Dialogu është interes i Kosovës, por këtë nuk po e kupton as opozita e as qeveria
Stefanoviqi në Prishtinë nuk erdhi as me dëshirën e vet e as me dëshirën e Qeverisë së Serbisë. Ai erdhi ngase u detyrua nga miqtë e Kosovës.
Imagjinoni sikur ta vizitonte Beogradin një zyrtar i Kosovës dhe aty të përgjakej policia serbe me demonstruesit serbë. Çka do të thoshin shqiptarët në Kosovë? Do të thoshin: “ah ua kajtëm nanën shkive”.
Lexues të nderuar, vallë a nuk e kanë thënë serbët të njëjtën gjë për përgjakjen në Prishtinë mes Policisë së Kosovës dhe aktivistëve të Vetëvendosjes ditën kur Stefanoviqi vizitoi Prishtinën?
Ky nuk ka qenë qëllimi i vizitës së Stefanoviqit në Prishtinë. Ai madje nuk erdhi në Prishtinë as me dëshirën e vet e as me dëshirën e Qeverisë së Serbisë. Stefanoviqi erdhi në Prishtinë ngase u detyrua nga miqtë e Kosovës ta bënte këtë. Po të mos ishte presioni i miqve të Kosovës (Washingtonit e Brukselit) Beogradi nuk do të bisedonte fare me Prishtinën. Përse të bisedonte?
Serbia është e pranishme në Kosovë për aq sa ajo ka nevojë të jetë
Serbia është e pranishme në Kosovë për aq sa ajo ka nevojë të jetë. Serbia dominon tregun e Kosovës dhe gjithë politika e Serbisë karshi Kosovës konsiston në ruajtjen e këtij dominimi. Kosova nuk mund t’i vendosë barriera ekonomike Serbisë pasi nuk i kontrollon pikat kufitare 1 dhe 31. Fitimin e telefonisë fikse në Kosovë e merr Serbia pasi që Kosova e shfrytëzon akoma kodin e Serbisë në mungesë të kodit të vetë. Kështu pra, sikur tw mos ishte interesi i Serbisë për të hyrë në BE dhe presioni i Washingtonit dhe Brukselit mbi Beogradin, as që do të kishte dialog.
Dialogu është interes ekskluziv i Kosovës. Këtë Kosova nuk e ka fituar vet, por këtë mundësi ia kanë dhënë miqtë e saj ndaj të cilëve Kosova duhet të jetë mirënjohëse.
Beogradi është nën presionin e miqve të Kosovës
Kosova i ka dy rrugë për të zgjidhur problemet e saj me Serbinë: ose të lëshoj pe ose ta detyrojë Beogradin të lëshoj pe. Që ta bëjë Beogradin të lëshoj pe duhet të bëjë presion mbi të. Dhe këtë mund ta bëjë në dy mënyra. E para është të dërgojë avionët e vet ta bombardojë Beogradin derisa ushtria e Serbisë të ngrejë flamurin e bardhë dhe Qeveria e Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës. Por Kosova nuk ka as avionë që do ta bombardonin Beogradin e as terroristë që do ta terrorizonin atë deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe mirë që nuk i ka, sepse të gjithë pajtohemi se terrorizmi nuk e avancoi asnjë çështje kombëtare në asnjë cep të globit: as në Spanjë, as në Irlandë e as në vendet islamike. Atëherë e vetmja rrugë mbetet që përmes presionit të miqve tanë ta ulim Beogradin në tryezën e dialogut.
Qeveria nuk e sheh dialogun si një mundësi për t’i sjellë dobi Kosovës, por si një mundësi për të mbajtur pushtetin
Fatmirësisht, miqtë tanë këtë po e bëjnë edhe pa ua thënë ne. Për më tepër, klasa politike e Kosovës nuk është e vetëdijshme për këtë. Opozita e kundërshton dialogun duke e paragjykuar se Kosova asgjë nuk mund të arrijë përmes tij. As qeveria nuk di se çfarë dëshiron të arrijë përmes dialogut me Beogradin, por e pranon dialogun vetëm si një mundësi që të ketë në krah amerikanët, e me këtë edhe pushtetin. Pra Qeveria nuk e sheh dialogun si një mundësi për t’i sjellë dobi Kosovës, por si një mundësi për të mbajtur pushtetin.
Edita Tahiri po ofendon Christopher Dellin
Gafa nr.1. Edita Tahiri deklaroi se është detyruar ta takojë Stefanoviqin pas presionit të miqve tanë. Kjo deklaratë e saj dëshmon se ajo as që e kupton qëllimin e dialogut e aq më pak misionin e saj. Për më tepër ajo i bënë reklamë të keqe ambasadorit Christopher Dell, sepse na del konkluzioni se çfarë miku na qenkësh ai që na detyron në gjëra të pakëndshme?!.
Hajredin Kuçi e përmirësoi gafën e Editës
Gafa nr.2. Edita Tahiri deklaroi se nuk do ta vizitojë Beogradin përderisa Beogradi të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo gafë e Editës, shyqyr Zotit, u përmirësua nga kolegu i saj Hajredin Kuçi, i cili menjëherë më pas deklaroi se “do të shkojë në Beograd kur e do interesi i shtetit të Kosovës”.
Në fakt, për vizitën e Stefanoviqit është dashur të kërkohet data kur kryenegociatorja e Kosovës do ta vizitonte Beogradin me të njëjtin protokoll. Kur debatohej në mesin e faktorëve relevantë ndërkombëtarë se kush do të mund të ishte kyenegociator i Kosovës, dominonte mendimi se sikur të jetë femër do të gëlltitet me lehtë vizita e saj në Beograd.
Tani Edita vënë kusht njohjen e pavarësisë së Kosovës për të shkuar në Beograd!
Çka nuk kupton këtu Edita? Nuk e kupton se qëndrimi i shoqërisë serbe karshi Kosovës është fluid ashtu siç është fluid qëndrimi i çdo shoqërie tjetër në botë karshi çështjeve të ndryshme. Ky qëndrim mund të ndryshojë, dhe Perëndimi po shpenzon miliarda euro që ky ndryshim të ndodhë në kahun e dëshiruar. Edita si dhe klasa politike e Kosovës si edhe e shumica e shoqërisë kosovare nuk po e kupton se Kosova mund të jetë partnere e rëndësishme në përkrahjen e projektit të Perëndimit për evropianizimin e Serbisë. Kosova me veprimet e veta mund ta përshpejtojë procesin që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Presidenca e Kosovës në aut
Gafa nr.3. Këshilltari i presidentes së Kosovës, Ilir Deda deklaroi se “Vizita e Stefanoviqit ishte e hershme”. Kjo deklaratë tregon se as Iliri nuk e kupton procesin nëpër të cilin po kalon Ballkani. Nuk mund të jetë e hershme diçka që është në dobinë tënde. Kjo është sikur tjetri të vijë tek dera të të dhurojë 1 milionë euro e ti t’i thuash “ngadalë se herët është kjo për mua, jam në gjumë, unë zgjohem më vonë”.
Retushimi i fotove me flamujt kombëtarë të Kosovës dhe Serbisë
Gafa nr.4. Më e rënda. Gjithë insistimi i aleatëve tanë për të sjellë Stefanoviqin në Prishtinë kishte qëllimin që një zyrtar i Prishtinës dhe një i Beogradit të fotografoheshin pran flamujve të Kosovës e të Serbisë së bashku. Qëllimi ishte të ambientohet publiku në Serbi me flamurin kombëtar të Kosovës. Po çfarë ndodhi? Fotografitë u retushuan duke u hequr flamuri serb nga fotografia e takimit. Kjo edhe është gafa më e madhe e Qeverisë së Kosovës.
Nga po ecën kombi?
Një aktivist i opozitës, që pati rastin ta lexojë këtë shkrim para se unë ta përfundoj, mu lut që të mos e botoja: “Pse po ua tregon gafat, lëri le të vazhdojnë të gabojnë se ndoshta me këto gafa i bëjnë nervozë amerikanët e na i heqin nga pushteti”. Kjo edhe mund të ndodhë po puna është se çmimin e këtyre gafave nuk po e paguajnë autorët e tyre, por Kosova. Puna e intelektualëve është ta tregojnë rrugën e duhur kurse puna e qeverisë dhe opozitës është të garojnë se kush do t’i prijë kombit dhe nëpër çfarë rruge do ta çojë atë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje