Nëse pajtohemi me faktin se misioni i teatrit është që “konsumuesin” e vet, publikun, ta mësojë apo së paku t’ia trasojë rrugën, se nga duhet ecur në kohë dhe hapësirë, se cila është e mira dhe cila është e dëmshmja për njeriun, nga çka fitohet dhe nga çka humbet autoriteti, e kjo sidomos vlen për ata të cilëve u është dhënë shansi të dëshmohen para qytetarëve apo opinionit të gjerë se posedojnë vlera dhe se e kanë besimin e plotë për të luajtur në jetë edhe rolin e të parit – sovranit. Por, kur në fund bindesh se jo që nuk i kanë mësuar leksionet nga “porositë e aktorëve nga skena”, por i kanë keqinterpretuar, atëherë medoemos se të tillët duhet ndëshkuar.
Në këtë drejtim Teatri shqiptar në produksionin e vet përfshirë sidomos periudhën kohore 1980-2000 i ka servuar artdashësve – publikut projekte të tilla prej të cilëve, publiku dhe shoqëria në përgjithësi, medoemos është dashur të nxjerr mësime të duhura dhe të nevojshme.
Numri i shfaqjeve me mësime të tilla është i madh, unë do i përmendi vetëm disa si:
“Shi në Uertemonto” nga Resul Shabani, i cili observimin e vet dramaturgjik e vendos në Kili, në kohën e rënies së Fronit të ujësuar kombëtar të Alendës, me aspirata të universalizmit të fatit të një rendi demokratik, i cili brenda përbrenda determinohet që të lundrojë rrugës për në Ambis. Personat e ndjekur nga Hunta ushtarake, secila me fatin ose thënë më mirë me fatkeqësinë e vet, dërgohen në “Uertemonto”, stacionar, ku përqendrohen të gjitha shpresat për shpëtim nga torturat e përbindëshit militarist. Mirëpo, në këtë, thënë kushtimisht, lokalitet shprese, ata gjejnë ferrin e vërtetë. “Uertemonto” e demaskon hipokrizinë, idealet e humbura, i “zhveshë” personazhet të cilët me moralin e tyre të dyfishtë i çelin shteg juntës dhe antidemokracisë.
“Bohçja” nga Edward Bond. Vangu rrëfen ndodhinë më të llahtarshme për fshatarin i cili tërë jetën e vet e kishte mbajtur mbretin në shpinë, duke mos i shkuar në mend se mbreti moti kishte vdekur… po jetojmë kohë të ndryshimeve të mëdha. Është lehtë të zbulosh bishat, siç është lehtë të gjenden heronjtë. Të gjykosh drejt, të zgjedhësh midis mirësisë e ligësisë – kjo është gjithë ajo që nevojitet për të qenë njeri.
“Dielli po perëndon” nga Michel de Ghelderode, është dramë e fuqishme e cila flet për anatominë e sundimit dhe për sundimin e Karlit V të dinastisë së Hasburgëve, i cili në një moment kupton se nuk është i gjithëfuqishëm dhe se edhe atij i perëndon Dielli.
Në fakt dielli perëndon edhe për ata të cilët mendojnë se janë të paracaktuar vetëm për ngritje, ndërsa rënia është ajo që u ndodh të tjerëve… edhe sunduesit e tillë vijnë në situatë të ballafaqohen me rënien personale, me pafuqinë e tyre, me faktin se edhe për ta dielli perëndon. Në demokraci secili është i lirë të kandidojë, e madje edhe të bëhet pushtetar, krye qeveritar, president a diçka tjetër. Por s’duhet të shpërdorojë pushtetin, kompetencën, të drejtën. Ai duhet të qeverisë me ndershmëri dhe duhet të luftojë që të mbetet njeri deri në fund, ndryshe përfundimi është i keq, sepse s’ka sundim pa një mbarim, s’ka diell që nuk perëndon… gjithmonë dhe gjithkujt, pa dallim të madhësisë së iluzionit vetjak Dielli i perëndon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

E kaluara traumatike e JD-së nuk e shpjegon bulizmin e tij ndaj Ukrainës!

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës