatë ditës të kontaktoj, për të kuptuar se kur pritet të intervenohet për rikthimin e energjisë elektrike, por zyrtarë të kompanisë kanë qenë të pa-qasshëm.
Ndërkaq nga zjarrfikësit e Prishtinës thanë zjarri është larg shtëpive dhe derisa të ketë ndonjë rrezik për qytetarët nuk mund të intervenojnë.
“Ekipet kanë shkuar atje kanë qëndruar deri në ora 08:30 po zjarri është shumë larg edhe është i papërshkrueshëm edhe me këmbë e le më me automjete”, ka thënë Malë Gashi, Komandat i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.
Shkaku i zjarrit në këtë fshat, që gjendet 35 kilometra larg qytetit të Prishtinës, nuk dihet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkëpunëtori i Trumpit për Dodikun: Ashtu si Assadi në Siri, ai u strehua në Rusi

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Çfarë ndodh nëse aktivizoni aksidentalisht frenin elektrik të parkimit gjatë vozitjes?

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje