LAJMI I FUNDIT:

Dieta pa mëngjes, më shumë kalori

Dieta pa mëngjes, më shumë kalori

Personat që përpiqen të bien nga pesha nuk hanë mëngjes, por kështu ata krijojnë një efekt të kundërt në organizëm. Shmangia e mëngjesit nuk është mënyrë e efektshme për të rënë nga pesha, sepse truri dhe trupi nxiten më shumë për të marrë e kaloritë e humbura.

Personat që përpiqen të bien nga pesha shpesh nuk hanë mëngjes, por një studim i ri tregon se duke vepruar kështu, ata krijojnë një efekt të kundërt në organizëm. Gjatë një takimi të shoqatës mbi Endokrinën në Washington, një grup shkencëtarësh nga Kolegji Mbretëror i Londrës paraqitën rezultatet e një studimi ku thuhet se kur njeriu nuk ha mëngjes truri i tij favorizon më shumë ushqimet me nivele të larta yndyrash dhe dhjamë.

Studimi është një paralajmërim për ata që mbajnë dietë. Në studim theksohet se duke shmangur mëngjesin, njerëzit bëjnë që truri të krijojë preferencë për ushqime me kalori të larta, dhe e kundërta ndodh kur njerëzit hanë mëngjes.

Studime të mëparshme ka kohë që kanë treguar se personat që nuk hanë mëngjes, për ta kompensuar këtë marrin më shumë kalori gjatë ditës. Tani shkencëtarët besojnë se e dinë arsyen përse ndodh kjo.


Një grup ekspertësh në Britani, mori në shqyrtim 20 persona të shëndetshëm e me peshë normale dhe i ndau në dy grupe. Prestarët e njërit grup hanin mëngjes, ndërsa atë të grupit tjetër, jo. Në të dyja rastet, këta persona iu nënshtruan skanimit të trurit, ndërsa përpara u viheshin pamje e fotografi ushqimesh me kalori të ulëta si mish pule, peshk ose perime, ndërkohë që në fotografi të tjera tregoheshin pamje ushqimesh me kalori të lartë si çokollata, pica dhe ëmbëlsira. Kjo ndodhte ndërsa truri i secilit skanohej.

Rezultatet zbuluan se zonat e trurit të quajtura Qendra Shpërblyese reaguan më shumë ndaj ushqimeve me kalori të lartë tek personat që kishin shmangur mëngjesin. Këta persona gjithashtu ndeheshin më tundues ndaj këtyre ushqimeve.

Ekspertët arritën në përfundimin se shmangja e mëngjesit nuk është mënyrë e efektshme për të rënë nga pesha, sepse truri dhe trupi nxiten më shumë për të marrë e kaloritë e humbura. /VoA/

Në trend Stil

Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

Këshilla Lifestyle
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Virgjëreshës do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Virgjëreshës do të pendohej nëse do të ndahej

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

A e dini se...
Kalo në kategori