Digital Day 2013 – një eksperiencë e mirë
Pasi që dëgjova për konferencën Digital Day 2013 dhe kuptova për përmbajtjen dhe folësit, isha i vendosur për pjesëmarrje. I entuziazmuar, sepse shumica e gjërave që do të fliteshin aty do të kishin të bëjnë me atë që unë bëj – kam dëshirë të bëj – u sigurova se nuk do të më ikte kjo konferencë.
Së bashku me Fisnikun dhe Valonin, u nisëm në mëngjes, dhe arritëm në Hotel Emerald, disa minuta para se konferenca të fillonte. Aty takova shumë persona entuziast për marketingun, botën digjitale, rrjetet sociale, Googlen dhe fusha tjera të ngjashme, dhe po mendoja se "ky është vendi perfekt ku do duhet të isha".
Plan im ishte që këtë konferencë ta mbuloja me një blogim live, por që për fat të keq për disa shkaqe nuk arrita që ta realizoj një gjë të tillë. Gjatë konferencës kishte cicërima live për eventin dhe kushdo që përdorte hashtagun #Digitaldayks e kishte tweetin e tij në dy ekranë të mëdhenj.
Konferencën e hapi Çeliku, të cilin pata rastin dhe nderin që ta njoh për herë të parë edhe personalisht, duke prezantuar disa trende dhe projekte interesante vendore dhe të huaja.
Më pastaj folën Gëzim Begolli nga Httpool dhe Gentian Lluka nga Telegrafi, duke prezantuar sukseset e këtyre kompanive dhe mënyrat e kampanjat e reklamimit online, shumë moderne dhe të përshtatshme që ofrojnë këto kompani.
Më pas fjalën e kishte Alban Kastrati, udhëheqës i marrëdhënieve me publikun dhe marketingut në kompaninë IPKO. Ai u përqendrua më shumë në PR si dhe format e menaxhimit të llogarive në rrjetet sociale të kompanive. Disa statistika, trende dhe mënyra shumë interesante të rrjeteve sociale në Kosovë dhe botë, si dhe forma se si duhet që një kompani të komunikojë me konsumatorët në këto rrjete, ishin pjesa kryesore dhe më e bukur e pjesës së Albanit.
Kur mbaroi pjesa e Albanit, pasoi një pauzë për kafe, ku pjesëmarrësit e konferencës filluan të bashkëbisedojnë, të njoftohen, të diskutojnë temat e debatuara deri tani. Gjithçka po shkonte shumë mirë.
Pauza përfundoi. Radhën e kishte Bianca Vlaston nga Rumania, pjesë e ekipit të Httpool dhe HMedia. Edhe ajo foli për tematikën e ditës: si ta avanconi biznesin tuaj me trendet e fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile. Pjesë interesante ishte se në fillim të Konferencës, ajo e vendosi një lloj enigme, ku e dha vetëm shkronjën e parë I të një fjale (I _ _ _ _ _ _ _ _ _ _), dhe premtoi se kushdo që e gjen këtë enigmë, deri sa ajo të mbaronte fjalimin (sigurisht se do ta tregonte enigmën), do t’ia qeraste një darkë! Pra, të mendonim se cila do të ishte gjëja kryesore për tematikën që do të fliste ajo. Imagjinoni sa shumë u munduan!
Ajo foli kryesisht se si të përshtatemi me konsumatorët dhe tregoi statistika shumë interesante të rritjes së trendit të përdorimit të mobilit dhe rrjeteve sociale.
Pasi përfundoi edhe Bianca, erdhi koha për pauzën e drekës, ku të pranishmit u shërbyen me ushqimin e mrekullueshëm të kuzhinës së Emeraldit.
Me të mbaruar koha e drekës, koha erdhi për pjesën që ndoshta shumica e kanë pritur, radhën për prezantim e kishte "Përfaqësuesi i googles për Adriatik" – Darko Dujic.
Darko e bëri një përmbledhje të gjithë asaj që flitej atë ditë: rritjen e internetit kundrejt televizionit dhe formave tjera, rritjen e përdorimit të telefonave mobil, foli përgjithësisht për Googlen, na tregoi disa statistika shumë interesante, disa ngjarje inspiruese të zhvillimit të disa kompanive/eventeve, na tregoi disa raste kur themeluesit e kompanive më të mëdha në fillimet e tyre nuk e besonin aspak se do të kishin suksesin që kanë dhe shumë e shumë gjëra tjera.
Në fund erdhi dhe koha e pyetjeve, por që shumica ishin jashtë temës, dhe madje kishte dhe pyetje shumë qesharake. Personalisht, do ta konsideroja si "të vetmen pjesë të keqe të ditës".
Pas mbarimit të konferencës, të gjithë pjesëmarrësit u certifikuan. Nuk na mbetet asgjë tjetër veçse t’i falënderojmë organizatorët dhe sponsorët për këtë eksperiencë të mrekullueshme dhe të shpresojmë se ky do të jetë vetëm fillimi.
Ata që nuk ishin në konferencë, kanë humbur shumë. Për të u informuar më detajisht për konferencën, vizitoni faqen zyrtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë